FETË NË GJEOPOLITIKË

I
Fetë po rishfaqen në sferat sociale, politike dhe ekonomike, në kontekstin e krizës aktuale të shtetit-komb, duke ilustruar kufijtë e institucioneve dhe ideologjive laike. Përdorimi politik i fesë në politikën e brendshme dhe ndërkombëtare është bërë një faktor i rëndësishëm për sa i përket rivaliteteve të pushtetit, duke ndikuar ndjeshëm në gjeopolitikën bashkëkohore në pjesë të ndryshme të botës. Manipulimi i faktorëve fetarë për të promovuar projekte të ndryshme politike paraqet një sfidë të rëndësishme për bashkëjetesën paqësore të komuniteteve brenda shteteve dhe ndikon ndjeshëm edhe në evoluimin e konflikteve aktuale ndërmjet shteteve. Rritja e shkallës së pasigurisë në pjesë dhe vende të ndryshme, vije si pasoj e shtimit të aktiviteteve të fanatikëve fetare, të cilat vihen në dispozicion të individëve të paskrupullt, tepër ambicioz dhe të dehur nga pushteti për të arritur qëllime egoiste politike dhe materiale. Përmes këtyre aktiviteteve, pasiguria, terrorizmi dhe dhuna, jo vetëm që kanë gjetur rrugën e saj në të gjitha qoshet dhe të çarat e shoqërive, por feja, jeta politike dhe ekonomike e qytetarëve etj. i kanë dominuar dhe po dominojnë në mënyrë të barabartë proceset politike dhe gjeopolitike. Për të kuptuar natyrën komplekse dhe dinamikën e tyre të mundshme destabilizuese, bëhet e nevojshme të bëhet një analizë nga një qasje ndërdisiplinore dhe holistike, në mënyrë që të shmangen interpretimet e gabuara të kësaj natyre.
Analiza gjeopolitike përfaqëson një mjet të dobishëm në këtë kontekst, pasi merr parasysh parametrat gjeografikë, politikë, historikë, sociologjikë, kulturorë, demografikë dhe ekonomikë për të deshifruar kompleksitetin e rivaliteteve të pushtetit dhe shteteve në të cilat përfshihen faktorët fetarë. Rritja e rolit të fesë në jetën e përditshme, po ndikon në rrethanat politike, në kontekstin e erozionit të sovranitetit të shtetit dhe krizës me të cilën përballen ideologjitë kryesore laike, duke marrë parasysh se si ky proces ndikon në konfigurimet e ndryshme gjeopolitike kombëtare, rajonale dhe globale. Vlerat liberale të shtetit laik si dhe ndikimet potenciale të fesë në të, kanë ndezur debate dhe diskutime të ashpra nëpër botë. Me transformimin ekonomik e shoqëror të shteteve, këto debate deri në një masë janë zgjidhur, duke ndarë mjaft qartë kompetencat e laicitetit të shtetit si dhe çështjeve fetare, pa e ndikuar njëra tjetrën, por duke bashkëpunuar ndërmjet vete. Përdorimin e ideologjive të ndryshme fetare nga aktorët shtetërorë dhe jo shtetërorë që kërkojnë të arrijnë objektivat politike, gjeopolitike dhe influencave nga më te ndryshmet, e bëjnë gjithnjë e më e vështirë për t’u realizuar shteti laik apo shekullar. Në këtë kontekst, ne do ta trajtojmë rajonin e Ballkanit Perëndimor, lidhur me ndikimin politik të feve kryesore të botës, të cilat duhet të shqyrtohet nga një këndvështrim ndërdisiplinor dhe të diskutohen ilustrime të ndryshme të rasteve mbi rolin gjeopolitik të Islamit, Krishterimit, Hinduizmit, Judaizmit apo dhe Budizmit. Për të ekzaminuar situata të ndryshme, në të cilat faktorët fetarë luajnë një rol në rivalitetet e pushtetit midis aktorëve të ndryshëm shtetërorë dhe jo shtetërorë dhe aftësinë për të ndikuar në proceset gjeopolitike, sot, nuk ka dyshim se fetë janë një nga faktorët që kontribuojnë gjithnjë e më shumë në formësimin dhe kushtëzimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Çdo fe, kudo është objekt i shfrytëzimit politik, për qëllime që nuk kanë të bëjnë me shpëtimin e shpirtit, por lidhen me pushtetin shtetëror, duke u larguar sa më shumë nga sfera e intelektit dhe e shpirtit”. Siç shkroi Graham Fuller: “Feja do të thirret gjithmonë kudo që të jetë e mundur për të nxitur publikun dhe për të justifikuar fushatat, betejat dhe luftërat e mëdha”, por “shkaqet, fushatat, betejat dhe luftërat nuk kanë të bëjnë me fetë” (Fuller, 2011). Në tekstin e tij “Feja kudër sekularizmit”(Religion vs. Secularism in Politics – Sr. Paul Strand, Washington Correspondent) shkruan kështu: “Çështja e fesë është bërë një nga faktorët më të rëndësishëm në përcaktimin politik dhe orientimit të votimit . Se feja bëhet mjet i kontrollit të shtetit bashkëkohor nuk është gjë e panjohur për lexuesin, duke qenë se për dekada të tëra “kultet fetare” kanë qenë mjete të shteteve në formësimin e politikave sociale në Ballkan. A ka mënyrë më të mirë për të promovuar qëllimet e dikujt ose politikës, sesa t’i veshësh ato me “petk fetar”. psh. në Ballkan, shumë e shohin Rusinë dhe Turqinë si binjakë identikë, të udhëhequr nga pushtete autoritare, duke i shfrytëzuar lidhjet kulturore dhe fetare me shoqëritë lokale duke sfiduar politikën dhe rendin Perëndimor për Ballkanin, të përcaktuar vitet 1990-ta, me qendër BE-në dhe NATO-n.
II
Gjeografia e Ballkanit dhe afinitetet kulturore të tij, e bëjnë atë shtrihet në dy pole – si Lindje ashtu edhe Perëndim. Prandaj, Ballkani është në kufi të përhershëm, i tërhequr nga ndikimet e kombeve dhe organizatave perëndimore dhe lindore. Kjo ka qenë e vërtetë veçanërisht për popullsinë shqiptare dhe boshnjake, që kanë marrë ndikime nga Turqia, e cila rezonon nga historia me shqiptarët dhe boshnjakët, duke pretenduar se identiteti i tyre është i ndërthurur me të kaluarën osmane. Shfaqja e neo-otomanizmit, e lidh Ballkanin me Turqinë me të kaluarën duke e synuar nga e ardhmja. Ajo pretendon të jetë kampion dhe mbrojtës i myslimanëve të Ballkanit. Trashëgimia perandorake është tani qenësore për politikën e Ankarasë në Ballkan, duke lënë në hije lidhjen e vendit me Perëndimin. Boshllëku politik dhe ekonomik që u shfaqën në Ballkan në veçanti në dekadën e dytë të shekullit 21, si pasoj e një inferioriteti të Bashkimit Evropian, më së mirë e shfrytëzoi Turqia me shfaqjen e tyre në Ballkan, me qëllim të ndikimit dhe kontrollit të saj në boshtin Drava-Save dhe boshtin Morava-Vardar me synime gjithnjë gjeopolitike dhe ekonomike deri diku (Davutoglu, Thellesia strategjike, pg. 158-160, 2010). Në këtë drejtim, natyrisht politika turke në qendër të zhvillimeve jashtë Turqisë e ka pasur Ballkanin , tri vende për nga rëndësia si; Bosnjën, Maqedoninë dhe Kosovën.
