Prishtinë, 1 shtator – Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se Turqia do të shkatërrojë strukturën e lëvizjes Hizmet në Serbi dhe Ballkan, njoftoi të mërkurën (1 shtator) media turke Daily Sabah.
Turqia do të fshijë praninë e grupit terrorist Gylenist (FETÖ) në Ballkan, tha sot Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
Në një video mesazh në ceremoninë e përurimit të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Novi Pazar, në rajonin e Sanxhakut të Serbisë, të dominuar nga boshnjakë e shqiptarë, Erdogan tha se Turqia do të shkatërrojë elementët e FETO-s në Serbi dhe Ballkan. Ai falënderoi Serbinë që ishte një nga vendet e para që mbështeti luftën e Turqisë kundër një përpjekjeje për grusht shteti.
Erdogan e përshkroi hapjen e konsullatës së re të përgjithshme si një veprim që do të kontribuonte shumë në marrëdhëniet Turqi-Serbi dhe do të lehtësonte projektet e zhvillimit të Agjencisë Turke të Bashkëpunimit dhe Koordinimit (TIKA) në vend.
Turqia paralajmëron të arratisurit anëtarë të FETÖ, në vende të tjera, përfshirë Ballkanin, meqë dyshohet se kërcënojnë sigurinë e Turisë deh vendit mikëpritës.
Pas përpjekjes për grusht shteti më 15 korrik, Turqia u ka kërkuar të gjitha vendeve të ndërmarrin veprime kundër rrjetit të grupit “terrorist”, sipas Daily Sabah.
FETÖ, me qendër në SHBA, ku lideri i saj Fetullah Gylen është gjithashtu disident, sipas organeve hetimore turke dhe udhëheqjes shtetërore, me të cilat opozita turke pajtohet, organizoi një grusht shteti ushtarak të dështuar në Turqi më 15 korrik 2016, në të cilin 251 njerëz u vranë dhe 2734 u plagosën.
Turqia gjithashtu akuzon FETÖ -n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur rendin kushtetues, shtetit, përmes infiltrimit të anëtarëve dhe simpatizantëve të saj në institucionet shtetërore turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.