Prishtinë, 10 gusht – Kreu i sapoemëruar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit (NSS), Eyal Khulata, i cili do të marrë detyrën pas pesë ditësh, u takua me udhëheqësin e Këshillit të Sigurisë Ruse, Nikolai Patrushev në Moskë, të martën (10 gusht). Në takim mori pjesë edhe kreu në largim i NSS izraelite, Meir Ben-Shabbat, raportojnë mediat ruse.
“Palët ripohuan synimin e tyre për të zgjeruar më tej bashkëpunimin ruso-izraelit, diskutuan në detaje çështjet e bashkëpunimit të vazhdueshëm përmes Këshillit të Sigurimit dhe shërbimeve speciale, duke i kushtuar vëmendje të veçantë çështjes së luftimit të terrorizmit ndërkombëtar,” tha Këshilli i Sigurimit pas takimit.
Të dy palët diskutuan gjithashtu “situatën në Lindjen e Mesme dhe zgjidhjen e një numri konfliktesh rajonale”.
“Nikolai Patrushev shprehu shpresën për vazhdimin e vazhdimësisë në kontaktet ruso-izraelite në fushën e sigurisë,” tha shërbimi i lartpërmendur mediatik.