Javën e kaluar, presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump vazhdoi të plotësonte fjalëkryqin e personelit për administratën e tij, e cila fillon punën më 20 janar të vitit të ardhshëm, ditën e inaugurimit zyrtar të Trump.
Pas emërimit të njerëzve drejtues në postet më të rëndësishme si këshilltar për sigurinë kombëtare, sekretar shteti, drejtor i CIA-s dhe ambasador në OKB, radha e Pentagonit.
Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, Donald Trump njoftoi se po emëron Pete Hegseth për Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-së. “Është nderi im të njoftoj se kam emëruar Pete Hegseth për Sekretarin e Mbrojtjes në kabinetin tim”, tha presidenti i ardhshëm amerikan.
Siç shkruan BBC. Emërimi i Hegseth është një nga më të priturit, në një kohë kur luftërat në Ukrainë dhe Gaza janë ndezur. Emri i Hegseth vjen si një surprizë e madhe.
“Pete është i ashpër, i zgjuar dhe me të vërtetë e vendos Amerikën të parën. Me Pete në krye, armiqtë e Amerikës duhet të jenë në roje – ushtria jonë do të jetë përsëri e shkëlqyer. Amerika nuk do të tërhiqet kurrë”, përfundoi Trump.
Hegseth u diplomua në Harvard dhe Princeton. Ai shërbeu në ushtrinë amerikane, duke përfshirë Gjirin e Guantanamos, Irakun dhe Afganistanin. Ai gjithashtu punoi si prezantues në stacionin televiziv pro-republikan Fox News. [GN/ISHGJ]