Presidenti i SHBA-së Trump e bën të mirëqenë kërcënimin e tij dhe vendos tarifa ndëshkuese prej 25 për qind për importet e çelikut dhe aluminit. Ai paralajmron edhe për masat shtesë në lëmin e importit për produkte të tjera.
Siç është paralajmëruar, presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur tarifa për importet e çelikut dhe aluminit. “Ato janë 25 për qind pa përjashtime apo koncesione”, tha Trump-i të hënën (me orën lokale) kur nënshkroi dekretet përkatëse në Shtëpinë e Bardhë. Ai po shqyrton një përjashtim për Australinë në lidhje me tarifat e çelikut.
Trump-i tregoi gjithashtu se ai e merrë në konsideratë edhe vendosjen e tarifave shtesë për makinat, produktet farmaceutike dhe çipat kompjuterikë.
Gjatë mandatit të tij të parë në detyrë deri në vitin 2021, Trump-i prezantoi gjithashtu tarifa shtesë për çelikun dhe aluminin. Bashkimi Evropian u përgjigj me tarifa për produkte të zgjedhura amerikane, si xhinse, uiski dhe motoçikleta.

Tarifat ndëshkuese për BE-në do të godasin veçanërisht rëndë VW, thotë gazetarja e ZDF Svenja Dohmeyer mbi efektet e tarifave amerikane në industrinë gjermane të automobilave. [ZDF/ISHGJ]