Presidenti turk, Tayyip Erdogan, tha se homologu i tij amerikan, Donald Trump, i pohoi atij se do të merrte pjesë në bisedimet e mundshme të paqes midis udhëheqësve të Ukrainës dhe Rusisë në Turqi nëse Presidenti rus, Vladimir Putin, pranonte të merrte pjesë. Gjatë kthimit nga samiti i NATO-s, ku bëri paraqitjen e tij të parë që nga kthimi në detyrë, Erdogan deklaroi se i tha presidentit amerikan se Ankaraja synon të bashkojë udhëheqësit rusë dhe ukrainas në Turqi për bisedime paqeje, raporton Reuters.
“Ai (Trumpi) tha, ‘nëse Presidenti rus, Vladimir Putin, vjen në Stamboll ose Ankara për një zgjidhje, atëherë edhe unë do të vij’, e citoi zyra e Erdoganit për gazetarët të enjten. “Ne do të mbajmë kontaktet e nevojshme dhe me vullnetin e Zotit, do ta realizojmë këtë takim sa më shpejt të jetë e mundur”, përfundoi ai. [GN/ISHGJ]