Autor: Mario Stefanov | Geopolitika News, Zagreb
Përkthyer dhe përshtatur: Prof.Dr.Gazmend PULA
Deri në momentin e sulmit ushtarak rus në Ukrainë, Bashkimi Europian, parë nga jashtë, jepte përshtypjen e njëfarë perandorie në ngritje e sipër e cila po zgjerohej, teritorialisht, si dhe nga pikëpamja e ndikimit ekonomiko-politik dhe ushtarak, dhe e cila po ndërtonte një strukturë të brendshme kierarkike efektive dhe koherente. Por, menjëherë pasi bombat e para shpërthyen në Ukrainë, menjëherë u bë e qartë se Bashkimi Europian nuk ka, as edhe pak, fuqi të pavarur.
Që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, Bashkimi Europian, i cili deri atëherë vetë-lavdërohej për avansimin e tij në një fuqi globale, jo vetëm që nuk arriti në pozicion fuqie që ka ndonjë rëndësi botërore, por, gjatë muajve të kaluar madje u redukua në një fuqi /europiane/ të rangut të dytë.
ShBA-të dhe Britania e Madhe morën në duart e tyre drejtimin e çështjeve kontinentale europiane. Ky është një fakt i pamohueshëm, ndërsa vetë-lavdërimet boshe të elitës politike europiane, se gjoja vendimet kyçe në lidhje me krizën ukrainase dhe gjendjen në Europë merren mbi baza të barabarta me Uashingtonin dhe Londrën aleate, thjesht nuk i përgjigjen realitetit dhe cilido që i ka sytë në ballë e sheh qartë një gjë të tillë. Brukseli dhe kryeqytetet e Bashkimit Europian vendosin vetëm për aspektet teknike të realizimit të asaj që më përpara kanë vendosur amerikanët dhe britanikët. Bashkimi Europian është asfiksuar dhe fikur nga pikëpamja gjeopolitike.
Deri në momentin e sulmit ushtarak rus në Ukrainë, Bashkimi Europian, parë nga jashtë, jepte përshtypjen e njëfarë perandorie në ngritje e sipër e cila zgjerohej teritorialisht dhe nga pikëpamja e ndikimit dhe e cila ndërtonte një strukturë të brendshme kierarkike.
Jugosllavia e Kobshme
Tani, pas 24 shkurtit 2022 dhe bombave të para të hedhura mbi Ukrainë, është e qartë si drita e diellit se Bashkimi Europian nuk ka fuqi të pavarur dhe se është zhvilluar dhe vazhdon të zhvillohet në parime perandorake, por ama në përbërje të perandorisë më të madhe anglo-amerikane. Bashkimi Europian në këtë moment po shfaqet si ndërmjetës i perandorisë së ShBA-ve dhe Britanisë së Madhe, si njëfarë nënperandorie e botës së madhe perandorake të Uashingtonit dhe e Londrës.
Dikur, gjatë kohës së Luftës së Ftohtë vendet demokratike dhe të zhvilluara të Europës Perëndimore përbënin njëfarë vitrine të Perëndimit dhe shembull të shteteve të suksesshme. Pastaj u detyruan dhe u shtynë në Bashkimin Europian, zgjerimi i të cilit i tërhoqi si vorbull në zona krize të botës dhe luftëra të perandorive të dështuara, siç ishte ajo sovjetike dhe mini-perandoria rajonale siç ishte Jugosllavia, tanimë që të dyat të shpërbëra. Pikërisht në rastin e ish-Jugosllavisë, Bashkimi Europian shfaqi pafuqinë dhe impotencën e tij, që gjithësesi u mbulua dhe u kamuflua nga shefat e saj – ShBA-të dhe Britania e Madhe. Pas kësaj eksperience të keqe dhe shpëtimit anglo-amerikan të situatës, u duk se Bashkimi Europian në të ardhmen gjithsesi do të vepronte më me kujdes dhe me një përqëndrim dhe efektivitet më të madh të fuqisë së tij.
Gjatë dhjetëvjeçarëve të kaluar madje dukej se Bashkimi Europian po zhvillohej si perandori europiane e pavarur. Por konstruksionet perandorake ruse të cilët në tërsëllimën e fundit nisen invazionin e pasuksesshëm në Ukrainë, treguan haptazi se Bashkimi Europian megjithatë nuk është fuqi e pavarur, dhe as në rritje e sipër. Por, vetëm një surrogat kvazi-perandori kukull dhe vazal ordineri Perandorisë Anglo-Amerikane. Me zgjerimin e tij në Lindje, Bashkimi Europian u ngatërrua në luftrat e hapësirës post-sovjetike dhe u përball me diçka për të cka nuk ishte dhe nuk është i zoti të ketë sukses dhe t’ia dalë mbanë, por, vetëm dhe të figurojë si ‘interpretues’ dhe ‘punë-kryerës’ i politikës amerikane dhe britanike.
