Presidenti amerikan Donald Trump ka ripërsëritur kërcënimet e tij për vendosjen e tarifave ndaj produkteve nga Bashkimi Evropian, duke akuzuar bllokun për praktika të padrejta tregtare. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump-i tha se do të vendoste “absolutisht” tarifa për mallrat nga BE-ja.
Trump-i tha se SHBA po trajtohej “tmerrshëm”, duke pretenduar se tregjet evropiane ishin kryesisht të mbyllura për eksportet amerikane, raporton dpa.
“Nuk na i marrin makinat, nuk na i marrin prodhimet bujqësore, në thelb nuk marrin pothuajse asgjë”, tha ai. Trump-i vuri në dukje deficitin e madh tregtar midis SHBA-së dhe BE-së, duke premtuar se do të ndërmarrë veprime “të rëndësishme” kundër bllokut, megjithëse nuk dha detaje të mëtejshme. Gjatë fushatës së tij zgjedhore, Trump-i përmendi planet për të vendosur tarifa të reja prej 10 deri në 20 për qind mbi importet nga BE, duke thënë se kjo do të nxiste industrinë vendase dhe do të trajtonte deficitin tregtar.
Gjatë mandatit të parë të Trump-i, shpërtheu një konflikt tregtar mes SHBA-së dhe BE-së. Në vitin 2018, Trump-i vendosi tarifa për importet e çelikut dhe aluminit, duke e shtyrë BE-në të përgjigjet me tarifa për produktet amerikane si burbon, motoçikletat Harley-Davidson dhe xhinse. [GN/ISHGJ]