[Top tema]
Parlamenti i ardhshëm i BE-së do të përcaktojë nëse Evropa është kohezive në politikat e saj apo ajo do të shkojë shpejt drejt shkërmoçjes
Nga Dr Sadri RAMABAJA
Në Bashkimin Europian zgjedhjet për Tempullin e Demokracisë kanë filluar më 6 qershor dhe do të vazhdojnë deri këtë të diel që vjen – më 9 qershor 2024. Janë treqind e pesëdhjetë milionë qytetarë europianë me ët drejtë vote në 27 shtete anëtare të BE-së që do të përcaktojnë se cilin drejtim do të marrë Evropa e bashkuar ps së dielës. Pavarësisht peshës së këtyre zgjedhjeve për ët ardhmen e BE-së, partitë politike që bazohen ekskluzivisht në interesat nacionale, pjesëmarrja e qytetarëve për zgjedhjen me votën e tyre të të vetmit organizëm që mund ta bëjnë drejtpërdrejt, vazhdon të jetë tejet e vogël. Do të zgjidhen 720 anëtarë të Parlamentit Europian, të cilët më pas do të zgjedhin kreun e Komisionit Europian – një lloj “qeverie” e Europës së bashkuar.
Parimet themelore të ligjit zgjedhor për BE-në janë përcaktuar me Ligjin për Zgjedhjet e Drejtpërdrejta. Në nene të veçanta ët këtij ligji thuhet taksativisht se zgjedhjet për Parlamentin Evropian zhvillohen “përgjithësisht, drejtpërdrejt, lirisht dhe fshehurazi” dhe se përfaqësuesit e zgjedhur “nuk janë të detyruar nga urdhra apo udhëzime”. Brenda korpusit politik të Parlamentit të BE-së janë krijuar me kohë grupime politike të forcave të ndryshme politike bazuar në platformat e tyre politike e ideologjike. Janë krijuar me këtë rast fraksione politike paneuropiane, respektivisht transnacionale.
Parlamenti Evropian përbëhet nga shtatë grupe politike: Grupi i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian (S&D), Grupi i Rinovimit të Evropës (Liberalët), Grupi i Të Gjelbrit/Aleanca e Lirë Evropiane, Grupi i Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë, Grupi i Identitetit dhe Demokracisë dhe Grupi i Majtë në Parlamentin Evropian – GUE/NGL.
Pavarësisht kësaj, si në çdo Parlament nacional, edhe në këtë të BE-së, parlamentarët mund të ulen në parlament pa fraksion.
Parimi “kandidati më i mirë” është aplikuar në zgjedhjet e BE-së që nga viti 2014. Kjo do të thotë se partitë emërojnë kandidatët kryesorë që janë konfirmuar më parë nga një proces zgjedhor i brendshëm partiak. Ata kandidatë kryesorë shkonë pastaj në fushatën zgjedhore për PE si kandidatë partiak. Kandidati më i votuar emërohet nga grupet partiake për postet më të larta në BE. Për grupimin e Partive Popullore Evropiane, që aktualisht është grupimi më i madh në Parlament, që ka aktualisht kryetaren e Komisionit, Ursula von der Leyen, konkurron sërish si kandidate kryesore.
Por ky fakt nuk përkthehet automatikisht në mundësi që kandidati kryesor të propozohet si kandidat për kryetar të KE pas zgjedhjeve. Kjo nuk ndodhë zakonisht, meqë nuk është Parlamenti Evropian ai që propozon një kandidat për President të Komisionit, por Këshilli Evropian, që në këtë rast përfaqësohet nga qeveritë nacionale. Në zgjedhjet e fundit, Manfred Weber, fituesi i zgjedhjeve nuk u kandidua për kryesues të KE, por Ursula von der Leyen.
Në këtë legjislaturë zgjedhore për PE është hera e parë që qytetaërt gjermanë, belg, maltez dhe austriak që kanë mbushur 16 vjet, do të mund të votojnë. Ulja e pragut të moshës së votimit do të zgjeronte grupin e votuesve me të drejtë vote, duke rritur kështu legjitimitetin e zgjedhjeve dhe të përfaqësuesve të zgjedhur, pasi ata do të zgjidheshin nga një elektorat më i gjerë.
Parashikimet sidoqoftë tregojnë se e djathta ekstreme do të forcohet dhe njerëzit e thjeshtë, socialistët dhe liberalët do të dobësohen.