Me përpjekjen për zgjerimin e ndikimit evropian në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme, në kontekstin e strategjisë së madhe amerikane të ri-aranzhimit dhe ‘ri-rregullimit’ të këtij rajoni sipas interesave anglo-amerikane përkatësisht të krijimit të një “Lindje të Mesme të re”, Bashkimi Europian mori vetëm thërmiat që mbetën në tavolinë pas ndërhyrjeve amerikane dhe britanike përmes të luftërave të tyre në Lindjen e Mesme. Arriti të pëërfitojë disa pjesë të burimeve energjetike, mbi të gjitha në Libi, por shumicën e plaçkës e mori për vetë Uashingtoni.
Shtete të Dështuara
Krahas fitimeve minimale ekonomike dhe gjeopolitike Bashkimi Evropian pësoi dëmin e fundit politik dhe ekonomik nga dyndjet dhe shpërnguljet masive të emigrantëve nga këto luftëra në territoret europiane. Kësaj here, pas sulmit rus në Ukrainë, menjëherë që në fillim, Bashkimit Europian i iku gjithçka që kishte në dorë. Shfaqi jo vetëm pafuqinë e tij të formësimit aktiv të hapësirës gjeopolitike në të cilën u zhyt, por, inkasoi edhe humbje të mëdha politike dhe ekonomike. Lufta në Ukrainë pas invazionit rus u shëndrrua në një përqëndrim të cdo gjëje të keqe për Bashkimin Europian madje edhe nga luftërat e mëparshme në të cilat ishte e implikuar dhe e angazhuar gjërësisht. Kësaj here bëhet fjalë njëkohësisht edhe për puro paaftësinë e shprehur qartë, humbjet financiare serioze, valë të reja emigrantësh që po vërshonin Europen, humbjen masive të ndikimit jo vetëm në nivel global, por, madje edhe në territoret e saj europiane. Që gjërat të bëheshin akoma më keq, kësaj mund ti shtohet edhe kriza e theksuar dhe kështu e kushtësuar e mungesës së energjise dhe të ushqimeve, si dhe rënia serioze ekonomike. Kështu, efekti i rezultues i Bashkimit Europian doli te jetë përsëri një xero e madhe, me ‘xhufkë dekoruese’, ndërsa fitimet gjeopolitike dhe ekonomike, kjo është tashmë evidente, do ti kenë vetem ShBA-të dhe eventualisht Britania e Madhe.
Shtetet demokratike të Europës Perëndimore dhe Qendrore, dikur shtetet më të suksesshme të botës, pas tërheqjes në Bashkimin Europian dhe zgjerimin e tij shumëvjeçar pothuaj perandorak, në këtë moment duken si të stërkequra dhe kalbura, pothuajse si shtete të dështuara. Nëpërmjet veprimeve ofanizve të fuqive aleate ShBA-ve dhe Britanisë së Madhe, e cila pas Brexit-it kurrsesi nuk e la mënjanë tentim-ndikimin dhe ndërhyrjen në zhvillimet e saj në territoret europiane, vecanerisht ndikimin në Bashkimin Europian, ato, dmth shtetet e BE-se, janë shëndërruar në shtete me probleme të mëdha dhe serioze. Gjithsesi, shtetet më të forta të BE-së, mbi të gjithë Gjermania dhe Franca, do te duhet ti tejkalojnë secili për veten problemet vetanake të krijuara në të cilat u gjendën perkatesisht u zhyten. Por, në konceptin e Bashkimit Europian dhe në strukturën e tij, pavarësisht nga kjo, gjithësesi do të mbetet edhe një plagë e shëmtuar e mossuksesit të rëndë ekonomik dhe gjeopolitik.
Bashkimi Europian, në të gjitha luftërat në të cilat është implikuar dhe angazhuar e përzier gjërësisht, mbi të gjitha në ato në gërmadhat e perandorisë sovjetike të cilat ende vazhdojnë më gjithë ashpërsinë e tyre, pësoi padyshim dëme të rënda ekonomike dhe gjeopolitike.
