[11 qershor, 2024
Ka filluar faza e dytë e stërvitjes së forcave bërthamore jostrategjike (taktike) ruse, njoftoi të martën Ministria ruse e Mbrojtjes, siç raporton media shtetërore RIA Novosti.
“Gjatë stërvitjes do të përpunohen çështjet e trajnimit të përbashkët të forcave të armatosura të Federatës Ruse dhe Republikës së Bjellorusisë për përdorimin luftarak të armëve bërthamore jostrategjike”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes ruse.
Qëllimi i manovrës është ruajtja e gatishmërisë së njësive për përdorimin luftarak të armëve bërthamore jostrategjike të të dy vendeve, në mënyrë që të sigurohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Unionit të Rusisë dhe Bjellorusisë.
Sistemi Iskander, raketë hipersonike, avionë
Ministria ruse e Mbrojtjes kujtoi se gjatë fazës së parë, personeli i njësive raketore të Qarkut Ushtarak Jugor punoi për blerjen e municioneve speciale për sistemin Iskander, duke pajisur me të mjetet e lëshimit dhe duke lëvizur fshehurazi në zonën e lëshimit.
Njësitë e aviacionit praktikuan pajisjen e njësive të stërvitjes luftarake me avionë, duke përfshirë raketat hipersonike Kinžal dhe fluturimet në zonat e patrullimit. [GN/ISHGJ]