Fashizmi modern dhe sireanat e Homerit
Në kontinentin e vjetër ka luftë. Ukraina ka hy në vitin e tretë që po bën luftë titanike për mbijetesë si shtet dhe si komb. Ajo gëzon një lloj mbështetje nga BE-ja shumë më të përqëndruar ngasa gëzonte në fillet e saj, por gjithësesi jo në përmasat që do ta bënte palë fituese në një të ardhme të afërt. Ky fakt dhe përgjithësisht ndryshimet në rrafshin gjeopolitikë që imponoi agresioni rus mbi Ukrainën, ka rikthyer gjeopolitikën dhe interesat nacionale në qendër të vëmendjes.
Disa parti të ekstremit të djathtë janë të lidhura me Rusinë dhe ndikimin rus. Historikisht, ishin partitë e majta ato që kishin lidhje me Moskën, por në klimën aktuale politike, është e djathta ekstreme ajo që po koketon me Putinin.
Le të shohim se ku është BE-ja sot. Situata është serioze, BE-ja është sipas të gjitha gjasave ndodhet në një fazë vendimtare të historisë së saj 70-vjeçare. Gjerësia dhe ashpërsia e krizave, sfidave dhe përmbysjeve me të cilat përballet është e paprecedentë”, shkruan Dr. Malte Tim Zabel nga Universiteti i Bonit, duke argumentuar se forcimi i së djathtës evropiane do të ndryshojë marrëdhëniet politike në Kontinentin e Vjetër.
“Viti 2024 përfaqëson një test të rëndësishëm për demokracitë. Në vitin me numrin më të madh të zgjedhjeve në histori (më shumë se 60 vende dhe një e katërta e popullsisë së botës të thirrur në votime), Parlamenti i ri Evropian do të zgjidhet gjithashtu midis 6 dhe 9 qershorit. Këto zgjedhje po zhvillohen në një kohë kur demokracia vihet në pikëpyetje në shumë pjesë të botës. Në Bashkimin Evropian, sfidat ndaj sistemeve demokratike vijnë si nga jashtë ashtu edhe nga brenda, nga vetë shtetet anëtare dhe këto ndeshtrasha shpesh janë të ndërlidhura”, thotë Franco Manfredi, profesor nga Roma.
Një paralele tepër me interes tërheq një qytetare spanjolle, kur flet për të ardhmen e BE-së. Sipas saj
sfid më e madhe e qytetaërve europian sërish është fashizmi modern që na shpërfaqet I veshur me petkun e populizmit modern. Por a do ët duhej që qytetaërt europian të magjepsen nga tingujt magjeps të këngës së sirenës e veshur me këtë petk të fashizmit modern?
Sipas saj, në poemën e Homerit, dinakëria dhe heroizmi i Odiseut e shpëtoi atë nga vetëshkatërrimi. Nëse projekti europian i paqes bazohet në integrimin e njerëzve të ndryshëm dhe unitetin në diversitet, ndoshta heroizmi i kohës sonë reflektohet në faktin që çdo qytetar europian shkon në zgjedhje, duke marrë përsipër këtë përgjegjësi epike, beson spanjollja Renata Zilli.
Sllogani i goditur “Përdor zërin” duket se ka qëlluar në shenjë. Deri më tani, sipas Eurobarometrit të fundit, 71 për qind e evropianëve synojnë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre qytetare pr të votuar, thotë Emilio Ordiz, korrespondent i “20 Minutes” nga Brukseli.
Zhgënjimi me BE-në evident
“Aderimi në BE 20 vjet më parë për Slloveninë nënkuptonte përkushtim ndaj vlerave të përbashkëta, rendit ligjor dhe përgjegjësisë së përbashkët për zhvillimin e përbashkët, por sot gjithçka duket krejtësisht ndryshe”, mendon Lojze Peterle, një anëtare e vjetër e Parlamentit Evropian nga Sllovenia. “Sot ne jemi më pak evropianë, më të ndarë dhe të korruptuar, me më pak gëzim në jetë dhe ndjenjën e komunitetit. Nuk e kemi përfunduar tranzicionin demokratik, nuk mund t’i varrosim ende të vdekurit, e lëre më të pajtohemi me të vërtetën për të kaluarën. Sot kemi përshtypjen se jemi më afër konfliktit sesa bashkëjetesës”.
Brukseli është problemi më i madh, sipas Dr. Žiga Turk. “Ne kemi Titanic në të cilin orkestra luan këngë për tranzicionin e gjelbër, për multikulturalizmin, për perandorinë evropiane të një prone të vetme, për më shumë Evropë dhe më shumë demokraci. …Dhe nëse nuk e pyesim veten seriozisht nëse do të ketë ndryshime pas zgjedhjeve të këtij viti, ne jemi vetëm pjesë e asaj orkestre dhe pjesë e lojës së asaj që po ndodh në plan të parë, ndërsa në sfond gjërat shkojnë në rrugën e tyre. “, është qëndrimi i ish-ministrit slloven.
