E ardhmja e BE-së do të varet shumë nga mënyra se si do t’ju përgjigjet sfidave të brendshme dhe të jashtme. Në këtë kuadër, dy republikat shqiptare tok — Shqipëria politike dhe Republika e Kosovës, duhet të fokusohen për mbijetesë në sistemin anarkik të marrëdhënieve ndërkombëtare. Për më tepër, ato duhet të kujdesen për interesat e Kombit, pozitën dhe reputacionin tonë në botë.
Nga Dr. Sadri RAMABAJA
Në seancën dëgjimore të rregullt, dje në Parlamentin Europian, para komisionit të Parlamentit Evropian për Punët e Jashtme dhe Industrinë, Kërkimin dhe Energjinë, komisioneri i BE-së për Mbrojtjen dhe Hapësirën, Andrius Kubilius, pohoi se Bashkimi Evropian po përballet me kërcënime të shumta ekzistenciale, duke rikujtuar si fakt luftën konvencionale, sulmet hibride dhe militarizimin e hapësirës, raporton Euronews.
Shih për këtë ai bëri thirrje për sigurimin e 10 miliardë eurove deri në vitin 2028 për të forcuar mbrojtjen evropiane. Ai theksoi gjithashtu se 700 miliardë euro nevojiteshin për zhvillimin e infrastrukturës dhe një mburojë të mbrojtjes ajrore të BE-së.[1]
Duke theksuar investimet e pamjaftueshme në sektorin e mbrojtjes dhe tregun e fragmentuar evropian për pajisjet ushtarake, ai paralajmëroi se rivalët strategjikë si Kina dhe Rusia po e kalojnë bllokun në shpenzimet e mbrojtjes. Në këtë kontekst, Kubilius u bëri thirrje ligjvënësve evropianë që të mbështesin përpjekjet për të krijuar një Union të vërtetë të Mbrojtjes Evropiane.
1. Tregu i përbashkët për armatim i BE-së
Tregu i përbashkët për armatim në Bashkimin Evropian është një iniciativë që synon të forcojë kapacitetet mbrojtëse të vendeve anëtare dhe të rrisë autonominë strategjike të BE-së. Në vitet e fundit, sidomos pas krizave të ndryshme gjeopolitike, BE-ja ka ndjekur politika të bashkëpunimit më të thellë në fushën e mbrojtjes, ku përfshihet një koordinim më i mirë i prodhimit, blerjes dhe përdorimit të armatimeve.
Tregu i përbashkët për armatim në Bashkimin Evropian është një iniciativë që synon të forcojë kapacitetet mbrojtëse të vendeve anëtare dhe të rrisë autonominë strategjike të BE-së. Në vitet e fundit, sidomos pas krizave të ndryshme gjeopolitike, BE-ja ka ndjekur politika të bashkëpunimit më të thellë në fushën e mbrojtjes, ku përfshihet një koordinim më i mirë i prodhimit, blerjes dhe përdorimit të armatimeve. Bashkimi i burimeve dhe harmonizimi i standardeve teknike për armë dhe pajisje ushtarake mund të ulë kostot për vendet anëtare dhe të eliminojë dublimin e përpjekjeve.
Objektivi është të krijohet një sektor më konkurrues dhe më i pavarur i prodhimit të armëve dhe teknologjisë ushtarake, duke ulur varësinë nga SHBA-ja dhe furnizues të tjerë jashtë BE-së.[2]
Më 29 korrik, RAND Corporation, një institut i financuar nga Pentagoni, publikoi një vlerësim gjithëpërfshirës të gjendjes së ushtrisë amerikane dhe Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes së Uashingtonit (NDS) për vitin 2022, të përgatitur nga një panel “ekspertësh joqeveritar të sigurisë kombëtare”. që themeloi Kongresi.
Raporti RAND është një analizë kritike, e pamëshirshme e zymtë e aparatit ushtarak amerikan, duke arritur në përfundimin se SHBA -të”nuk janë në asnjë mënyrë të përgatitura” për konkurrencë serioze me kundërshtarët kryesorë globalë dhe janë “të cenueshme apo edhe të krahasueshme” në pothuajse çdo sferë moderne të luftës.[3]
Në këto rrethana, kur në Shtëpinë e Bardhë pritet në janar të vijë Donald Trump, ne do të jemi dëshmitarë të një faze të pazakontë të periudhës së vonë të perandorisë amerikane, të krahasueshme me vitet e fundit të Bashkimit Sovjetik, në të cilën analistët ushtarakë me depërtim të qartë pranojnë se hegjemonia e Uashingtonit po dobësohet me shpejtësi në skenën globale, me ç’rast edhe pritet t’i hapet rruga “zyrtarizimit” të Rendit të Ri Botëror.