Në funksion të kësaj dhe synimeve gjeopolitike, shtetet gjithnjë e më shumë praktikojnë politikën e ndikimit nga ana ekonomike, duke shfrytëzuar organizata dhe mekanizma tjerë institucional. Për këtë, Drejtoria e Çështjeve Fetare (Diyanet ÿÿleri Baÿkanlÿÿÿ, Diyanet) mban një rrjet të gjerë në të gjithë Ballkanin, duke trajnuar dhe financuar imamë, xhami dhe institucione të tjera të devotshme. Nga ana tjetër, Agjencia Turke e Bashkëpunimit dhe Koordinimit (TÿKA) financon restaurimin e xhamive të epokës osmane dhe vendeve të tjera historike, si dhe ndërtimin e vendeve të reja të adhurimit (Përfshirja e TIKA-s dhe Diyanet-it daton që në vitet 1990-ta). Fondacioni Maarif dhe Institutet Yunus Emre drejtojnë institucione arsimore, në shumë raste duke marrë përsipër asetet e lëvizjes Gylen. Turqia mbështet lojtarë politikë mistifikues ose të lidhur me ideologjinë e saj ose dashamirës ndaj saj. Nëse i bëhet një analizë klasike gjeopolitike këtyre rrethanave, fuqia politike dhe financiare nuk janë thjesht të lidhura me kontrollin fizik të këtij territori, por po shprehen edhe si komandues, manipulues dhe indoktrinues.
Arsyetimet e disa nostalgjikëve otoman, që pa fije racionaliteti, sjellin në tryezën e debateve teza qyqare, se sjelljet dhe historia duhet të ndryshohet në favor të pretendimeve osmane dhe orientale, janë të ultë dhe si të tilla pa asnjë argument racional. Është pak i çuditshëm fakti se feja dhe roli i fesë në shoqërinë dhe politikën shqiptare po debatohen në këtë kohë, sikur shqiptarët nuk kanë probleme të tjera jo fetare, me të cilat duhet të merren në këtë moment, siç janë problemet e mëdha ekonomike dhe sfida të tjera politiko-shoqërore të botës shqiptare. Me fjalë, tjera, feja nuk ka qenë kurrë në gjendje që të ndahet nga manipulatorët dhe mashtruesit politik dhe shtresat e klasave shfrytëzuese dhe pushtuesve të ndryshëm. Kjo është arsyeja pse edhe sot e kësaj dite ka kontradikta antagoniste me këta mjeran politik e ideologjik, me këta kozmopolit të zhveshur nga çdo ndjenjë patriotike dhe të shitur tek të huajt (Jacques, 1995).
Por ndoshta nuk duhet të habitemi për këtë debat mbi ndikimet nga jashtë, ndërkohë që Shqipëria është në proces për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ndërkohë që edhe Kosova gjendet përballë sfidash të mëdha të konsolidimit të shtetit si dhe të përpjekjeve diplomatike për shtimin e njohjeve ndërkombëtare të pavarësisë së saj. Edhe pse ekziston një ringjallje globale e fesë në mbarë botën pasi Huntington argumentoi se në botën moderne, feja është ajo forca qendrore që motivon dhe mobilizon njerëzit (Huntington, 1991). Peter L. Berger (sociolog amerikano-austriak) i cili ishte i njohur për mbrojtjen e tij të pakufishme të shekullarizimit gjatë viteve 1960, më pas ai ndryshoi mendimin e tij duke thënë se: “Bota sot, me disa përjashtime është aq e furishme në aspektin fetar, sa nuk ka qenë ndonjëherë, dhe në disa vende më shumë se kurrë (P.L., 1990). Ndërsa Peter Berger thot se, religjonin i shqyrton në mënyrë të detajuar dhe me kujdes ngjashmëritë dhe ndryshimet, idetë kryesore, ndër to: çështjet kushtetuese; iluminizmi; sistemet e ligjit, arsimit dhe mirëqenies; përkatësisë etnike (Berger, 2008).
III
Shqiptarët deri tani e kanë konsideruar fenë si një çështje që ka të bëjë me jetën private të individit, dhe si një rit që praktikohet brenda mureve të xhamisë, të kishës, të teqesë ose në ndonjë objekti tjetër fetar dhe nuk e kanë konsideruar fenë si pjesë e pandashme të jetës politike të shoqërisë dhe të influencës së saj në qeverisje dhe në bërjen e politikës së shtetit. Millan Shufflay, njohësi më i mirë i historisë mesjetare të Shqipërisë, shkruan se: Lufta ideologjike mijëvjeçare midis Romës dhe Bizantit, nuk mori kurrë trajta të vrazhda në tokën shqiptare. Sepse, ndërgjegjja etnike tepër e thellë e vendasve, i ka peshuar më tepër se ndjenja fetare dhe se egoizmi i prijësve të tyre, nuk lejoi kurrë që zelli fetar, qoftë edhe sikur të ekzistonte, të ngritje në shkallë të fanatizmit, të cilit gjatë mesjetës tek shqiptarët mezi i gjendet gjurma” (Shufflay, 2012). Ndërlidhur me këtë, thirrja e poetit Pashko Vasa një shekull më parë i cili thotë, “çoniu, o shqiptar prej gjumit qoniu, të gjithë si vëllezën në një besë shtrëngoniu, mos shikoni kisha e xhamia, fe e Shqyptarit asht Shqyptaria…. priftnit e hoxhët ju kanë hutue, për me ju damun me ju vorfnue! (Jacques, 1995)” ishte një përmbushje patriotike me qëllim të nxitjes së antipatisë popullore kundër të gjitha feve në Shqipëri. Ndërsa shkrimtari Ismail Kadare vlerëson harmoninë fetare që ka zgjatur me shekuj dhe gjenden te vetë kushtet e rrugëtimit historik të shqiptarëve dhe te fakti që në Shqipëri të tre besimet janë të lidhura me kombin dhe ekzistencën e tij. Sipas zotit Kadare themeli i themeleve është se besimet kryesore janë barazisht të rëndësishme dhe barazisht të ligjshme: Ky drejtpeshim mes besimeve, nuk është një dëshirë e marrë për realitet, s’është retorikë poetike, as psikozë pajtuese e tillë që kërkon drejtpeshimin dhe harmoninë atje ku ato nuk ekzistojnë. Ky drejtpeshim dhe ky legjitimitet janë një realitet, janë një thelb (Kadare, 2010) .
