Presidenti i Serbisë e bën shpegimin detaj të bëmave të kriminelëve serb që kishte angazhuar vet Shteti gjatë luftës në Kosovë dhe gjetkë.
„…Ata ishin trajnuar se si duhej prerë kokat e njerëzve, e si të preheshin pjesët e trupit.”
Shkruan: Dr Sadri Ramabaja
Golem, 28 korrik – Në twiter ka disa orë që deklarata rrënçethëse e presidentit serb Aleksandar Vuçiq lidhur me krimet makabre serbe gjatë luftës po bënë jetë virale.
“… janë detyruar t’ua heqin lëkurën nga koka njerëzve, ta ndajnë atë nga lëkura, meqë ato pjesë mishi që kanë çime, mund ta pengonin makinën (për bluarjen e mishit), e ajo ashtu do të mund të ngecte. Ata ishin trajnuar se si duhej prerë kokat e njerëzve, e si të preheshin pjesët e trupit.”
Këtë deklaratë Vuçiqi e kishte dhënë para kamerave të TV PINK-ut, shtëpi mediale që kontrollohet tërësisht nga ai, ndërkaq në twiter është publikuar më 22 korrik.
Kjo deklaratë e presidentit serb është në përputhje të plotë dhe ngjat si dy pika uji, me atë të Zhak Shirakut për popullin serb që si duket e ka dhënë në qaste turbulence shpirtërore të shkaktuar nga zhgënjimi: „ Serbët janë një popull pa ligje dhe ët pabesë. Ata janë një popull banditësh dhe terroristësh!“ (?!)
Presidenti i Serbisë e bën shpjegimin detaj të bëmave të kriminelëve serb që për dy dekada me radhë janë të lirë gjithandej në Serbi, e që dikur i kishte angazhuar vet Shteti gjatë luftës në Kosovë dhe gjetkë. Këto grupe kriminale për të cilat ai flet sot nuk mund të shërbejnë si alibi përballë krimit dhe gjenocidit në Kosovë. Duke u përballur me krerët e krimit si puna e Beli Vukut, Vuçiqi po tenton të krijojë ndërkohë imazhin e heroit modern serb që nuk i frigohet vdekjes së paralajmruar në formë të një reprize e pararendësit të tij Zoran Gjinxhiq, por edhe Shtetarit të madhë e të patrembur!
Por këto grupe kriminale, gjatë luftës në Kosovë (1998/99), Shteti vet i kishte liruar nga burgjet dhe i kishte organizuar në të ashtuquajturat „Brigada të kuqe“ e formacione tjera kuazi paramilitare. Këto banda kriminale prapa të cilave ishte Shteti, do të ushtrojnë krimet më makabre gjithandej në Kosovë, duke u krenuar pas lufte tek publikonin kafkat e shqiptarëve të shndërruara në llampa tavoline!
Nga fushata e programuar dhe dirigjuar me rreptësi nga strukturat e shërbimeve ushtarake e civile serbe, që kishte si kryeqëlllim zhdukjen e shqiptarëve, pra ndryshimin me dhunë të përbërjes etnike të Kosovës, vetëm brenda periudhës mars 1998 – qershor 1999 i kishte dëbuar nga Kosova mbi NJË MILION NJERËZ, duke ua konfiskuar paraprakisht të gjitha dokumentet, duke mëtuar kështu të zhdukë në dhe edhe identittin e tyre bashkë me përkatësinë shtetërore; kishin vrarë mbi 12 mijë civilë të paarmatosur, prej të cilëve 1394 fëmijë (800 prej tyre nën moshën 5 vjeçare) he 1739 gra; kishin dhunuar seksualisht mbi 20.000 femra e madje edhe meshkuj; në funksion të zbatimit “të tokës së djegur“ është tentuar shkatërrimi i bazës ekonomike duke i bërë hi e pluhur e shndërruar në gërmadha 100.389 objekte banimi, 88.101 objekte përcjellëse, 358 objekte shkollore, 215 objekte fetare (kisha katolike, xhami, tyrbe, teqe), 123 objekte shëndetësore dhe mbi 190 ndërtesa administrative, biblioteka dhe shtëpi kulture.
[J.Osmani: 2010]
Këto akte tok me ato të përshkruara nga vet presidenti serb në deklaratën në fjalë, nuk mund ët cilësohen ndryshe nga asnjë kod penal i cilitdo vendi, qoftë ai edhe i Serbisë, përveç si KRIME kundër NJERËZIMIT, respektivisht GJENOCID.
(Gjenocidi përcaktohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bashkësia ndërkombëtare, nga neni 4 i Statutit të Tribunalit Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë (“ICTY”). [1] Përkufizohet si “ndonjë nga veprimet e mëposhtme të kryera me qëllim për të shkatërruar, plotësisht ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar, si i tillë: (a) vrasja e anëtarëve të grupit; (b) shkaktimi i dëmtimit të rëndë trupor ose mendor anëtarëve të grupit; (c) duke shkaktuar qëllimisht në grup kushtet e jetës të llogaritura për të sjellë shkatërrimin e tij fizik në tërësi ose pjesërisht; (d) vendosjen e masave që synojnë parandalimin e lindjeve brenda grupit; [dhe] (e) transferimi me forcë i fëmijëve të grupit në një grup tjetër.)
Aleksandar Vuçiqi ndërkohë po bën përpjekje të distancohet kot nga këto akte, meqë tashmë dëshmitarët kanë filluar të flasin (rasti Belli Vuk është vetëm fillimi), duke pohuar edhe në kushte rreziku për jetë, se ishte edhe ai personalisht i përfshirë në këtëo akte çnjerëzore.
Le të kujtojmë faktin se Aleksandar Vuçiqi ishte portparoll i Partisë Radikale që e kishte krijuar idoli i tij, çetniku famkeq ,Vojisllav Sheshelj-i. Tashmë dihet se, kudo ku kishte shkelur këmba e të ashtuquajturve “Seseljevci”, (“Burrat e Sheshelit”), nuk kishte birë më barë!
Shih për këtë, njohja e pavarësisë së Kosovës për Beogradin, është shtegu i vetëm i çlirimit dhe progresit.