Ekspertët europian të fushës, shih për këtë, kanë pleduar për harmonizimin e pajisjeve ushtarake, meqë vetëm kështu ushtritë e vendeve të ndryshme mund të veprojnë më lehtë së bashku në rast nevoje, duke rritur efektivitetin operacional të forcave të përbashkëta.
Përmes këtyre politikave BE-ja synon të përmirësojë sigurinë kolektive duke e përgatitur më mirë veten për sfidat globale dhe kërcënimet në rajon.
Hapat që janë ndërmarrë:
- Përputhja e Standardeve dhe krijimi i mekanizmave të përbashkët të certifikimit për pajisjet ushtarake.
- Buxheti Evropian i Mbrojtjes, që financohet pjesërisht nga BE-ja, për të mbështetur projekte të përbashkëta zhvillimi dhe prodhimi.
- Nismat e Bashkëpunimit të Përhershëm të Strukturuar (PESCO), që përfshin projekte të ndryshme të përbashkëta për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse.
Rikthimi i Donald Trump-it në presidencën e SHBA-ve mund të ketë një ndikim të madh në politikën e jashtme dhe sigurinë e Bashkimit Evropian. Trump shpesh ka kritikuar aleatët evropianë për kontributet e tyre të ulëta në NATO dhe ka nxitur më shumë pavarësi për Evropën në fushën e mbrojtjes. Kështu, kthimi i tij mund të shtyjë BE-në drejt përshpejtimit të një politike të përbashkët mbrojtëse dhe drejt krijimit të një strukture më të pavarur të mbrojtjes.
Trump gjatë mandatit të parë, pati një qasje më pragmatike dhe ndonjëherë të tërhequr ndaj aleatëve transatlantikë, duke favorizuar politikën që kishte promovuar edhe gjatë fushatës “Amerika e para”. Kjo ka nxitur disa liderë evropianë të kërkojnë një “emancipim” strategjik nga SHBA-të, për të mos u varur tërësisht nga mbështetja amerikane. Si rezultat, BE-ja është e inkurajuar të zhvillojë kapacitetet e saj të mbrojtjes për të përballuar kërcënimet e jashtme, sidomos duke pasur parasysh situatën e tensionuar me Rusinë dhe paqëndrueshmërinë e rajonit të Lindjes së Mesme.
“[Rusët] mund të prodhojnë [brenda] gjashtë muajsh gjithçka që Gjermania ka në magazinë,” tha ai në fillim të një pyetjeje tre-orëshe nga eurodeputetët, duke shtuar: “Ky duhet të jetë një sinjal paralajmërues për të gjithë ne”,[4] raporton Politico.
BE, pa konkurruar me NATO-n, duhet të ndihmojë në zhvillimin e aftësive dhe burimeve të nevojshme për të zbatuar planet e parandalimit dhe mbrojtjes ushtarake të NATO-s, tha ai. Duke theksuar nevojën për të “shpenzuar më shumë, për të shpenzuar më mirë, për të shpenzuar së bashku si bashkësi evropiane” për mbrojtjen, Kubilius tha se “ne duhet të arrijmë një treg të vërtetë të vetëm për mbrojtjen”.
Të bësh këtë duket në shikim të parë një gjakim ambicioz. Planet për një sistem të mbrojtjes ajrore që kalon shumën prej 500 miliardë eurosh, do të duhet të negociohen brenda BE-së në të gjitha kryeqendrat e vendeve anëtare, të cilët duhet të thonë se sa janë të gatshëm të angazhohen për një përpjekje të tillë. Ekziston gjithashtu një plan për një rrjet të mbrojtjes tokësore në të gjithë krahun lindor të bllokut që do të kërkojë miliarda investime të mëtejshme. Por ky plan ambicioz nuk mbaron me kaq. Kubilius vlerësoi se rreth 200 miliardë euro do të nevojiteshin në dekadën e ardhshme për përmirësime për të lejuar lëvizjen e lehtë të tankeve dhe trupave nëpër BE në rrugët automobilistike dhe hekurudha.
2. ‘Revolucioni hapësinor’ i Evropës
“Revolucioni hapësinor” në Evropë përfshin projekte dhe prosperim të madh që po ndryshojnë mënyrën se si përdoren dhe kuptohen teknologjitë hapësinore. Bashkimi Evropian (BE) ka investuar ndjeshëm në këtë fushë për të përmirësuar sigurinë, ekonominë, dhe qëndrueshmërinë teknologjike të Evropës. Ja disa nga projektet kryesore të BE-së që mund të jenë shenjues të “revolucionit hapësinor” të Europës:
2.1 Galileo
Galileo është sistemi evropian i navigimit satelitor, një alternativë ndaj sistemit GPS të SHBA-së dhe GLONASS-it të Rusisë. Ky sistem siguron pozicionim dhe kohë të saktë për përdoruesit civilë në të gjithë botën dhe rrit sigurinë e komunikimeve për aplikacione kritike, si mbikëqyrja e trafikut dhe operacionet emergjente.