Dështimi gjeopolitik
Përveç kësaj, zgjerimi i Bashkimit Europian, i cili në strukturën e tij përfshiu edhe ish shtete të bllokut sovjetik, coi në krijimin e fuqive të reja brenda Bashkimit Europian. Por, ato shtete, me vitalitetin e tye, si politik ashtu edhe ekonomik, si dhe me mbajtjen e marrëdhënieve të veçanta me ShBA-të dhe Britaninë e Madhe, gradualisht po bëhen deri dikund ‘zotërinjët’ e rinjë të Europës. Polonia, me marëdhëniet e ngushta dhe të dëgjueshme me Amerikën, është venë në mënyrë evidente në krye të politikës europiane dhe një prej anëtareve më me ndikim të BE-së.
Marrëdhëniet e saj të veçanta me Uashingtonin dhe Londrën, njëkohësisht me fuqinë e Polonisë brenda BE-së, forcojnë edhe ndikimin anglo-amerikan mbi BE-në. Kur erërat e luftës të largohen nga Ukraina, kur me paratë amerikane dhe të BE-së ajo do të rindërtohet, dhe kur në kuadrin e strategjisë së BE-së për zgjerimin, Ukraina do të anëtarsohet në BE, ky shtet i madh me potencial të madh ekonomik do të bëhet një fuqi e re brenda Bashkimit Europian.
Pjesë të BRSS-së së dikurshme, bllokut komunist dhe Paktit të Varshavës, që në kohën e Luftës së Ftohtë kanë funksionuar në kuadrin e perandorisë sovjetike, në një të ardhme të afërt, pas zgjerimit të Bashkimit Europian dhe përfshirjes së tyre në strukturën e tij, praktikisht do të drejtojnë Europën dhe do të shtyjnë mënjanë fuqinë e Gjermanisë dhe Francës. Që Bashkimi Europian vërtetë planifikon, në mënyrë dhe qasje gati vetëvrasëse, zgjerimin në territorin e perandorisë sovjektike të dikurshme, dëshmon edhe fjalimi i kancelarit gjerman Olaf Scholtz, i cili në takimin e socialdemokratëve europian bëri thirrje të hapur për zgjerimin e BE-së në drejtim të Lindjes në sëpaku dhjetë shtete. Sepse, sipas supozimeve të tij, Bashkimi Europian kështu do të jetë më i fortë dhe do të ketë shumë më shumë ndikim.
“Bashkimi Europian me 27, 30 apo 36 shtete, i cili atëherë do të ketë 500 milionë qytetarë të lirë dhe me të drejta të barabarta, do të ketë peshë dukshëm më të madhe se sa ka sot”, tha Sholci në kongresin e Partisë së socialistëve europianë, që u mbajtë në Berlin në mesin e muajit tetor 2024. Kështu, Scholtz-i tërë seriozitet deklaroi se: “Jam idhëtar i zgjerimit të Bashkimit Europian. Procesi në të cilin Unioni do të vazhdojë të zgjerohet drejt Lindjes është një situatë në të cilën të gjithë ne do të fitojmë”.
Zgjerimi i Unionit
Por, duke gjykuar nga eksperiencat e deritanishme të involvimit dhe angazhimit në vend-zierjet e ndryshme të krizëave botërore, të inicuara dhe udhëhequra nga Amerika, përfshirë këtu edhe kasaphanën e Lindjes së Mesme dhe luftërat mes ish-shteteve të BRSS-së në territorin post-sovjetik, e vetmja gjë që do të fitojë BE-ja do të jetë involvimi dhe përplitja e re e saj dmth e Bashkimit Europian dhe shteteve të saj anëtare në luftëra të reja që po zhvillohen ose do të zhvillohen në gërmadhat e perandorisë së shkatërruar sovjetike dhe në territoret në shpërbërje e sipër. Dhe të cilat janë tërësisht të paparashikueshme në suazat e perandorisë ruse tanimë në formën e tanishme të Federatës Ruse. Pavarësisht që përpjekjet e pasuksesshme të saj, mes tjerash edhe me agresionin krejtësisht të pasuksesshëm ushtarak në Ukrainë, vënë në pikëpyetje vetë ekzistencën e Federatës Ruse.
Përzierja e Bashkimit Europian në luftërat për përfitimin nga një ndarje e re trashëgiminë ish-sovjetike, i hap dyert për ndikim dhe përfitim më të madh nga këto kriza luftarake jo të parrezikshme edhe anëtarëve tjerë të Bashkimit Europian. Rusia, duke humbur luftën në Ukrainë, praktikisht do të zhytet në baltën e gjallë të shkatërrimit të saj.