Sa i përket identitetit fetar, shoqëria kosovare mbetet kryesisht laike në qëndrimet dhe sjelljet e saj. Megjithatë, modelet e radikalizmit fetar të nxitura nga jashtë po ndikojnë gjithnjë e më shumë në shoqërinë kosovare. Respektimi i një interpretimi më fundamental të kodit islam po rritet, megjithatë, aktualisht këta individë që e miratojnë këtë mënyrë jetese mbeten të paktë kundrejt popullsisë së Kosovës. Ka shqetësime për rritjen e xhamive konservatore të financuara dhe të mbështetura nga aktorë të jashtëm që kërkojnë të zgjerojnë ndikimin e tyre në Kosovë. Nga ana tjetër, historikisht feja nuk e ka përcaktuar se çfarë do të thoshte të ishe shqiptar, pasi që praktikat kanë treguar se ishte gjuha që shërbeu si faktori i vetëm më i rëndësishëm që i bashkon shqiptarët, dhe në historinë moderne shkollat luajtën një rol të madh në identitetin shqiptar. Sidoqoftë, ka një perceptim që në Kosovë feja po shfrytëzohet dhe manipulohet për qëllime politike, gjeostrategjike dhe gjeopolitike, në mbarë spektrin.
Me dilemën mbi rolin e fesë në jetën publike dhe politike janë përballur e përballen shumë shtete dhe shoqëri. Ndonëse kushtetuta e Republikës së Kosovës, është e qartë mbi ndarjen e shtetit nga feja, pasi ato luajnë role të ndryshme në jetën e njeriut dhe të shtetit. Prandaj, shqiptarët sot nuk guxojnë të bien pre e influencave të huaja që nuk ua duan të mirën shqiptarëve, por të jenë besnikë të traditës dhe kulturës kombëtare, përfshirë edhe harmoninë fetare. Kjo është në interesin kombëtar dhe ky shqetësim duhet të jetë në ndërgjegjen e çdo shqiptari, por duhet të jetë sidomos e ngulur në ndërgjegjen e çdo udhëheqësi fetarë dhe politik që feja të mos përdoret për qëllime përçarjesh dhe konfliktesh vëllazërore duke e dëmtuar etnin shqiptare. Ndikimet e jashtme po ndikojnë mbi diferencimin etnik të shqiptarëve. Në përgjithësi, koncepti “ndikim” përkufizohet si aftësia e një pjese për të ndikuar në një pjesë tjetër dhe për ta lënë të nënshtrohet për të bërë atë që kërkohet.
Demokracia po rrëshqet në të ashtuquajturin Ballkani Perëndimor, si pasojë e regjimeve kryesisht autoritare, ku institucionet më shumë janë formale demokratike dhe shihen gjerësisht si mjetet kryesore për të fituar pushtetin. Por ato nuk janë demokratike sepse fusha e lojës është shumë e anuar në favor të ndikimeve të huaja ( në këtë rast që po flasim, Ruse dhe Turke). Sa po duket, idetë fetare do ta pushtojnë sistemin politiko-social të komuniteteve dhe shteteve anembanë globit, në veçanti regjimet autoritare. Kjo është një nga pyetjet më të vështira me të cilat do përballemi në shekullin 21, në teorinë politike dhe shtetet ekzistuese demokratike. Rrjedhimisht, kompleksi kulturore i shoqërive dhe politika ndërkombëtare janë ndikuar për shkak të zmadhimit të hendekut që ekzistonte mes tyre, versionin e shenjtës dhe laikes (Perry, 1997). Se idetë laike ashtu edhe ato fetare kanë të mirat dhe të këqijat në jetën reale të popujve dhe shteteve, qoftë brenda apo jashtë vendit. Aktorët fetarë luajnë në akordin e ideve dhe doktrinës fetare si një fuqi dhe i marrin këto idetë si një ombrellë për orientim në përputhje me rrethanat për të arritur interesat e tyre. Këtu përfshihen aktorët ndërkombëtarë dhe rajonalë, për shembull, Rusia, Turqia ashtu edhe Arabia Saudite, pretendojnë se politikat e tyre të jashtme duhet të udhëhiqen nga perceptimi fetar. Me liberalizimin politik të shoqërive ballkanike dhe hapjen e tyre ndaj botës, pati një humbje të monopolit të institucioneve fetare mbi praktikimin e Islamit dhe rrjedhimisht pluralizimin e brendshëm të tij. Tani ka shumë mënyra të ndryshme për të qenë mysliman në Ballkan. Ky është transformimi i madh i Islamit ballkanik në tridhjetë vitet e fundit. Dhe në kuadrin e këtij pluralizimi është e pashmangshme që të shfaqen rryma ekstremiste, të cilat nuk kanë ekzistuar më parë në islamin ballkanik.
Në nivelin praktik, Turqia dhe Rusia konvergojnë duke luajtur rolin e mbrojtësve të jashtëm të komuniteteve ortodokse dhe islame, ilustron fakti se, atje ku Rusia dhe Turqia janë anëtarë të Këshillit për Zbatimin e Paqes (PIC) që mbikëqyr Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë (OHR) në emër të OKB-së, e kanë pozicionuar veten si avokate e Republika Srpska, entiteti me shumicë serbe brenda Bosnjës, ndërsa Ankaraja pretendon rolin e një vëllai të madh për boshnjakët, mbështetur në raportin e lidhjeve të saj historike me komunitetin i cili gjithashtu ka një diasporë të madhe në vetë Turqinë. Prania turke në rajon është shumë e larmishme. Para së gjithash, është Diyaneti, Presidenca Turke e Çështjeve Fetare, e cila po zhvillon marrëdhënie me institucionet fetare të çdo vendi ballkanik, veçanërisht në Bullgari, ku Diyaneti financon dhe mbikëqyr shkollat fetare myslimane. Pra, kemi një situatë të veçantë ku një institucion i shtetit turk merr përsipër shkollat fetare myslimane në një shtet fqinj. I njëjti Diyanet është më pak i pranishëm në vende të tjera të Ballkanit si Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova apo Bosnje-Hercegovina.
Në këtë kontekst, fenomeni i ri islam nuk është më vetëm bartës i alternativave politike etno-kombëtare, por edhe simptomë e hapësirave të reja që nuk mund të kufizohen brenda një territori, shteti, kombi apo identiteti të caktuar komunal. Prandaj, siç sugjeron Bougarel, është e nevojshme “të përvijohet një qasje e re ndaj feve në Ballkan që thekson diversitetin brendshëm dhe transformimet e fundit” (BOUGAREL, 2003).
Procesi i demokratizimit të rajonit dhe krijimi i partive politike pas viteve 1990-ta, janë qartazi etnokombëtare dhe jo parti fetare. Ato u krijuan nga anëtarë të elitave të reja laike dhe përfaqësojnë rezultatin logjik të sekularizimit dhe “nacionalizimit” proces që ndodhi gjatë periudhës post komuniste (Krasniqi A. , 2017). Përjashtimi i vetëm nga ky rregull janë disa subjekte politike të cilat janë krijuar nga anëtarët e një rryme pan-islamiste si SDA në Bosnjë Hercegovinë, partia Besa në Maqedoninë Veriore dhe Fjala në Kosovë. Megjithatë, kjo rrymë pan-islamiste nuk e vuri në dyshim parimin e shtetit laik.
