[15 mars 2025]
Marina Kineze po ndërton makineri të mëdha për të pushtuar dhe zbarkuar në Tajvan. Analisti i mbrojtjes dhe ish-oficeri i marinës H.I. Sutton i Naval News komentoi: “Unë e urrej të kem të drejtë për gjërat”, duke iu referuar vlerësimit të tij të mëparshëm nga janari 2025, në të cilin ai parashikoi zhvillimin e këtyre të ashtuquajturave “maune pushtuese” që mbanin ura lëvizëse rreth 120 metra të gjata.
Analiza e tij tani është konfirmuar nga burime të shumta që pohojnë për vërtetësin e faktit se Kina tashmë ka ndërtuar urat lëvizëse dhe po e bën testimin e tyre. Sutton ishte i pari që përshkroi programin e fshehtë të anijeve të Kinës, duke sugjeruar se anijet ishin ndërtuar për një skenar të pushtimit të Tajvanit. Këto pretendime kanë tërhequr vëmendjen pasi dalin prova të reja në lidhje me prodhimin e tyre të shpejtë dhe pozicionimin strategjik.

Kapaciteti i lartë i ngarkesës, opsionet e lidhjes dhe ‘këmbët’
Ngjashëm me anijet lundruese, maunat zbarkuese të Kinës duket se janë zhvilluar shpejt dhe me një objektiv të qartë operacional si paramendim. Sutton pretendon se secila prej tyre do të jetë në gjendje të mbajë dhe transportojë një numër të madh tankesh, dhe dizajni sugjeron një ngarkesë të madhe.
Gjithashtu, ato duket se janë të dizajnuara në mënyrë që anijet tjera të ngarkesave të mund të shkarkojnë automjetet dhe ushtarët e tyre përmes pjesës së pasme të maunes, kështu që do të shërbejë edhe si urë. Jo vetëm anije tjera mallrash mund të lidhen me maune, por edhe maune tjera. Kur tri maune janë të lidhura (si në foto), ato mund të mbulojnë 700-850 metra, sipas një analize të Tom Shugart të raportuar në The War Zone.
Sutton shpjegon se maunet kanë gjithashtu “këmbë” që ulen në shtratin e detit, duke siguruar më pak lëkundje të maunes gjatë shkarkimit dhe stabilitet më të madh gjatë një operacioni të tillë.
Ndërsa një prototip më i vogël u vu re që në vitin 2022, ndërtimi i fundit i njësive të shumta sugjeron se projekti po përshpejtohet. Guangzhou Shipyard International (GSI), një lojtar kyç në zgjerimin detar të Kinës, ka qenë në qendër të prodhimit të një sërë anijesh jokonvencionale, duke përfshirë anije të mëdha sipërfaqësore pa pilot dhe aeroplanmbajtëse të lehta.

Kina po bën pikërisht atë që duhet për një zbarkim në shkallë të gjerë
Emma Salisbury, një studiuese në Këshillin e Gjeostrategjisë, i tha Naval News se “çdo pushtim i Tajvanit nga kontinenti do të kërkonte një numër të madh anijesh për të transportuar me shpejtësi personelin dhe pajisjet nëpër ngushticë, veçanërisht mjetet tokësore si automjetet e blinduara”. Këto kalata lëvizëse duken veçanërisht të përshtatshme për pushtimin.
Salisbury vazhdon: “Në përgatitje për pushtimin, do të prisja një rritje të ndërtimit të anijeve të afta për të kryer këtë transport.” Damien Symon, një analist i respektuar i mbrojtjes që shqyrtoi fotot, vuri në dukje përshtatshmërinë e tyre për t’u ankoruar së bashku me flotën e madhe kineze të trageteve civile. Tragetet kineze me rrokullisje (RORO) u ndërtuan për të transportuar automjete ushtarake, duke përfshirë tanke të rënda luftarake. Ato përdoren rregullisht në ushtrime në këtë mënyrë. Salisbury pajtohet: “Kina po ndërton një flotë të madhe anijesh me qëllime të dyfishta – anije tregtare që mund të shfrytëzohen lehtësisht për përdorim ushtarak kur është e nevojshme.”
Koncepti i këtyre maunave të kujton doket portative “Mulberry” të përdorura nga forcat aleate gjatë pushtimit të Normandisë në 1944 në Luftën e Dytë Botërore. [GN/ISHGJ]