Galileo është Sistemi Satelitor i Navigimit Global i Evropës (GNSS) dhe është funksional që nga dhjetori 2016. Ai ofron informacion të saktë dhe të besueshëm për pozicionimin dhe kohën, i cili përdoret në pajisje të tilla si telefonat inteligjentë, por edhe në aplikacione dhe sektorë të tjerë të ekonomisë siç janë hekurudhat, aviacioni, bujqësia, detaria dhe më shumë.
Galileo përbëhet nga 24 satelitë që rrotullohen rreth Tokës në një lartësi prej 23,000 km. Sinjalet e Galileos transmetohen lirisht te kushdo që ka një pajisje të aftë për të marrë sinjalet e saj (p.sh. smartphone). Galileo është tre herë më i saktë se GPS, duke ofruar saktësi 1 metër dhe një gamë të gjerë shërbimesh.[5]
2.2 Copernicus
Programi Copernicus përfshin satelitë dhe teknologji të tjera për monitorimin e Tokës, duke siguruar të dhëna për klimën, mjedisin, detin, bujqësinë dhe menaxhimin e burimeve natyrore.
Copernicus është komponenti i vëzhgimit të Tokës i programit Hapësinor të Bashkimit Evropian,
duke parë planetin tonë dhe mjedisin e tij në shërbim të interesave të të gjithë qytetarëve evropianë. Ai ofron shërbime informacioni që nxjerrin nga vëzhgimi satelitor i Tokës dhe të dhënat në vend (jo hapësinore).
Komisioni Evropian menaxhon Programin. Ai zbatohet në partneritet me Shtetet Anëtare, Agjencinë Evropiane të Hapësirës (ESA), Organizatën Evropiane për Shfrytëzimin e Satelitëve Meteorologjikë (EUMETSAT), Qendrën Evropiane për Parashikimet e Motit me Distanca të Mesme (ECMWF), Agjencitë e BE-së dhe Mercator Océan, Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA), Qendra e Përbashkët Kërkimore (JRC).[6]
Ky prosperim tekniko-teknologjik ka impakt të theksuar edhe në të ardhmen politike të Bashkimit Evropian (BE), sidomos tani kur Brukseli po përballet me ndeshtrasha të lloit të vet, por edhe me mundësi të reja, të ndikuara nga një përzierje e tensioneve të brendshme, ndryshimeve gjeopolitike dhe ndryshimit të prioriteteve.
Disa aspekte kryesore të perspektivave të ardhshme të BE-së përfshijnë:
- Forcimi i reformave integruese dhe institucionale
Bashkëpunim më i thellë: Për të mbetur konkurrues globalisht dhe për të kapërcyer sfidat e brendshme, BE-ja mund të mbështetet gjithnjë e më shumë në një integrim më të thellë. Kjo mund të përfshijë përafrim më të madh në fusha të tilla si taksat, politika sociale dhe mbrojtja.
Vendimet e shumicës: Një pikë qendrore e mosmarrëveshjes është çështja nëse BE-ja duhet të kalojë në vendimet e shumicës në politikën e jashtme dhe fusha të tjera të ndjeshme në mënyrë që të përshpejtojë proceset e vendimmarrjes.
Reformat institucionale: Ka diskutime për reformimin e institucioneve të BE-së për t’i përshtatur ato në një bashkim më të madh dhe më të larmishëm. Mund të imagjinohet një rol më i fortë për Parlamentin Evropian dhe një administratë më efikase.
- Autonomia evropiane dhe sovraniteti strategjik
Pse ky sovranitet ka peshë gjithnjë e më shumë, sidomos tani kur rirreshtimet gjeopolitike janë në horizont?
Diskutimet rreth konceptit të autonomisë strategjike europiane nuk janë të reja dhe aq më pak të kësaj periudhe kur po diskutohej mundësia e rikthimit të Donald Trump-it në pushtet.
Autorët dhe interpretuesit e saj kanë dhënë tashmë shpjegimet shterruese se se çfarë saktësisht nënkuptohet me këtë koncept dhe si mund t’i ndihmojë evropianët të marrin fatin e tyre në duart e tyre në një botë gjithnjë e më të ashpër.
Disa besojnë se autonomia strategjike është një koncept që duhet ta përforcojnë skajshmërisht, veçanërisht pas fitores së Donald Trump-it. Të tjerë e shohin këtë si një imperativ politik që duhet vënë në praktikë më shumë se çdo gjë tjetër, pavarësisht se kush është në Shtëpinë e Bardhë. Në mes ka nga ata që besojnë se ne duhet të shmangim argumentet e vjetra teologjike dhe ta mbushim këtë term me përmbajtje praktike. Unë ndaj këtë pikëpamje, shprehet në një ese të tij Joseph Borell.