Institucionet fetare islame, nga ana e tyre, kanë përjetuar një “ringjallje” të padiskutueshme siç ilustrohet nga ndërtimi i xhamive të reja, botimi i shumë gazetave, broshurat dhe librat dhe hapja e medreseve të reja të islamit, institucionet të arsimit të lartë si Fakultetet Pedagogjike Islame të Zenicës dhe Bihaqit në Bosnje-Hercegovinë, Fakultetin e Shkencave Islame në Prishtinë, Fakultetet e Shkencave Islame Studimet në Shkup dhe Novi Pazar dhe Instituti i Studimeve të Larta Islame në Sofje (MACHACEK, 2007). Udhëheqësit fetarë islamë gjithashtu kanë rihyrë në sferën publike, përmes organizimit të tubimet fetare dhe pelegrinazhet, pjesëmarrja në ngjarje publike laike dhe nxjerrja e deklaratave publike lidhur me çështje të ndryshme sociale dhe politike. Ndoshta katër indikatorët kryesor të ngritjes së sentimentit fetar në Ballkan, janë imamët (klerikët myslimanë) të cilët janë ndoshta më përgjegjës për përhapjen e mesazhit të fesë te masat. Kjo nga ana tjetër rezultoi në një numër më të madh njerëzish, veçanërisht të rinjtë, duke filluar të praktikojnë fenë. Indikator i dytë janë studentët e studimeve islame. Ndër këta, janë studentët të institucioneve lokale islame të arsimit të lartë të cilët janë përfshirë në studimi jashtë vendit. Ata luajtën dhe po luajnë rol të madh në transmetimin e ideve dhe literaturës islame nga vendet myslimane dhe përkthimin e tyre në gjuhën shqipe dhe boshnjake. Këta aktorë të ndryshëm, të mbështetur nga të huajt, gjithashtu i importojnë rivalitetet e tyre në Ballkan. Këto mund të vënë përballë njëra-tjetrës vende të ndryshme, mbi të gjitha Turqinë, Iranin dhe Arabinë Saudite. Ato gjithashtu mund të përfshijnë aktorë të ndryshëm nga i njëjti vend. Kur aktorët turq arritën në një numër të madh në Ballkan në vitet 1990, ata u pritën krahëhapur. Myslimanët në Ballkan nuk bënin dallime ndërmjet Dijanetit, institucioneve zyrtare dhe lëvizjes së Fetullah Gylenit, dhe mund të kishit pasur artikuj në shtypin fetar në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë ose Bullgari që lavdëronin Dijanetin krahas artikujve të tjerë në favor të Fethullah Gylenit.
E treta ishin organizatat dhe institucionet e bashkësisë islame. Ndër këto mund të përfshijmë objektet arsimore të bashkësisë islame, të dyja për arsimin e ulët dhe të lartë islam, mediat dhe botimet e tij. E katërta ishin ndikimet e faktorëve të huaj duke përfshirë agjencitë humanitare islame që funksionuan gjatë dhe menjëherë pas luftës. Përmes botimit të librave, gazetave dhe revistave islame, gjithashtu kanë ndikuar në rritjen e sentimentit fetar në këto dy komunitete(shqiptarë dhe Boshnjak. Në të shumtën rastet, në listën e letërsisë islame dominon përkthimi i literaturës së huaj. Këto botime mund të ndahen gjerësisht në botime të shtëpisë botuese të bashkësisë islame dhe në një masë më të vogël në botime private dhe agjencive humanitare. Duhet theksuar se librat falas vazhdon të shpërndahen nga të gjitha palët, nga njeriu aktivistë për të drejtat e dëshmitarëve të Jehovait, ungjillorët radikalë të krishterë, shiitët iranianë. Përveç kësaj, botimi i këtyre librave është kryesisht i nxitur nga oferta dhe nuk nxitet nga kërkesa. Prandaj, libra të tillë të financuar nga palët e huaja të interesit mund të konsiderohen si literaturë e subvencionuar.
IV
Potencialet aktuale që Rusia dhe Turqia kanë në rajon, po realizohen nga politikanët dhe figurat fetare vendore, ruse dhe turke që kërkojnë të çojnë më tej interesin e tyre në këtë pjesë. Në fakt, Turqia po angazhohet në rajonin e Ballkanit dhe po merr lojtarin rajonal të tutorit, duke përdorur fuqinë e saj financiare, politike dhe fetare në provincat e saj të periudhës otomane. Lidhur me marrëdhëniet e saj me këto ish-toka osmane, Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, kishte deklaruar se Turqia është trashëgimtare natyrore e Perandorisë Osmane që dikur bashkoi botën myslimane dhe për këtë arsye ka pozicionin për t’u bërë një fuqi rajonale myslimane, që tregon një të ashtuquajtur neo-osmanizëm. Boshllëqet gjeopolitike dhe gjeokulturore kanë sjellë pika konflikti të reja në Ballkan dhe themeli i ndikimit politik të Turqisë në rajon janë popullsitë myslimane si mbetje osmane. Gjithnjë sipas tij, në Bosnjë dhe Shqipëri aleatët e natyrshëm të Turqisë (shumica myslimane) kanë vullnetin për ta rikthyer përvojën historike në aleancë të natyrshme. Objektiva afatshkurtra dhe afatmesme të Turqisë janë fuqizimi i Bosnjës dhe Shqipërisë. Një themel i politikës së jashtme turke mbetet komunikacioni tokësor dhe detar mes Ballkanit dhe Lindjes së mesme që bashkojnë linjat: Stamboll-Adriatik dhe Stamboll–Danub (Davutoglu, Stratejik Derinlik. Türkiye’ nin Uluslararasi Konumu”pg. 161, 2001).
Davutoglu shpjegonte se si mund t’i formësojë Turqia zhvillimet rajonale dhe globale në të ardhmen. Sipas tij, Turqia duhet të synoj një vend qendror në rajonin më të gjerë që përbëhet nga Evropa, Azia dhe Lindja e Mesme dhe jo të jetë vendi periferik i Evropës, Azisë dhe Lindjes së Mesme. Ajo ka një kapacitet të madh për të ndikuar në zhvillimet në këto rajone. Ai artikuloi se, “Turqia nuk ka shanse të jetë periferike, nuk është një vend anësor i BE-së, NATO-s apo Azisë (Davutoglu, Stratejik Derinlik. Türkiye’ nin Uluslararasi Konumu”pg. 161, 2001). Kjo jep për të kuptuar se, feja dhe gjeopolitika janë të lidhura ngushtë dhe mjaft e qartë dhe ndoshta më shumë se kurrë. Nëse e përkufizojmë gjeopolitikën si prirje të shteteve ose grupeve të lokalizuara për të optimizuar synimet e tyre territoriale në kurriz të aktorëve të tjerë, mund të themi se gjeopolitika bashkëkohore duket shumë të rezonojë me fenë.
Ndërsa qasja ndaj angazhimit në rajon që ruan lidhjet në të gjithë Ballkanin, kryesisht përmes angazhimit politik dhe ekonomik, duke përforcuar kulturën, fenë dhe historinë e përbashkët (Walker, 2009), ku argumenti thelbësor qëndron se, regjimet autoritare që janë shfaqur në Ballkanin Perëndimor, janë përshtatur me mbështetjen nga aktorët kryesisht të këtyre shteteve. Në këtë mënyrë, i kanë sfiduar politikat perëndimorë të BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke siguruar njëkohësisht kontrollin autoritar brenda vendeve të tyre. Politikat anti-perëndimore dhe nacionalizmi përjashtues, përdoren vetëm kur dështojnë kombinimet e praktikave autoritare dhe një axhendë formale reformiste. Për pasojë, këto regjime ushtrojnë kontrollin e medias dhe institucioneve shtetërore.