Të pakënaqur me trendet brenda BE-së duket s ejanë edhe shtresa e qytetarëve që BE-në e konceptojnë si bashkim vullnetar politik I bazuar në vlerat e demokracisë liberale dhe të civilizimit perendimor, të krishter.
Në këtë kontekst, jo vetëm në Portugali, por gjithandej në BE kishat bëjnë thirrje që trendi të përmbyset dhe të sigurohet një pjesëmarrje sa më e gjerë e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes dhe menaxhimit të çështjeve evropiane.
Shih për këtë, këto zgjedhje, bazuar në rrethanat që ka imponuar lufta në Ukrainë dhe zgjedhjet e nëntorit në Amerikë, kan sjellë votuesin europian në fushëzonën mes interesave aktuale gjeopolitike dhe gjeostrategjike, që janë përcaktuese për të ardhmen e BE-së.
Psqyra e përfaqësimit në PE
Përbërja e re e Parlamentit Evropian do të përfshijë përfaqësues nga vendet e mëposhtme si vijon:
Gjermania – 96 përfaqësues/e
Franca – 81 përfaqësues nga 79 në parlamentin e mëparshëm
Italia – 76 përfaqësues/e
Spanja – 61 përfaqësues/e krahasuar me 59 në parlamentin e mëparshëm
Polonia – 53 përfaqësues/e krahasuar me 52 në parlamentin e mëparshëm
Rumania – 33 përfaqësues/e
Holanda – 31 përfaqësues/e krahasuar me 29 në parlamentin e mëparshëm
Belgjika – 22 përfaqësues /e krahasuar me 21 në parlamentin e mëparshëm
Greqia, Çekia, Portugalia, Hungaria, Suedia – nga 21 përfaqësuese/e secila
Austria – 20 përfaqësues/e nga 19 në parlamentin e mëparshëm
Bullgaria – 17 përfaqësues/e
Danimarka, Finlanda dhe Sllovakia – nga 15 secila krahasuar me 14 në parlamentin e mëparshëm
Irlanda – 14 deputetë krahasuar me 13 në parlamentin e mëparshëm
Kroacia – 12 përfaqësues/e
Lituania – 11 përfaqësues/e
Sllovenia dhe Letonia – nga 9 përfaqësues/e secila krahasuar me 8 në parlamentin e mëparshëm
Estonia – 7 përfaqësues/e
Qiproja, Luksemburgu dhe Malta – nga 6 përfaqësues/e
Sovraniteti – pika më e dobët
Në të gjitha strategjitë mbrojtëse të konceptuara në rrafsh nacional rezulton se sovraniteti dhe mbrojtja mbesin pikat më të dobëta të BE-së. Koncepti aktual gjykojnë ekspertë të fushës, nuk po përshtatet, meqë ai nënkupton vënien e ushtrive nacionale në shërbim të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara. Ky është qëndrimi i artikuluar në qarqet ushtarake gjithandej në BE, por me theks në Francë. Imponimi i kësaj strategjie, sidomos pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, këto qarqe nënvizojnë jo pa brengë, bjerrjen graduale të sovranitetit nacional. Rrjedhimisht, varësisht nga pozicionimi në këtë rrafsh, vizioni për mbrojtjen evropiane është i ndryshëm: francezët para së gjithash duan ta ruajmë sovranitetin e secilit shtet mbi mbrojtjen, ndërsa në të njëjtën kohë si BE të kemi bashkëpunim që mund të organizohet në kuadër të qëllimeve të përbashkëta – pohon eurodeputetja Marina Mesure.
“Kur mbrojtja është në mes, nuk bëhet fjalë për zëvendësimin e ushtrisë franceze me një ushtri evropiane, por për ngritjen e ndërtimit të kapaciteteve ushtarake evropiane, veçanërisht të forcës së projektimit. Ne besojmë se BE-ja duhet të largohet nga varësia e saj nga NATO, por që kjo të ndodhë, Evropa duhet të ketë ndikim në botë dhe kjo kërkon autonomi mbrojtëse”, është I artikuluar qartë mendimi i deputetit francez të Parlamentit Evropian, David Cormand.
Në këtë betejë politike për të ardhmen e BE-së duket që gjashqja e Europës Juglindore – Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Serbia sërish mbesin jashtë vëmendjes politike të BE-së, duke i lënë dorë të lirë veprimi fuqive tjera. Shih për këtë, vakumin e krijuar edhe përmes hezitimit për integrimin e kësaj pjese të Europës në BE, sot po e mbushin Rusia, Kina dhe Turqia.