Ivana Stradner, një studiuese në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, e cila është edhe njohëse e zhvillimeve dhe politikave në Ballkanin Perëndimor, ka treguar mbi rrezikun që paraqet për rajonin dhe Perëndimin politika autoritare që po ndjek Serbia në krye me Aleksandar Vuçiqin.
[18 maj, 2024]
“Udhëheqësi autoritar i Serbisë Vuçiç po forcon lidhjet e tij me diktatorin kinez Xi, duke lënë mënjanë Rusinë. Sa larg mund të shkojë ai? Dhe pse BE-ja i toleron lojërat e tij zbutëse tiranësh?”, në këtë temë në Podcastin e European ResilienceInitiative Center, Stradner ka analizuar lojën e Vuçiqit me Perëndimin, Kinën e Rusinë.
Stradner tha se Vuçiq po bëhet dita-ditës lider më autoritar duke shfaqur shumë shenja se çfarë në të vërtetë është. “Ai gjithashtu është një lider ideologjik”, shton Stradner.
Ajo thotë se ndërsa s’ka opozitë të fortë në Serbi, Perëndimi mendon se duhet ta mbështesë Vuçiqin dhe të punojë me atë që kanë dhe jo me qeverinë që duan. Stradner thotë se Vuçiq është politikan i mirë për ta diktuar mjedisin në media duke marrë për bazë edhe përvojën e tij gjatë regjimit të Millosheviqit ku ai ka qenë ministër i propagandës.
“Në Serbi nuk ka media të lira plotësisht. Ai ka përdorur hapësirën informuese për të manipuluar fushën e informacionit”, ka thënë Stradner e cila mori si shembull disa raportime tëmediave në Serbi përpara se Rusia ta sulmojë Ukrainën. “Mediat propaganduese në Serbi që pretendonin se ishte Ukraina ajo që ka sulmuar Rusinë”.
Stradner pyet se nëse vërtet Serbia dëshiron të integrohet në Bashkimin Evropian pse atëherë nuk e përdor hapësirën mediatike për ta përgatitur popullin për këtë veprim.
Ivana Stradner ka ngritur alarmin se Serbia do të synojë ta bëjë atë që ka bërë në Mal të Zi tash me udhëheqjen e re në Maqedoninë e Veriut duke përdorur metodat e njëjta.
“Ata përdorin “botën serbe” dhe Kishën Ortodokse për të polarizuar dhe destabilizuar shoqërinë. Një strategji shumë e ngjashme do të shpërndajë në Maqedoninë e Veriut. Ne e morëm mësimin nga Mali i Zi, por jam e shqetësuar se njerëzit nuk do t’ia kushtojnë këtë vëmendje Maqedonisë së Veriut. Kur vjen puna te eskalimi dhe krizat, ai ka dy dy zona në rajon, njëra është Kosova dhe tjetra Bosnja e Hercegovina dhe ai po luan njëstrategji në mes të të dyjave”, ka thënë ajo.
Në Kosovë, Stradner thotë se Vuçiq e kupton shumë mirë se duhet ta destabilizojë konfliktin e ngrirë. Si shembull ajo merr protestat e nxitura në veri të Kosovës ku mbetën të lënduar ushtarë të misionit të KFOR-it dhe pastaj edhe sulmi në Banjskë.
“Ai dëshiron të eskalojë dhe më pas të thotë se mund të qetësojëkrizat. Edhe në Bosnjë e Hercegovinë situata është shumë e ngjashme me satelitët e tij sikur Milorad Dodikun”, shprehet Stradner.
Stradner ka thënë se lidhjet e Serbisë me Kinën janë të përshtatshme për një lider autoritar si Vuçiqi dhe se Kina dëshiron të ketë terren në Evropë me Hungarinë dhe Serbinë.
“Lideri kinez sapo ka vizituar Serbinë nuk jam surprizuar sepse Vuçiq po luan këtë lojë me Rusinë kundër Perëndimit dhe tash do të vendosë një shtyllë tjetër në këtë që është Kina.
Vuçiqit i nevojitet Kina edhe për të mbijetuar dhe Kinës i nevojitet terren në Evropë përmes Hungarisë dhe Serbisë. Nuk është vetëm njëinvestim ekonomik por gjithashtu është edhe një investim i sigurisë. Po ju jap një shembull konkret. Kina veçse ka bërë disa veprime të sigurisë me Serbinë duke dërguar FK3, që janë sistem mbrojtës, teknologji vëzhgimi që është një ëndërr e bërë realitet për cilindo autoritar”, ka thënë Stradner./The Geopost/