Së bashku me Kinën, Rusia dhe Turqia u shfaqen si kandidatët kryesorë për të mbushur boshllëkun që rezultoj nga pakësimi i perëndimit dhe ngadalësimi i zgjerimit të BE-së (Bieber F. &., 2009). Në të njëjtën kohë, pozicionet dhe strategjitë e Rusisë dhe Turqisë ndryshojnë. Ndërsa objektivi kryesor i Moskës është të parandalojë zgjerimin e NATO-s dhe BE-së, Ankara mbetet e përkushtuar ndaj integrimit të Ballkanit në Aleancën Atlantike (në të cilën është anëtare) dhe në përgjithësi është indiferente ndaj BE-së në gjerësi. Megjithatë, nuk ka asnjë kërcënim të menjëhershëm të një fronti të përbashkët ruso-turk në rajon të drejtuar kundër Perëndimit.
Modeli autoritar i qeverisjes është i rrënjosur mirë në rajon, ku autoritarët e kanë shtrënguar kontrollin e tyre mbi institucionet dhe burimet publike, kanë kultivuar rrjete klienteliste, kanë kapur mediat, kanë shfrytëzuar nacionalizmin dhe kanë shfrytëzuar fuqinë e shtetit për të margjinalizuar opozitën dhe kritikët në shoqërinë civile (Bieber F. , “Rising authoritarianism in the Western Balkans”, 2020). Reflekset autoritare shpjegojnë ndjekjen e madhe që gëzojnë si Putin ashtu edhe Erdogan në Ballkan. Sondazhet sociologjike tregojnë për popullaritetin e jashtëzakonshëm të dy liderëve në mesin e audiencës së tyre të synuar (Gallup, 2018). Për shembull, Putini shënon rezultate të larta me serbët në Serbi si dhe në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë. Erdogan, nga ana e tij, gëzon popullaritet në mesin e boshnjakëve dhe në një shkallë më të vogël tek shqiptarët. Ata kryesisht i tejkalojnë figurat e tjera ndërkombëtare p.sh., politikanë të lartë evropianë ose liderët e Gjirit që konkurrojnë me Turqinë për udhëheqjen e komuniteteve myslimane në rajon.
Si Rusia, ashtu edhe Turqia i kanë bërë thirrje partikularizmit fetar dhe etnik, dhe në rastin rus nacionalizmit anti-perëndimor. Axhenda e tyre për promovimin e politikave të identitetit, është në kontrast të plotë me universalizmin e përkrahur nga BE-ja dhe SHBA-ja. Rusia ka ndërtuar aleanca me parti dhe shoqata qytetare të prirjes nacionaliste, kundër NATO-s dhe skeptike ndaj BE-së. Duke vepruar kështu, ajo ka qenë e prirë të luajë me kartën kulturore/fetare. Kisha Ortodokse Ruse përfiton nga lidhjet e forta me komunitetet sllave, p.sh., Kishën Ortodokse Serbe. Serbët janë aktivë brenda dhe jashtë Serbisë në çdo kohë, por gjithnjë me bekimin e Rusisë mëmë. Serbët, nga gënjeshtrat dhe keq veprimet e projektuara nga ideologjia destructive, nën ndikimin e mitomanisë (Kosovës), pravosllavlja bëhet krivosllavlje (kuazisllavlje) duke u shndërruar në burim të konflikteve dhe luftërave permanente në rajonin e Ballkanit. Gënjeshtrat serbe janë shndërruan në forcë demoniane, që sollën jo paqe për vetë serbët, kurse për të tjerët të këqija gjenocidale. Si gënjeshtarë të mirëfilltë, serbët janë transformuar në robër të dëshirave vetjake dhe këtë ‘të vërtetë’ të tyre ua ofrojnë edhe fqinjëve si garantë për hegjemonizmin ndaj tyre. Ata me fashizmin kanë të përbashkët nacizmin dhe biologjizmin nacional apo racizmin, por atyre ua tejkalojnë çmenduria nacionale dhe aspiratat pushtuese hegjemoniste. Vellikoserbizmi pretendon në të drejtën historike të cilën e kanë manipuluar dhe falsifikuar, ndërsa nacizmin në të drejtën raciale. Konceptet politike, religjioze dhe ushtarake ultra-ekstreme dhe perverse serbe-ortodokse, kanë ndikuar që edhe njerëzit më përgjegjës të ortodoksizmit, të politikës dhe shkencës të futen në labirinthin vicioz, mistik, obskurantist të tyre. Serbët e festojnë, si i vetmi popull në Ballkan, luftën gjoja të humbur, gjë që e ilustron ndenja e humbjes si rilindje në kulturën serbe. Në kundërshtim me faktet historike, Beteja në Fushën e Mëllenjave u barazua me rënien e perandorisë serbe. Përqendrimi sot nuk është te ngjarja historike e betejës, por te këngët dhe legjendat e shumta që vërtiteshin rreth saj dhe që e lanë të bëhej mit. Vetëdija e tillë e përvetësuar krijoi psikopatë, të cilët gjatë historisë, humbjet i shohin si fitore, kurse ‘zotimin’ për Kosovën, e bëjnë fundament për luftëra gjenocidale. Këtë vetëdije të tyre të përvetësuar, filozofi boshnjak R. Muminoviq e përshkruan si “vetëdije e pervertuar e ideologjisë serbomadhe që ka bërë aq vepra shoviniste, gjenocidiale dhe destruktive sa që nuk mund të kategorizohen në nocione të njohura të ideologjisë (Muminovic, 2000). Si pasojë e saj dhe vetëdija e tillë, e shtyri në vitet e tridhjeta të shekullit XX Klubin Kulturor Serb t’i propozojë mbretit Aleksandër se “me kalljen e fshatrave shqiptare, me nismën e vrasjeve dhe konflikteve, me shkeljen e shenjtërive fetare etj., të krijohen kushtet për persekutimin e shqiptarëve nga Kosova dhe kështu ta kolonizojë Kosovën (Sehic, 1971). Ushtria serbe masakroi dhe dhunshëm shpërnguli pothuajse gjithë popullsinë e atij rajoni, pjesa dërmuese e së cilës ishte e etnisë shqiptare. Dimri i vitit 1877- 1878 do të jetë fatal për popullsinë shqiptare të rajonit të Sanxhaku të Nishit, atëherë nën Perandorinë Osmane, ku ushtria serbe më ndihmën edhe të ushtrisë cariste të Rusisë dhe të disa shteteve evropiane, arriti të dëbojë më se 250,000 banorë shqiptarë nga Sanxhaku i Nishit (Buxhovi, 2012). Duke përdorur të njëjtën logjikë dhe vetëdije i shtyri kriminelët serb në Bosnjë, që në janar të vitit 1992 të pohojë se strategjia serbe është të luftojnë “deri sa nuk e arrijnë synimin e Karagjorgjes – bashkimin e të gjithë serbëve” (Karcic, 2001).