Tutje ai shpjegon se termi nuk është i ri. “Autonomia strategjike” ka qenë prej kohësh pjesë e gjuhës së përbashkët të BE-së. Termi u krijua në industrinë e mbrojtjes dhe për një kohë të gjatë u kufizua në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë. Dhe kjo është pjesë e problemit. [7]
Pavarësia nga superfuqitë globale: BE-ja po punon për të gjetur një rol të pavarur midis SHBA-së dhe Kinës. Kjo mund të shihet në projekte të tilla si Iniciativa Evropiane e Mbrojtjes dhe sovraniteti i dëshiruar i energjisë.
Zinxhirët e furnizimit elastik: Pandemia e koronavirusit dhe tensionet gjeopolitike e kanë shtyrë BE-në të diversifikojë zinxhirët e saj të furnizimit dhe të kërkojë pavarësi strategjike në fusha të tilla si farmaceutika, gjysmëpërçuesit dhe lëndët e para.
- Migrimi dhe kohezioni social
Migrimi si një çështje thelbësore: BE-ja përballet me sfidën e zhvillimit të një politike të përbashkët migracioni. Tensionet mes shteteve anëtare lidhur me shpërndarjen e refugjatëve dhe emigrantëve vështirësojnë zgjidhjen.
Integrimi dhe tensionet sociale: Ballafaqimi me migrimin dhe integrimin është thelbësor për kohezionin social. BE-ja duhet të gjejë mënyra për ta bërë diversitetin kulturor dhe integrimin harmonik.
- Politika mjedisore dhe klimatike
Marrëveshja e Gjelbër: Marrëveshja e Gjelbër e BE-së është në qendër të politikës së ardhshme klimatike të Bashkimit. BE-ja synon të jetë neutrale ndaj klimës deri në vitin 2050, gjë që kërkon reforma dhe investime të gjera në energjinë e rinovueshme, bujqësi të qëndrueshme dhe transport.
Kriza energjetike dhe tranzicioni: Duke pasur parasysh krizën energjetike dhe varësinë gjeopolitike nga burimet energjetike, BE-ja duhet të përshpejtojë diversifikimin e saj të energjisë dhe investimet në energjinë e rinovueshme.
- Populizmi dhe nacionalizmi
Tensionet brenda-evropiane: Rritja e lëvizjeve populiste në disa shtete anëtare përbën një sfidë për unitetin e qeverive nacionaliste të BE-së mund të pengojë përpjekjet për të thelluar integrimin në BE dhe për të përkeqësuar konfliktet për çështje të tilla si sundimi i ligjit dhe liria e medias.
Fragmentimi politik: BE-ja përballet me një fragmentim politik në rritje, gjë që mund ta bëjë të vështirë vendosjen dhe zbatimin e veprimeve të përbashkëta.
- Zhvillimi teknologjik dhe dixhitalizimi
Sovraniteti dixhital: BE-ja po përpiqet për pavarësi më të madhe dixhitale në mënyrë që të jetë më pak e varur nga kompanitë e mëdha të teknologjisë nga SHBA dhe Kina. Kjo përfshin zhvillimin e infrastrukturave tona dixhitale, qendrave të të dhënave dhe teknologjive.
Mbrojtja e të dhënave dhe rregullimi i AI: BE-ja mund të luajë një rol udhëheqës në rregullimin e inteligjencës artificiale dhe mbrojtjen e të dhënave për të vendosur standarde etike dhe sociale dhe për të mbrojtur të drejtat dixhitale të qytetarëve të saj.
E ardhmja e BE-së do të varet shumë nga mënyra se si do t’i përgjigjet sfidave të brendshme dhe të jashtme. Nëse do të lëvizë drejt një bashkimi politik më të fortë ose do të lejojë modele më fleksibël bashkëpunimi, do të jetë vendimtare për të siguruar stabilitet, prosperitet dhe ndikim në nivel global për përballimin e emergjencave natyrore dhe për monitorimin e ndryshimeve klimatike.
2.3. Programi për Sigurinë Hapësinore
BE po zhvillon gjithashtu një program të sigurisë hapësinore që përfshin mbrojtjen e infrastrukturës satelitore nga rreziqe të tilla si mbeturinat hapësinore dhe sulmet kibernetike. Kjo është një përpjekje për të siguruar që infrastruktura hapësinore e Evropës të mbetet e sigurt dhe e mbrojtur nga ndërhyrjet dhe kërcënimet e jashtme.
2. 4. Iniciativa për Hapësirën e Re (NewSpace)
BE ka inkurajuar gjithashtu zhvillimin e sektorit privat në hapësirë, duke përfshirë “NewSpace,” që mbështet ndërmarrjet e reja dhe inovative në fushën e hapësirës. Kjo përfshin startupe që zhvillojnë teknologji të reja për nisjen e raketave, zhvillimin e satelitëve të vegjël dhe ofrimin e shërbimeve për misione specifike.
