Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, gjatë një vizite në Kiev më 21 tetor, tha se presidenti rus Vladimir Putin “nuk ka arritur një qëllim të vetëm strategjik” pas 970 ditësh luftë, duke thënë se “Moska nuk do të arrijë kurrë ta qeverisë e kontrolloj Ukrainën”. Megjithatë, në prapaskenë, shqetësimi i zyrtarëve perëndimorë dhe ukrainas për drejtimin e konfliktit po rritet, me problemet e rezistencës ukrainase përballë presionit në rritje nga Rusia, duke u përmendur gjithnjë e më shpesh, shkruan The Economist në një artikull me titull. “Ukraina tani po lufton për mbijetesë, jo për fitore”.
Në frontet e Donbasit, forcat ruse kanë bërë përparim në disa pika kyçe, duke përfshirë rajonet Kupiansk dhe Chasiv Yar, ndërsa në zonat jugore ato po mbyllen në Kurahovo. Për Ukrainën, sfida qëndron në tkurrrjen gjithnjë në rritje të personelit ushtarak, pavarësisht ligjeve të reja të mobilizimit që nuk arrijnë të tërheqin një numër të mjaftueshëm të rekrutëve të rinj.
Jack Watling i Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara vë në dukje një sërë problemesh që pengojnë mbrojtjen e Ukrainës, nga mungesa e mbrojtjeve kundërajrore, të cilat lejojnë dronët rusë të zbulimit të monitorojnë, deri te disponueshmëria e reduktuar e predhave dhe blindave. “Rusia aktualisht ka një avantazh dy-me-një në zjarrin e artilerisë”, tha Ivan Havriljuk, zëvendësministri i mbrojtjes i Ukrainës. Këto rrethana e detyrojnë gjithashtu ushtrinë ukrainase të mbështetet në këmbësorinë, gjë që rrit numrin e viktimave.
Ekziston një frikë në rritje në Perëndim se Ukraina, në këto kushte, mund të jetë e para që do të arrijë pikën e kthesës. Pentagoni tani ka në plan të parë ruajtjen e mbrojtjes ukrainase dhe synime më pak ambicioze se ato planet e mëparshme për përparime më të rëndësishme ushtarake. Jim O’Brien, zyrtari më i lartë i SHBA-së për Evropën, përmblodhi situatën, duke thënë se “muajt e ardhshëm janë një mundësi për të riafirmuar se Ukraina mund të mbijetojë në fushën e betejës për vitet në vijim.” [GN/ISHGJ]