Kisha ortodokse ka pronësi të fortë edhe në diplomacinë serbe duke përçuar frymën shoviniste të politikës dhe diplomacisë. Kleri serb ka krijuar simbiozën e pashqitshme fe-politikë duke e mitizuar dhe falsifikuar historinë e Ballkanit, të Serbisë dhe të Kosovës. Shkenca serbe, sidomos historia, gjeografia dhe jeta sociale në përgjithësi, nuk kanë dalë asnjëherë jashtë kuadrit të dogmave të përcaktuara nga kisha serbe. Dogmat e kishës serbe kanë qenë themeli mbi të cilën janë ngritur historia dhe gjeografia e Serbisë, e siç dihet, historianët dhe gjeografët serb, janë prindërit e politikës manipulatore të saj. Dhuna ortodokse serbe zë fill në mitin grek të Anteas dhe në vetëdijen tribale, virtyt ky që e ka përcjellë popullin serb deri në ditët e sotme. Kjo ideologji, në vend të kombit e thekson popullin, në kuptim të “popullit qiellor”, madhësia e të cilit nuk është raca, por “dhurata e Zotit”, e cila, nuk dihet përse, popujve të tjerë u është privuar, kurse u është dhënë serbëve në Kosovë. Në këtë mënyrë, teoria ia lëshoi vendin mitologjisë dhe religjionit, që ky të transformohet në “svetosavlje” që ta konfirmojë këtë lajthitje (Muminovic, 2000). Ndikimet religjioze, nacionale dhe ushtarake ortodokse serbe gjatë historisë karakterizohen me tiparet gënjeshtrat dhe keq-veprimet e projektuara nga ideologjia destruktive që krijuan pamundësinë që të jetojnë së bashku me fqinjët jo-serbë. Politika ekspansioniste serbe e shek. XIX mbështetej mbi një ideologji raciste, mbi iluzione, mitet mesjetare dhe fundamentalizmin sllavo-ortodoks (Krasniqi M. , 1994). Sipas një bindjeje të rrënjosur thellë në „psikologjinë nacionaliste serbe” se, ata duheshin sunduar të gjithë të tjerët përreth, duke e synuar krijimin e një hegjemonie serbe përgjatë shekujve, që u shpall si objektivi kryesor kombëtar, kinse për ta penguar „zhdukjen e popullit serb”. Kjo politikë mbizotëronte, edhe pse me intensitet të ndryshueshëm, deri në fund të shek. XX që çoi në konflikte të vazhdueshme me popujt fqinj. Prandaj kjo paraqet rrezik potencial për paqen në Ballkan edhe në kohën e sotme.
I vetmi mekanizëm që do të mund ta vinte disi në lëvizje kishën serbe është Rusia, si shteti ashtu edhe kisha ruse. Sikurse Serbia, edhe Rusia kishën dhe rolin e saj në gjeopolitikë e ka gjë të shenjtë. I betuar përpara Kushtetutës si dhe Biblës dhe patriarkut të kishës ruse, presidenti e ka kishën ‘as’ nën mëngë, për situata kur politika e diplomacia e tij nuk do të mund të funksionin siç duhej. Kisha ruse është më e përulur ndaj Kremlinit, kjo edhe për faktin se sistemi stalinist e gjunjëzoi kishën ruse për një kohë të gjatë përballë ateizmit komunist. Ndërsa kisha serbe është më e fuqishme ndaj politikës serbe, sepse askush, në asnjë sistem dhe në asnjë kohë nuk ia ka cenuar sadopak pushtetin mbi të. Ndërkohë, kisha ruse vijon të ruajë autoritet të lartë mbi kishën serbe dhe mund të ndikojë mbi të. Pra, që Perëndimi ta rrisë efikasitetin e tij politiko-diplomatik mbi Serbinë duhet ta rrisë ndikimin mbi kishën serbe. Për ta arritur këtë, Perëndimit i duhet ta sigurojë rolin ndikues të kishës ruse. Mirëpo kjo e fundit mund të vihet në lëvizje vetëm nga politika dhe diplomacia ruse.
Politika e Jashtme Ruse në Ballkanin Perëndimor: Motivet dhe Objektivat Themelore
Rusia po përforcon nocionin ortodoksë duke bërë përpjekje të riparojnë çarjet historike të cilat narrativa ruse kërkon t’i shfrytëzojë. Ndërsa politika ruse në Ballkani është formuar nga shtytës të shumtë dhe nuk mund të reduktohet në nocione qytetëruese, sllavët e jugut duhet të kërkojnë mbrojtjen dhe të largohen nga pretendimet perëndimore. Narrativet kryesore e Rusisë përbëhen nga dy elementë: opozita antiperëndimore dhe vëllazëria ortodokse. Përmes narratives së parë, Rusia e portretizon veten si një pol alternativ gjeopolitik, për të ruajtur ndikimin e saj dhe për të parandaluar avancimin e mëtejshëm të NATO-s në rajon. Moska zyrtarisht nuk e kundërshton integrimin në BE, por e përcakton NATO-n si një “kërcënim ndaj interesave të saj”. Rusia i ndjek qëllimet e saj duke shfrytëzuar ndjenjat antiperëndimore të pranishme në disa sektorë të shoqërive ballkanike. Në funksion të këtyre qëllimeve, përveç Serbisë, Rusia perceptohet gjithashtu si një aleate e serbëve të Bosnjës, duke mbështetur lëvizjet e tyre për të penguar lëvizjen e Bosnjës drejt aleancës së NATO-s të udhëhequr nga SHBA.
Narrativa e dytë mbështetet në lidhjet historike dhe kulturore shekullore me komunitetet ortodokse, veçanërisht në imazhin tradicional të Rusisë si mbrojtës i besimtarëve ortodoksë, në Ballkan dhe më gjerë, duke përfshirë Lindjen e Mesme. Kisha Ortodokse Ruse (ROC) përdor diskursin politik të Kishës kundër, kinse “dekadencës morale” perëndimore. Ky diskurs i lejon Moskës të përshkruajë procesin e integrimit evropian si një shembull tjetër i imperializmit normativ perëndimor, që kërkon të imponojë vlera liberale që janë të huaja për shoqëritë lokale. Strategjia e promovuar nga Kremlini për të përshkruar BE-në si “gay-evropa”, është potencialisht shumë e fuqishme në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku homofobia është ende një çështje urgjente. Vendi ku Rusia i përdor më shumë të dyja rrëfimet është Serbia. BE-ja është investitori dhe donatori kryesor i Serbisë, siç është rasti në të gjitha vendet e tjera të rajonit, por Rusia shihet si një aleat dhe mik historik. Në këtë kontest, vendet ku shumica e besimtarëve i përkasin Kishës Ortodokse, feja luan një rol kyç të legjitimimit politik. Kjo ka rrënjë të thella historike, që në kohët mesjetare, kur vendet e fesë së krishterë ortodokse shënuan pavarësinë e tyre nga Perandoria Bizantine me statusin autoqefal të kishës.