Nëse Rusia nuk i ndërpret humbjet e saj në planin ushtarak dhe politik, dhe më tej edhe në atë ekonomik që vjen më pas, madje edhe shpërbërja e Federatës Ruse nuk është proces i pamundur. Por, në një rast të tillë, Europën do të mbulojë një valë kaosi që ndodh rregullisht pas rënies së çdo perandorie. Zgjerimi nëpër territore përreth Federatës Ruse dhe përpjekja për përfshirjen e shteteve të Kaukazit dhe të Azisë Qendrore, ish-pjesë të BRSS-së, në strukturën e BE-së, do të përforconte seriozisht këtë rrezik dhe Bashkimi Europian do të gjendej përsëri në një kaos lufte dhe në zhvillime të zgjerimit të saj të paparashikueshëm.
Kështu, në planin e politikës së jashtme, tanimë gjithçka kundërmon dhe përkujton në rrethanat e vitit të largët 1914 dmth të fillimit të Luftës së Parë Botërore, para përplasjes së super-fuqive evropiane të kohës përkatësisht të perandorive të atëhershme të mëdha në territoret europiane, aziatike dhe afrikane. Ndërsa në planin e brendshëm politik dhe ekonomik gjithçka të përkujton në periudhën mes të dy Luftërave Botërore. Europa ndodhet para një tragjedie të re për të cilën janë përgjegjës dhe meritorë pikërisht politikanë të saj të këtillë mediokër dhe të padobishëm, sikurse janë dështimet e tyre tanimë të pakontestueshme dhe të dëshmuara politike – përkatësisht Presidentja e Komisionit Europian Ursula van der Leyen apo krye-anti-diplomati tragjikomik evropian Joseph Borell.
Iluzionet dhe lajthitjet politike
Për fatin e keq të Europës dhe qytetarëve të saj, as ata dhe as Europa nuk kanë më ndonjë rrugëdalje më të favorshme nga kjo vorbull në të cilin janë zhytyr. Ndërkaq që popujt europianë munden vetëm të fajësojnë, madje duke tentuar të fitojnë kohë dhe duke vazhduar të gënjejnë vetveten për lajthitjet dhe iluzionet serioze politike të tyre, si dhe për gabimet trashanike të tyre të bëra në mënyrë infantile dhe të pamenduar mire, si në kohën e komunizmit, armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm, ndër të cilët i pari edhe më tej vazhdon të mbetet propaganda ruse.
Rëndom, dhe si gjithmonë, fajtor për ta dmth për Evropën mbetet dikush tjetër, ndërkaq që gjoja forcat e errëta gjithmonë kërcënojnë Europën fisnike dhe të pafajshme që është perndryshe gjithnjë vetëm me shkëlqim dashamires. Po atë Europë që polli ideologjinë e komunizmit, fashizmit, nacional-socializmit dhe shumë fatkeqësira të tjera që kanë shkaktuar historikisht dhe për të cilat është më mirë të mos hyhet më tej në atë të kaluar të tyre të errët dhe të hidhur. Në këtë kontekst gjithsesi është vështirë të harrohet trashëgimia e përgjakshme e Luftës Tridhjetëvjeçare evropiane të shekullit 17, si dhe epoka e kolonializmit të egër europian, që edhe sot e kësaj dite mbahet e gjallë dhe vazhdon të zbatohet me këmbëngulje me modalitete të ndryshme të eksploatimit, ndonëse më të rafinar dhe më të kamufluar.
Për fat të keq, është e vështirë që e njajta të mos përsëritet nëse duam të bëjmë një përshkrimin real të gjendjes – e njejta situatë si para Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. E tëra e krijuar dhe kushtëzuar në territoret europiane – duke e parë armikun e madh në Lindje, dhe duke shkaktuar kriza politike dhe ekonomike brenda Europës, që rezultoi me klasë të mesme të shkatërruar dhe klasë punëtore të shkelur me këmbë dhe të dërmuar. Krahas kësaj e tëra rezultoi edhe me krizë të rëndë të sistemit të qeverive dhe pushteteve aktuale në Evropë. Dhe pikërisht ngjajshëm me atë që duket se po prevalon edhe tani brenda shteteve më të fuqishme europiane dhe krijesës së tyre parashtetërore dhe mbinacionale, të quajtur Bashkim Europian.