2. 5. Konstelacioni IRIS²
IRIS² është një projekt i fundit që synon ndërtimin e një konstelacioni satelitësh për të siguruar komunikime të sigurta në Evropë dhe për të përmirësuar lidhjet internetore në rajonet rurale dhe të largëta. Ky projekt po konsiderohet një element thelbësor për të rritur autonominë teknologjike të Evropës dhe për të forcuar sigurinë kibernetike.
Këto projekte janë pjesë e strategjisë së BE-së për të zhvilluar kapacitetet e saj hapësinore, për të rritur pavarësinë teknologjike dhe për të ndikuar në inovacionet globale në fushën e hapësirës.
***
Për zgjerimin e gamës së investimeve në këtë plan, komisioneri i BE-së për Mbrojtjen dhe Hapësirën, Andrius Kubilius, në këtë dëgjim që zumë në gojë më lart, këmbënguli se Evropa duhet të jetë pjesë e “revolucionit hapësinor”. BE-ja duhet të vazhdojë të përmirësojë programet e saj kryesore hapësinore dhe të punojë për të siguruar qasje autonome evropiane në hapësirë, pohoi ai në kët brifing tradicional. Politikat e kreditimit të Bankës Evropiane të Investimeve mund të evoluojnë dhe kuadri i ardhshëm financiar shumëvjeçar duhet të ketë linja më të mëdha shpenzimesh për mbrojtjen dhe hapësirën, shtoi ai.
Për më tepër, Brukseli pritet të publikojë një ligj, respektivisht Aktin hapësinor të BE-së për të promovuar standardet globale për mijëra satelitë në orbitë; promovimi i ekonomisë së mbledhjes së të dhënave hapësinore; gjithashtu të forcojë mbrojtjen e aseteve hapësinore të BE-së për “kontigjencat më ekstreme ushtarake”.
Akti i Hapësirës paralajmroi komisioneri i BE Andrius Kubilius do të jetë një pjesë e madhe e agjendës së tij legjislative deri në vitin 2025, dhe ka të ngjarë të vendosë standarde për të frenuar ndotjen e dritës të shkaktuar nga konstelacionet e mega-satelitëve dhe për të kufizuar emetimet e gazeve serrë dhe ndotjen e shkaktuar nga lëshimet e raketave.
BE-ja aktualisht shpenzon rreth 2 miliardë euro në vit në hapësirë, tha ai, por vetëm mbajtja e shërbimeve në programet ekzistuese si Galileo do të kërkojë “financim shumë më domethënës” nga buxheti — kështu që prisni më shumë biseda për ndarjet e hapësirës në muajt e ardhshëm, duke shtuar në përmbyllje të këtij dëgjimi se: “Hapësira është ende e pashfrytëzuar për mbrojtje”.
Por a mund të garantohet tregu i përbashkët për armatim i BE-së, revolucioni hapsinor… pa “emancipim” strategjik të BE-së nga SHBA-të?
E ardhmja politike e Bashkimit Evropian (BE) në kontekst të zhvillimeve gjeopolitike dhe rikthimit të pritshëm të Donald Trump-it në Shtëinë e Bardhë, pritet të përballet me ndeshtrasha të paparashikueshme, por edhe me mundësi, të imponuara nga një përzierje e tensioneve të brendshme, ndryshimeve gjeopolitike dhe ndryshimit të prioriteteve.
Gjithë kjo ndërlidhet me disa faktorë:
- Forcimi i reformave integruese dhe institucionale
Për të mbetur konkurrues globalisht dhe për të kapërcyer sfidat e brendshme, BE-ja mund të mbështetet gjithnjë e më shumë në një integrim dhe bashkëpunim më të thellë mes vendeve anëtarë. Kjo mund të përfshijë përafrim më të madh në fusha të tilla si taksat, politika sociale dhe mbrojtja.
Një pikë qendrore e mosmarrëveshjes është çështja nëse BE-ja duhet të kalojë në vendimet e shumicës në politikën e jashtme dhe fusha të tjera të ndjeshme në mënyrë që të përshpejtojë proceset e vendimmarrjes. Kjo çështje kalon përmes reformave të thella institucionale. Ka diskutime serioze për reformimin e institucioneve të BE-së për t’i përshtatur ato për këtë bashkim egzistues dhe për zgjerimin e plotë, sidomos me gjashtëshen e vendeve të Europës Juglindore: Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnjën e Hercegovinën dhe Serbinë, por edhe me dy vendet e Europës Lindore: Ukrainën dhe Moldavinë. Mund të imagjinohet një rol më i fortë për Parlamentin Evropian dhe një administratë më efikase.