Diplomacia fetare e Moskës, i gjithë grupi i mekanizmave për bashkëpunimin shtetëror me shoqatat fetare dhe përdorimin e institucioneve fetare, ideve dhe simboleve fetare, i shërbejnë ndjekjes së një interesi kombëtar pan sllavist, të përcaktuar pragmatikisht. Duke shfrytëzuar institucionin fetar, ndërlidhur me trashëgiminë ortodokse në Kosovë, Rusia vërtet lobon kundër njohjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës. Duke pasur parasysh se çështja e Kosovës ende dominon debatet publike, përfaqësimet zyrtare të Rusisë si aleate dhe mike e Serbisë kontribuojnë për ta bërë Moskën tërheqëse për qytetarët e zakonshëm serbë në rajonin e Ballkanit. Mbështetja e Rusisë për integritetin territorial dhe politikën ndaj Kosovës, serbët e konsiderojnë me rëndësi kyçe për Serbinë. Gjithashtu, mbështetja e politikave serbe ndaj Kosovës, mund të shihet gjithashtu si pjesë e përpjekjeve të Rusisë për të forcuar rolin dhe ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor. Dušan Reljić shkruan se, është veçanërisht e rëndësishme bashkëpunimi ndërmjet Serbisë dhe Federatës Ruse në fushën e energjisë, duke synuar rrugët e gazsjellësit South Stream, i cili lidh Rusinë dhe Evropën në të gjithë territorin e Serbisë. Gazsjellësi South Stream ka natyrë strategjike (Reljić, 2008). Tregtia e lirë me Federatën Ruse, dhe me kalimin e kohës rusët rritën investimet në ekonominë serbe e cila është veçanërisht e dukshme në sektorin e energjisë, si rezultat i një marrëveshjeje që u arrit në fund të janarit 2008 (Kaczmarski, 2009). Pikërisht falë politikës energjetike në të cilën është rikthyer Rusia, krijuan mundësitë për të ndikuar ndjeshëm në rajonin e Ballkanit. Kuvendi i Serbisë në shtator të vitit 2008 ka nxjerr Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Federatës Ruse për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, naftës dhe gazit (National Assambly, 2008). Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Rusia ka fituar një pozitë dominuese në tregun serb të energjisë dhe është bërë nga investitorët e huaj më të rëndësishëm në Serbi. Pozicioni dominues i Rusisë në sektorin i energjisë është vendimtar për të ruajtur ndikimin e tij në Ballkani Perëndimor. Politikat energjetike të Rusisë në Ballkan mund të shihen gjithashtu si pjesë e luftës për kontroll mbi rrugët e transportit të energjisë nga pellgu i Kaspikut dhe rajoni i Azisë Qendrore në tregjet evropiane dhe botërore.
Duke qenë se Kisha Ortodokse Ruse nuk kontrollohet plotësisht nga Kremlini, ajo shërben si një instrument i fuqisë së butë që vepron në koordinim me Kremlinin për çështjet e politikës së brendshme dhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme për të ndihmuar në përmbushjen e interesave kombëtare të Rusisë jashtë vendit. Në funksion të kësaj, vitin 2011, Ministria e Jashtme dhe Patriarkana e Moskës themeluan një grup të përbashkët pune “për të shkëmbyer vlerësimet e tyre për situata të ndryshme në rajone të veçanta të botës ku ka besimtarë ortodoksë”. Kisha Ortodokse Ruse (ROC), rusët etnikë jashtë vendit dhe rrjetet rusofonike të bashkuara nga koncepti i “Russkiy mir”, si dhe partitë e majta dhe të djathta ekstreme në Evropë, përbëjnë pjesë të ndryshme të një platforme për të cilën Kremlini mund të promovojë politika konservatore dhe të paraqitet si mbrojtësi ndërkombëtar i vlerave tradicionale dhe familjare nga të cilat gjoja po largohen vendet perëndimore. Koncepti “Russkiy mir” u krijua nga intelektualë, akademikë dhe gazetarë të afërt me Kremlinin rreth viteve 1995-2000 dhe u prezantua publikisht në diskursin politik nga Putin në 2001. Në vitet që pasuan, politikë bërësit pro-Kremlinit e lidhën sistematikisht konceptin me përpjekjet e tyre për të legjitimuar politikën e brendshme dhe të jashtme. Ata e aplikuan në një sërë dimensionesh: ideologjike, politike, të bazuara në identitet dhe gjeopolitikë. Russkiy Mir ka qenë dhe mbetet e ngjyrosur nga tendencat ruso-ortodokse dhe sllavofile, ndryshe nga nocioni rreptësisht gjeopolitik i “neo-Euroazianizmit”. Sigurisht, Kisha Ortodokse Ruse ka një rol të rëndësishëm, duke bashkëpunuar ngushtë me qeveritë shtetërore, ajo është vendosur si një shpërndarës i rëndësishëm i ideologjisë Russkiy Mir, duke e përqendruar retorikën e saj në komunitetin ortodoks të “shenjtë” të sllavëve.
Pothuajse në të gjitha vendet e Ballkanit, lidhjet ekonomike me Moskën që përfshijnë investimet, energjinë dhe turizmin ofrojnë një rrugë për ndikimin rus dhe i bëjnë ato objektiva natyrore të fushatave të ndikimit rus. Mali i Zi përfaqëson një objektiv të veçantë për Kremlinin për arsyen e kundërt: sepse ndikimi i Rusisë po zvogëlohet atje. Mali i Zi është anëtar i NATO-s, ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka mbështetur sanksionet ekonomike dhe diplomatike kundër Moskës pas konfliktit në Ukrainë. Rusia dhe Mali i Zi kanë pasur historikisht marrëdhënie miqësore, por kjo ndryshoi shpejt pas vendimit të qeverisë së Malit të Zi për t’u anëtarësuar në NATO. Që atëherë, objektivat kryesore të Kremlinit në Mal të Zi kanë qenë nxitja e ndarjes midis popullsisë për të izoluar dhe siguruar ndikimin e saj mbi popullatën serbe si pro-ruse në Mal të Zi, për ta paraqitur Kremlinin si një mbrojtës të madh të serbëve dhe kishës ortodokse në Ballkan dhe për të dobësuar shtetin dhe demokracinë e re malazeze, me synime të diskreditimi të një vendi të NATO-s. Në mendjen e Kremlinit, Ballkani është një nga frontet e një konkurrence globale për pushtet dhe ndikim, në të cilën Rusia konkurron me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Megjithatë, Rusia nuk mund të konkurrojë me BE-në si një model tërheqës për Ballkanin Perëndimor. Ndonjëherë sundimtarët nacional-populistë shfaqin fakte autokratike, të cilat në të vërtetë mund të transformojnë dhe anulojnë institucionet demokratike në disa kontekste. Rrugët historike tregojnë se pushtetet mund të bëhen autoritare kur institucionet demokratike janë të dobëta dhe shoqëria civile është e pazhvilluar. Rritja e pranisë politike të Moskës në rajon nuk e ndryshon faktin që shumica e njerëzve në Ballkan duket se preferojnë modelin e BE-së. Për më tepër, ka aktorë të tjerë në lojë përveç Moskës, veçanërisht Ankaraja dhe Pekini (ISPI, 2018). Në rast të pa aftësisë së BE-së për ti integruar 6 shtetet e Ballkanit Perendimor, atëherë Turqia do të ishte një model alternativ i preferuar ndaj BE-së, jo Rusisë. Por Rusia përdor fuqinë e butë, kryesisht në Serbi. Nëse narrativa ortodokse e Moskës në mënyrë të kuptueshme funksionon vetëm në vendet ortodokse, retorika e saj antiperëndimore mund të jetë efektive në të gjithë bordin, pasi ajo luan me ndjenjat euroskeptike që janë gjithnjë e më të zakonshme në të gjithë rajonin. Mungesa e perceptuar e angazhimit të BE-së për zgjerimin në të ardhmen e parashikueshme, i kanë bërë dëm të konsiderueshëm imazhit të BE-së. Rusia nuk mund të mos përfitojë nga kjo; fuqia e saj e butë në Ballkan është drejtpërdrejt proporcionale me pakënaqësinë e shfaqur me procesin e integrimit në BE. Në këtë sfond, pretendimi se Rusia përdor fuqinë e butë në Ballkan nuk do të ishte plotësisht i saktë, por mohimi i ekzistencës së saj – veçanërisht përballë disa vendeve të rajonit – do të ishte i verbër.