Njëkohësisht Britania e Madhe dhe ShBA-të, pasi që e morrën Europën në duart dhe kontrollin e tyre gjatë dhe pas Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, atë si dhe Bashkimin Europian rezultues, gjithnjë e më haptazi po e trajtojnë si bisht-zgjatim dhe aneks-objekt të politikës së tyre dhe si nën-perandorinë e tyre tanimë të shtruar njëherë e mirë. Sidomos tani kur morën në dorë edhe politikën europiane pas invazionit rus në Ukrainë. Qendra e hapësirës euro-aziatike shpërtheu përsëri në një mënyrë fare morbide, të rrezikshme dhe vetëm pjesërisht të modifikuar si në vitin e largët 1914 të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, apo të fundit të viteve 30 të shekullit të kaluar në vigjile të Luftës së Dytë Botërore. Thënë thjesht, pa një Europë të tille, duket se nuk mund të ketë luftëra botërore.
Duhet shtuar këtu se duket se asnjëherë konflikti i ShBA-ve me Iranin, Rusinë apo Kinën nuk mund të krijojë bazë për shpërthimin e një konflikti luftarak global, sa mund ta bëjnë këtë vatrat e krizës në Europë. Ka ardhur koha që elitat udhëheqëse europiane – politike, ekonomike dhe financiare, më në fund ti shpjegojnë opinionit publik të tyre se Europën, se lajthitjet e tyre të rënda dhe deluzioni i integrimeve dhe zgjërimeve të BE-se, si dhe politikat egoiste të shteteve europiane më të fuqishme, e kanë shëndrruar kontinentin evropian në vatër të rrezikshme të krizës botërore.
Vatër krize
Përceptimi se konflikti i ri botërorë do të mund të fillonte me luftë bërthamore ose me ndonjë shpallje luftë gjithëpërfshirëse të super-fuqive globale përkatësisht nëpërmjet përplasjes direkte luftarake mes tyre, është plotësisht i gabuar. Për çudi një kuptim i tillë i mundësisë së përplasjes globale propagohet si i mundshem dhe mbahet në qarkullim në opinionin publik ndoshta vetëm në sajë të mediave masive të komunikimit global që dominojnë informimin e botës dhe informatat mediale. Ndërkaq që politikat e elitave udhëheqëse globale ndërkombëtare propagojnë dhe kultivojnë për vehten e dhe politikat e tyre një lloj imazhi të virgjër dhe paqebërës e dashamirës dhe mirëbërës të Bashkimin Europian, si dhe te proceseve integruese europiane që ato pretendojnë të udhëheqin.
Në realitet po këto procese e kanë ndarë dhe përcarë aq shumë Europën, saqë ajo është buzë shpërthimit. Ndërkaq që çdo shkatërrim i rendit paqesor në Europë, pothuaj përherë dhe në mënyrë të paevitueshme, shpie në shkatërimin e rendit botërorë paqesorë. Kështu, Europa, dalë-ngadalë po zhytet në një konflikt të ri të madh lufte të rrezikshme, të përmasave të luftërave të mëdha botërore të shekullit 20. Dhe këtë përmes të shkaktimit të një konflikti hibrid dispersiv brenda vetë fuqive që e udhëheqin atë. Dhe që shpeshherë, në forma dhe mënyra të ndryshme, përhapet pastaj në tërë botën në të cilën përfshihen pothauj edhe të gjitha fuqitë tjera globale. Me synim dhe pasoja që përshkallëzimi në konflikt të madh dhe të shumë të rrezikshëm botërorë të rezultojë në rishpërndarjen e dominimit të pushteteve dhe të pasurive të botës në favor të tyre.
Vetëm Europa, si edhe shumë herë më parë në histori, ka potencialin e vërtetë të përshkallëzimit dhe transformimit të kësaj lufte tani për tani akoma të lokalizuar, relativisht të padukshme dhe mediatike, në një konflikt botërorë me përmasa potenciale katastrofike, dhe në atë kuptim edhe përmasa epike. Europa është dhe ka qënë gjithmonë, çfarëdo që ti mveshin vetes të tjerët, qendra kulturore, politike dhe ideologjike e botës. Tek ajo gjithmonë ka filluar gjithçka, e mira dhe e keqja, dhe ka përfunduar gjithçka, shpeshhere në mënyrë shume fatkeqe /siq ishin dy Luftërat e mëdha Botërore, v.p./.