- Autonomia evropiane dhe sovraniteti strategjik
Pavarësia nga superfuqitë: BE-ja po punon për të gjetur një rol të pavarur midis SHBA-së dhe Kinës. Kjo mund të shihet në projekte të tilla si Iniciativa Europiane e Mbrojtjes dhe sovraniteti i dëshiruar i energjisë.
Pandemia e koronavirusit dhe tensionet gjeopolitike e kanë shtyrë BE-në të diversifikojë zinxhirët e saj të furnizimit dhe të kërkojë pavarësi strategjike në fusha të tilla si farmaceutika, gjysmëpërçuesit dhe lëndët e para.
- Migrimi dhe kohezioni social
Migrimi shihet si çështje kruciale. BE-ja përballet me sfidën e zhvillimit të një politike të përbashkët migracioni. Tensionet mes shteteve anëtare lidhur me shpërndarjen e refugjatëve dhe emigrantëve vështirësojnë zgjidhjen.
Ballafaqimi me migrimin dhe integrimin është thelbësor për kohezionin social. BE-ja duhet të gjejë mënyra për ta bërë diversitetin kulturor dhe integrimin harmonik.
- Politika mjedisore dhe klimatike
Marrëveshja e Gjelbër e BE-së është në qendër të politikës së ardhshme klimatike të saj. BE-ja synon të jetë neutrale ndaj klimës deri në vitin 2050, gjë që kërkon reforma dhe investime të gjera në energjinë e rinovueshme, bujqësi të qëndrueshme dhe transport.
Duke pasur parasysh krizën energjetike dhe varësinë gjeopolitike nga burimet energjetike, BE-ja duhet të përshpejtojë diversifikimin e saj të energjisë dhe investimet në energjinë e rinovueshme.
- Neofashizmi: alarm i lloit të vetë
Rritja e lëvizjeve populiste me elemente të theksuara të neofashizmit në disa shtete anëtare përbën një sfidë për unitetin e qeverive nacionaliste të BE-së, e që mund të pengojë përpjekjet për të thelluar integrimin në BE dhe për të përkeqësuar konfliktet për çështje të tilla si sundimi i ligjit dhe liria e medias. Rasti I Hungarisë është shembull specifik.
Shpërfaqja e neofashizmit pritet të thellojë fragmentimin politik në përmasat që rrezikon të ardhmen e BE-së.
- Zhvillimi teknologjik dhe dixhitalizimi
BE-ja po përpiqet për pavarësi më të madhe dixhitale në mënyrë që të jetë më pak e varur nga kompanitë e mëdha të teknologjisë nga SHBA dhe Kina. Kjo përfshin zhvillimin e infrastrukturave tona dixhitale, qendrave të të dhënave dhe teknologjive.
Në këtë kuadër BE-ja mund të luajë një rol udhëheqës në rregullimin e inteligjencës artificiale dhe mbrojtjen e të dhënave për të vendosur standarde etike dhe sociale dhe për të mbrojtur të drejtat dixhitale të qytetarëve të saj.
3. Zhvillimet në rrafshin transatlantik dhe shqiptarët
Në rrafshin transatlantik, zhvillimet politike, ekonomike dhe të sigurisë kanë ndikime të drejtpërdrejta edhe për shqiptarët, veçanërisht duke marrë parasysh lidhjet e ngushta të Shqipërisë politike dhe Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Shqipëria tashmë është vend anëtar i NATO-s dhe ndërkohë po bën hapat real drejt aderimit në BE. Edhe Republika e Kosovës ka parashtruar kërkesën për aderim në BE. A është kjo rruga që do të duhej të ndiqej, është çështje për diskutim më të thellë.
Në dekadat e fundit, shqiptarët kanë përfituar nga bashkëpunimi me SHBA-të dhe BE-në në shumë fusha. Për shembull, NATO ka luajtur një rol të madh jo vetëm për çlirim, por edhe për sigurinë e Kosovës dhe më pas ka ndihmuar në zhvillimin e Forcave të Sigurisë në Kosovë, që tashmë po shndërrohen në forcë reale mbrojtëse. Përmes NATO-s, është krijuar një ombrellë sigurie që mbështet paqen dhe stabilitetin në rajon.
Në aspektin ekonomik, marrëdhëniet tregtare të Shqipërisë dhe Kosovës me vendet perëndimore po rriten. Investimet e huaja, veçanërisht nga vendet perëndimore, janë një faktor i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe Kosovës. Për shembull, projektet infrastrukturore të financuara nga BE-ja dhe marrëveshjet ekonomike me SHBA-të ndihmojnë në forcimin e ekonomive të që të dy republikave shqiptare dhe në rritjen e standardit të jetesës për popullsinë.
