Në qendër të qytetit, tani i quajtur “Sheshi Skënderbeu,” u vendos monumenti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Ky moment shënon një hap të rëndësishëm për ruajtjen dhe promovimin e identitetit shqiptar në Mal të Zi.
Iniciativa u realizua falë bashkëpunimit midis diasporës shqiptare, autoriteteve vendase dhe kontributit të Tiranës. Projekti dhe monumenti i heroit kombetar u financua nga mërgimtarët malësorë dhe shoqatat shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
