[9 prill, 2025]
Mbretëria e Bashkuar ka qenë mbështetëse dhe mike afatgjatë e Republikës së Kosovës dhe se riafirmimi për përkrahjen e Kosovës në rrugëtimin euro-atlantik, është thënë edhe gjatë vizitës së fundit të sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, në Prishtinë.
Kështu theksoi përfaqësuesi britanik, Fergus Eckersley në seancën e së martës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ai ka shtuar se zgjedhjet e fundit në Kosovë ishin paqësore dhe konkuruese.
“Mbretëria e Bashkuar ka qenë mbështetëse dhe mike afatgjatë e Kosovës mbetemi të përkushtuar që të përkrahim rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës dhe zhvillimin e një shoqrie shumë etnike demokratike. Gjatë vizitës së javës së kaluar Ministria e Jashtme e jona e ka bërë riafrimimin e këtij synimi, mirëpresim zgjedhjet e fundit, vëzhguesit ndërkombëtarë e kanë cilësuar si paqësor dhe konkurues dhe ne mirëpresim qeverinë e re që të bashkëpunojmë me të”, tha Eckersley
Eckersley tha po ashtu se si përkrahëse e shtetësisë së Kosovës, e mirëpresin njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Kenia, teksa i inkurajoi të gjitha shtetet që s’e kanë bërë një gjë të tillë, ta bëjnë sa më shpejt.
“Si përkrahëse e shtetësisë së Kosovës, e mirëpresim njohjen së voni të Kenias, duke i shtuar numrin e shteteve njohëse inkurajojmë të gjithë ata që s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë sa më shpejt”, theksoi ai për kp.
Më tej, përfaqësuesi britanik i kërkoi Serbisë sjelljen para drejtësisë autorët e sulmeve të KFOR-it, atij në Banjskë dhe të bashkëpunojë me Kosovën për t’i identifikuar kryesit e sulmit në kanalin e “Ibër-Lepencit”.
Kosova dhe Serbia duhet të punojnë në zbutjen e tensioneve dhe përmbahen nga retorikat eskaluese mes tyre për një të ardhme më prosperuese, deklaroi të marten hënën përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, John Kelley.
Gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kelley tha se qëllimi përfundimtar mes të dyja vendeve duhet të jetë njohja reciproke. [KN]