Së fundmi, shqiptarët në diasporë, sidomos në SHBA, janë gjithashtu një faktor ndikues në përforcimin e lidhjeve transatlantike. Ata jo vetëm që kontribuojnë me remitenca dhe investime, por edhe luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e ndikimit politik dhe diplomatik të shqiptarëve në arenën ndërkombëtare. Nëdrkaq shqiptarët në Europën Perendimore ishin faktori vendimtar për ndryshimet që pasuan më 14 shkurt 2021, duke I hapur përspektivë çlirimit të Republikës nga olhokratët dhe funksionalizimin e saj në përmasat që garantojnë sot sovranitetin e Republikës në tërësinë e saj territoriale.
Në tërësi, zhvillimet transatlantike ofrojnë mundësi për rritje ekonomike, përmirësimin e qeverisjes dhe forcimin e sigurisë për shqiptarët, por gjithashtu kërkojnë një angazhim të vazhdueshëm për të përmbushur standardet demokratike dhe për të ndjekur politikat që harmonizohen me ato perëndimore.
Ndërkaq përpjekjet europiane për këtë lloj “emancipimi strategjik” nga SHBA-të, fatkeqësisht, as në Tiranë e as në Prishitnë, duket se nuk ia kanë dalë ta lexojnë sa e si duhet. Prishtina zyrtare, në fakt ka investuar shumë për selitjen e raporteve të mira me Britnainë e Madhe, si bartësja e pikëpamjeve dhe interesave anglosaksione në kontinentin e vjetër. Rrjedhimisht, në rirreshtimet e pritshme gjeopolitke edhe brenda hemisferës perendimore, grupimi anglosakson ka gjasa të ketë shtrirje më të gjerë ngasa mund të gjykohet në Paris apo Berlin.
[Le të kujtojmë me këtë rast aleancën ushtarake AUKUS — Australia, Mbretëria e Bashkuar, SHBA, e nënshkruar më 15 shtator 2021, pra gati gjysmë viti para mësymjes ruse për pushtimin e plotë të Ukrainës. Me kalimin e kohës Uashingtoni kuptoi se kjo aleancë “nuk do të mjaftonte për të frenuar Kinën, sepse Pekinit nuk i bëri përshtypje, d.m.th. nuk dha shenja e nuk bëri të ditur asnjë tregues për qëllimin e saj për t’iu nënshtruar dominimit global amerikan.”[8]
Pas kësaj, Uashingtoni u përqëndrua në tërheqjen e partnerëve të tij të verifikuar europian e aziatikë. [Polonia, shtetet baltike dhe me gjasë edhe Ballkani Perednimor].
Pavarësisht krejt këtyre zhvillimeve të pritshme në relacionet transatlantike, debati shqiptar mbi rezultatet e zgjedhjeve në SHBA — si në të kaluarën — tregon për deficitin e theksuar politik të elitës sonë dhe atyre që pretendojnë të krijojnë opinion. Problemi i theksuar mbetet shpërfaqje e sforcuar e pikëpamjeve që vendosin pritshmëri ekstreme ndaj presidentëve amerikanë. Bill Klinton-i, George W. Bush-i dhe Joe Biden-i qenë ngritur në figura të ngjashme me Mesian. Kjo pikëpamje dikotomike nuk pasqyron një shoqëri të pjekur, por më tepër një adoleshencë të tejzgjatur e të vonuar.
Në këtë kuadër të zhvillimeve, dy republikat shqiptare tok — Shqipëria politike dhe Republika e Kosovës, si vende me peshë të vogël në skenën politike moderne dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, duhet t’i kushtojë gjithmonë vëmendje marrëdhënieve të fuqisë në lëvizje në botë dhe të fokusohen për mbijetesë në sistemin anarkik të marrëdhënieve ndërkombëtare. Për më tepër, ato duhet të kujdesen për interesat e Kombit, pozitën dhe reputacionin tonë në botë.
Përfundimi
Tani kur kthimi i Donald Trump-it në Zyrën Ovale është pothuajse i sigurtë, kambanat e alarmit për ndikimin e pritshëm negativ në raportet transatlantike kanë rënë.