Ishte Europa ajo që solli botën në dy luftëra botërore
Europa është atdheu i të gjithë ideve të mëdha që ndryshuan botën, që u determinuan përmes të luftërave të mëdha dhe shkatërrimtare, si dhe e gjithë ideologjive që shkundën dhe tundën Europën dhe botën në njëqind vitet e fundit – që nga komunizmi, fashizmi, nacional-socializm, etj.. Evropa ishte shkaktarja dhe fuqia më e madhe lëvizëse e të gjitha ngjarjeve kataklizmiko-katastrofike të shekullit 20. Në këtë kontekst, duhet shtuar se nuk ishin aq të rëndësishme se çfarë ndikimesh negative dhe forcash luftënxitëse kanë ardhur nga pjesa tjetër e botës e që kanë kushtëzuar dhe shkaktuar pastaj ndryshime tektonike politike, kulturologjike dhe paradigma dhe pasoja e viktima të konfrotimeve ushtarake me përmasa dhe efekte globale. Vështirë është të evitohet konstatimi se Azia, Afrika dhe kontinenti amerikan në shekullin e kaluar nuk prodhuan asnjë ideologji të re lëvizesë që do të mund të ndryshonte botën. Këtë e bëri Europa, e vetmja që e ka këtë aftësi, pavarësisht qoftë ky mallkim apo lavdi e saj.
Europa, për fat të keq duket se po përjeton atë që quhet “Cikli i mallkuar i sfidave të pafundme” të saj. Ajo është përsëri në rrugën e saj drejtë luftës, njëlloj si para konflikteve të shekullit 20. Kësaj here si perandori në lindje e sipër, por, nën kontrollin e plotë dhe rigoroz të perandorisë anglo-amerikane. Si dhe në luftën e madhe me perandorinë ruse nëpërmjet konceptiti të krijuar gjatë epokës së Putinit – që po ri-ngritet nga gërmadhat e perandorisë sovjetike të shkatërruar. Duket qartazi se Europa përkatësisht Bashkimi Europian të jetë duke përjetuar mallkimin e saj të madh historik që nuk mund të evitojë përfshirje në luftën e madhe dhe të rrezikshme. Konrad Adenaueri i madh, kancelari i parë gjerman i pasluftës dhe themeluesi i CDU-së, ka thënë se historia, sikurse e njohim ne, është pikërisht shuma e gjithçkaje që me pak më shumë mencuri dhe pergjegjësi do të mund të evitohej.
Europa sillet njëlloj si personazhi i filmit “Cikli i mallkuar i sfidave të pafundme”
Të gjitha që thamë më lart përshkruajnë në mënyrë figurative atë që Europa dhe Bashkimi Europian duket se nuk mund ti ikin të kaluarës së tyre dhe nuk janë të aftë të përcaktojnë realisht të ardhmen e tyre. Si dhe se në këtë kuptim duket se po hyjnë përsëri në atë që më lartë e cilësuam si sindromi i “Ciklit të mallkuar të sfidave të të pafundme”.
Sepse, tërë historia europiane përputhet në mënyrë të përkryer me temën e filmit “Cikli i mallkuar i sfidave të pafundme” (“Groundhog Day”), ku reporteri televiziv cinik, fodull dhe egoist, zgjohet gjithmonë në të njejtën ditë dhe me qasje dhe ecuri plotësisht identike të ngjarjeve, gjë për të cilën konsideron se është i vetëdijshëm vetëm ai. Nga ky rreth vicioz ai arrin të dalë vetëm kur ndryshoi formatin e tij të sjelljes dhe iu përshtat në mënyrë aktive ngjarjeve /që Evropa ie BE-ja akoma, fatkeqësisht, nuk po arrin ta bëjë, v.p./.
Për fat të keq Europa duket se nuk është në gjendje ta bëjë këtë, përkundër përpjekjeve, dhe kete ngase instinkti i përsëritjes gjithmonë të të njëjtave formate e shpie përherë në rrethin vicioz të lakmisë së verbër, krijimit të perandorive europiane, luftërave, pushtimeve dhe zgjerimeve imperiale dhe kataklizmave katastrofike. Dhe e gjitha kjo, në saje dhe për shkak të elitave të saj politiko-ushtarake-ekonomike, dikur fisnike për nga prejardhja, e tani aristokraci laperoido-mashtruese dinake dhe populiste, në cka, fatkeqësisht, është shndërruar elita politike europiane. Qytetarët europianë e kuptojnë së tani janë të robëruar dhe zënë peng edhe këtë herë në ditën e pafundme që shumë lehtë do të mund ti detyrojë të marshojnë sërish në uniforma ushtarake drejt vatrave të reja të luftërave dhe konflikteve të mëdha europiane.