Duke i shfrytëzuar strukturat kriminale prezentë në rajon, pa i përjashtuar edhe demokracitë e konsoliduara brenda BE-së dhe NATO-s, Rusia kërkon të minojë mbështetjen për sanksionet kundër Rusisë, haptazi apo fshehtë, të ndërhyjnë në zgjedhje përmes përkrahjes të partive politike klienteliste me pushtetet autokrate dhe te korruptuara. Kjo ndërlidhet me motivet kryesore të Rusisë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar, pikërisht përmes pushteteve autokrate, po përpiqet të rinovojë ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor, duke njohur të drejtën e Serbisë për të mbrojtur integritetin e saj territorial. Kjo interpretohet si i afërsi me qëndrimin e Rusisë për Çeçeninë, dhe republikat tashmë të njohura në Ukrainë. Prandaj, Rusia e sheh krizën e Kosovës në kontekstin e implikimeve të mundshme për lëvizjet separatiste në pjesë të tjera të botës, duke përfshirë marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin dhe pjesëmarrjen e Rusisë në proceset vendimmarrëse evropiane dhe globale (Kaczmarski, 2009). Nëpërmjet veprimeve të saj agresive kundër Ukrainës, duke përfshirë pretendimet e aneksimin e paligjshëm të republikave të saja, Rusia jo vetëm që shkeli marrëveshje të shumta ndërkombëtare, por gjithashtu kundërshtoi një parim themelor politik të sigurisë euroatlantike.
Mënyra më e mirë për të reduktuar ndikimin e Rusisë në Mal të Zi do të ishte rivendosja e besimit të qytetarëve në institucionet demokratike, e cila është degraduar për shkak të korrupsionit dhe klientelizmit. Hapi i parë do të ishte përshpejtimi i reformave në këto shtete të Ballkanit Perëndimor që do të ishte një ilaç efektiv kundër korrupsionit dhe klientelizmit endemik, si dhe kundër mafias dhe kriminelëve të lidhur me Rusinë.
Pengimin e partive politike për të mos u përdorur me pagesë për bashkëpunim të ngushtë kibernetik kundër proceseve të integrimit të rajonit në BE dhe NATO, luftimin e bazës operative dhe nyjën për pastrimin e parave dhe krimeve të tjera. Rëndësi e veçantë do të ishte edhe nxitja e bashkëpunimit të fortë ndërmjet qeverive, aktorëve politikë dhe mediatikë, për të penguar hakimit dhe shpifjet kibernetike nga Kremlini në rajon dhe më gjerë.
References
Berger, P. (2008). Religious America, Secular Europe? Boston: Routledge.
Bieber, F. &. (2009). Ballkani Perëndimor si një tabelë shahu gjeopolitike? Mitet, realitetet dhe opsionet e politikave,. Grupi Këshillues i Politikave të Ballkanit në Evropë (BiEPAG),.
Bieber, F. (2017). Patterns of competitive authoritarianism in the Western Balkans, . Southeast European and Black Sea Studies, 337-354.
Bieber, F. (2020). “Rising authoritarianism in the Western Balkans”. London: Palgrave MacMillan.
BOUGAREL, X. .. (2003). The Role of Balkan Muslims in Building a European Islam, pg. 346. München: Oldenbourg Verlag.
Buxhovi, J. (2012). Kongresi i Berlinit dhe Lidhja Shqiptare 1878. Pristine: Faik Konica.
Davutoglu, A. (2001). Stratejik Derinlik. Türkiye’ nin Uluslararasi Konumu”pg. 161. Ankara: Kure Yayinlari.
Davutoglu, A. (2010). Thellesia strategjike, pg. 158-160. Pristina: Logos.
Fuller, E. G. (2011). A World Without Islam pg.105-305. New York: Litle, Brown and Company.
Gallup. (2018). Udhëheqësit globalë 2018,. Ballkans State: Gallup International.
Huntington, S. P. (1991). Religion and the Third Wave. The National Interest, 24, 29–42. Gjetur në http://www.jstor.org/stable/42894744
ISPI. (2018). When Populism Meets Nationalism-Reflections on Parties in Power. Milani: Ledizioni.
Jacques, E. (1995). Sqiptaret- historia e pupullit shqiptar nga lasht[sia deri ne ditet e sotme pg. 590. North Carolina: Mc Farlands & Company .
Kaczmarski, M. (2009). The Kosovo Crisis. Natolin Paper 36, Warsaw:, 72.
Kadare, I. (2010). Shkrimtari Ismail Kadare vlerëson harmoninë fetare në Shqipëri . VOA, 11-14.
Kapidžiÿ, D. (02 Mar 2019). Rritja e politikës joliberale në Evropën Juglindore’, Studime të Evropës Juglindore dhe Detit tëdhe Detit të Zi, vëll. 20, Nr. 1, fq. 1-17. Southeast European and Black Sea Studies, 1-17.
Karcic, F. (2001). Muslimani Balkana – Istocno pitanje u XX vijeku,, fq., 146 dhe 115-152. Tuzla: Centar za Napredne Sdudije.
Krasniqi, A. (2017). Demokracia dhe Tranzicioni. Pristina: ISKP-Instituti per Studime Kushtetuese dhe Parlamentare.
Krasniqi, M. (1994). The role of the Serbian orthodox church in anti-Albanian policies in Kosova, – Kosova, historical, political Review, pg. 15-19. Pristina: Rilindja.
MACHACEK, S. (2007). European Islam’ and Islamic Education in Bosnia-Herzegovina pg. 395-428.,. Südosteuropa.
Muminovic, R. (2000). Filozofija ideologije, II, pg. 328. Sarajevë: El-Kalem.
National Assambly. (2008, Septembar 10). Law on Ratification of the Agreement between the Government of the Republic of Serbia and the Government of the Russian Federation. Gjetur në Official Gazette: http://www.parlament.gov.rs народна-скупштина.115.html.
P.L., B. (1990). The Sacred Canopy: Elements of a Sociological Theory of Religion. Garden : Anchor.
Perry, M. (1997). Religion in Politics . Oxford : U.P.
Reljić, D. (2008). Serbia, Russia, and the Pax Americana in South Eastern Europe. Harvard International Review, , org/articles/1753/.
Sehic, N. ( 1971). Cetnistvo u Bosni i Hercegovini 1918-1941, pg. 166. Sarajevo: Sarajevo.
Shufflay, M. (2012). Serbs and Albanians, pg. 166. Essex: Alerion.
Walker, J. (2009). Turkey’s Imperial Legacy: Understanding Contemporary Turkey through its Ottoman Past, pg 494-508. New York: Perspective on Global Development and Technology.