NO PASARÀN! Për ta kuptuar ne shqip ata qe luajne me fat te kombit: NUK KALON!
Dr Martin BERISHAJ
Tuz, 30 korrik – Si fillim deshiroj te shpjegoj se çka eshte dhimbja fantomike dhe si reflekton ajo. Nese pacientit i amputohen kembet apo duart, ai edhe pse i ka ato te amputuara, nese kirurgu nuk e pergatit pacientin psilologjikisht, ai ndjen dhimbjen fantomike edhe pas amputimit, vite dhe dekada te tëra.
Pra, ai ndien dhimbjen, kruarjen apo mpimjen e organeve te munguara edhe pse ato nuk ekzistojne më!
Kjo, në rastin e Serbisë ( lexo edhe te Edi Rames, por jo edhe te Shqiperisë) nëse përkthehet në gjuhen politike, apo diplomatike rezulton me “rikthim të ekstremiteteve të humbura e që ishin të okupuara paraprakisht!
Kosovës, kjo treshe ballkanike: Vuçiq, Rama dhe Zajev, si “pasojë e dhimbjes” fantomike, “të Serbisë” tentojnë ti ndryshojnë statusin e saj nga subjekt i të drejtës ndërkombetare në territor!
Vuçiqi me pretesktin se “nuk do të kenë kufij në mes Shqiperisë dhe Serbisë”! dëshiron ta rikthej idenë e Pashiqitt e të “Jugoslovenski odborit” që të bëjë Serbinë e madhe, duke futur edhe Kroacinë dhe Slloveninë në pesëmbedhjetëvitshin e pare te shekullit XX.
Nëse e dislokojmë kete “mendim politik serb” në ditë të sotme, Serbia e vetëdijshme për humbjen e kufirit perendimor të Serbisë së Madhe ( Virovitica, Karllovac, Karllobag”), zhvendos në trekëndëshin Banjalluka, Tivat ( ne Mal të Zi) Mitrovica në Kosovë! , duke e lajthitur ( apo edhe jo!) Ramën e Zajevin, për ta shtuar Shqiperinë dhe Maqedonin Veriore brenda ketij rrethi te “Ballkanit perendimor” që nuk eshte asgje tjeter, pos Serbia e Madhe!
Teoria serbe se ajo nuk dëshiron të merret me të kaluaren, por të mendohet per “Open Balkan!” nuk është asgjë tjetër, përveç që të rritet Serbia ( lexo Rusia), duke hy në ujëra të nxehta me preteskt të një “Minischengeni ballkanik”!
Ideja lidhur me këtë “Open Balkan” ekonomikisht, përveç tjerash lidhet edhe me fibrat optik që kalojnë nëpër Kosovë, e që Beogradi, perveç neglizhimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, synon në pikëpamje diplomatike, ta shndërroi atë në territor (e që në Kushtetutën serbe rezulton si pjesë e saj!)
“Open Ballkan” prandaj është projekt që shqiptarët i thon hapur e zëshëm: NO PASARÀN!