Por problemi më i madh për Evropën tashmë e ka emrin Ukrainë. Duke pasur parasysh se, kush do ët vije në Shtëpinë e Bardhë në janar të 2025-ës, SHBA patjetër do ta transferojë problemin e financimit të luftës së Ukrainës mbi supet e BE-së, ndërsa vet do të kthehen plotësisht në Lindjen e Mesme dhe përballjes me Kinën, si qendra reale të interesave të saj kombëtare.[9]
Disa prej mënyrave sesi kthimi i tij mund të prekë të ardhmen politike të BE-së:
- Qasja e SHBA ndaj NATO-s dhe Bashkëpunimit të Sigurisë
Trump ka treguar shpesh një skepticizëm ndaj NATO-s, duke bërë thirrje që vendet anëtare evropiane të kontribuojnë më shumë financiarisht. Nëse ai përqendrohet në zvogëlimin e angazhimit të SHBA ndaj NATO-s, kjo mund të rrisë presionin mbi BE-në për të ndërtuar një kapacitet më të fortë të mbrojtjes së pavarur. BE mund të përpiqet të avancojë projektin e saj të “mbrojtjes evropiane” për të siguruar më shumë pavarësi strategjike. - Politikat e Tregtisë dhe Ekonomisë
Trump ka përkrahur politikat proteksioniste dhe ka kërkuar marrëveshje dypalëshe që favorizojnë SHBA-në, në vend të marrëveshjeve multilaterale. Rikthimi i tij mund të sjellë tensione të reja tregtare midis SHBA dhe BE, gjë që mund të përkeqësojë marrëdhëniet ekonomike ose të çojë në një riorientim të BE-së drejt partnerëve të tjerë tregtarë. - Çështjet Klimatike dhe Energjetike
Trump ka qenë skeptik ndaj marrëveshjeve për klimën, përfshirë Marrëveshjen e Parisit, të cilën e tërhoqi SHBA nga ajo gjatë mandatit të tij të parë. Nëse BE sheh një mungesë të bashkëpunimit nga SHBA në çështjet klimatike, mund të përpiqet të thellojë bashkëpunimin klimatik me vende të tjera ose të rrisë investimet e veta në teknologji të gjelbra për të mbajtur rolin e saj si lider global në çështjet e mjedisit. - Forcimi i Integrimit dhe Autonomisë Evropiane
Një kthim i Trumpit mund të përforcojë narrativën e një BE-je më të pavarur dhe të integruar. Me më pak mbështetje nga SHBA, mund të ketë një shtysë për më shumë integrim politik dhe ekonomik ndërmjet vendeve anëtare. Qëndrimet politike ndaj ndikimit rus dhe kinez mund të ndryshojnë gjithashtu, me BE-në që përpiqet të shmangë varësinë nga fuqitë e jashtme.
Në përgjithësi, kthimi i mundshëm i Trumpit mund të nxisë BE-në të rishikojë strategjinë e saj të jashtme, duke rritur autonominë dhe mbrojtjen e interesave të saj në një botë ku SHBA-të mund të jenë më të fokusuara në politikat e brendshme dhe qasjet proteksioniste.
Por për shkak të mungesës së lidershipit brenda BE-së dhe koketimit afatgjatë me Federatën Ruse të Putinit, BE-ja në tri dekadat e fundit ka mbetur plotësisht jashtë vëmendjes së garës të fuqive tjera botërore dhe dëshirës së tyre për t’u çliruar nga dominimi amerikan, duke qenë se si Parisi edhe Berlni, besonin se përmes atij koketimi në relacionin Uashinkton — Moskë, “do të fitonin më lehtë hapësirën për të realizuar interesat e tyre kombëtare në atë masë që ata e konsideronin të nevojshme.[10]”
Prandaj e ardhmja e BE-së do të varet shumë nga mënyra se si do t’i përgjigjet sfidave të brendshme dhe të jashtme. Nëse do të lëvizë drejt një bashkimi politik më të fortë ose do të lejojë modele më fleksibël bashkëpunimi, do të jetë vendimtare për të siguruar stabilitet, prosperitet dhe ndikim në nivel global. Rrjedhimisht, rruga e re ushtarake evropiane do të mund të cilësohej si një “emancipim” strategjik i lloit të vet nga SHBA-të.
_________________________________
- https://x.com/euronews/status/1854473919475966277
- https://www.geopolitika.news/vijesti/novi-europski-vojni-put-rusi-mogu-u-6-mjeseci-proizvesti-vise-od-zaliha-njemacke/
- https://www.geopolitika.news/analize/pentagonov-kucni-think-tank-nasi-suparnici-su-trenutno-neusporedivo-jaci-od-nas/
- https://www.politico.eu/article/andrius-kubilius-defense-space-chief-european-parliament-hearing-russia/
- https://defence-industry-space.ec.europa.eu/eu-space/galileo-satellite-navigation_en
- https://www.copernicus.eu/en/about-copernicus
- Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë / Zëvendëspresident i Komisionit: https://www.eeas.europa.eu/eeas/warum-die-strategische-autonomie-europas-wichtig-ist_de
- https://www.geopolitika.news/analize/tjedna-analiza-zorana-metera-moze-li-trump-sprijeciti-ovaj-rat-u-kojem-i-proxyji-zele-atomske-bombe/
- Po aty.
- https://www.geopolitika.news/analize/tjedna-analiza-zorana-metera-moze-li-trump-sprijeciti-ovaj-rat-u-kojem-i-proxyji-zele-atomske-bombe/