Nga Bedri HALIMI, shkrimtar
Kur vdiq Rugova, LDK-ja mbeti pa kokë, sepse “I zoti i shpis nuk e kish lanë djalin”. Gjendja ishte stërkequr. Faktori ndërkombëtar e dinte se kjo punë do të bllokohej, prandaj vëndosi ta bëjë debllokimin e situatës. Si rrjedhojë LDK u përça duke u ndarë një numër i konsiderueshëm i antarësisë dhe veprimatrëve të saj, për ta formuar një subjekt me emrin LDD.
Edhe PDK tashmë ka arritur që të fitoi tri herë radhazi zgjedhjet. Në shumë digastere gjendja është bllokuar, pikërisht si pasojë e veprimeve të institucionit të jaranisë dhe meritokarcisë, duke mos u bërë një përzgjedhje pozitive në këto aspekte, por duke shërbyer dhe vepruar me forcën e muskujve dhe jo me gjuhën e arsyes. Si rrjedhojë, nuk u bënë as disa detyra shtëpie të cilat duhej ti bënte Kosova ashtu siç i bëri Serbia, Kroacia etj. Sado të vogla që të kenë qenë ato, dhe sado sipërfaqësisht që janë bërë. Por në Kosovë kjo nuk ndodhi për arsye se: dikush nga varfëria ekstreme arriti në pasuri ekstreme; dikush bëri xhipa të zi; dikush zuri pozicion në vende ku nuk kishte përgaditje profesionale për atë punë dhe nuk e lëshonte dot pozicionin, duke thënë se: unë kam fituar; dikush madje duke arritur që të bëjë edhe afera dashuriqke. Pra, e mësuan lezetin, dhe nuk lejojnë qe askush t’ua prish këtë lezet; pavarësisht me këtë lezet të tyre, disa i kanë dhënë erë të keqe jo vetëm opinionit të brendshëm, por edhe atij të jashtëm. Prandaj faktori ndërkombëtar na ka vënë para dilemës që të zgjedhim “ja hunin ja tirqit”. Pra, që ta formoni Gjykatën Speciale me pëlqimin tuaj apo këtë do t’a bëjmë ne (OKB) pa pëlqimin tuaj.
Si rrjedhojë, faktori ndërkombëtar me një veprim të tillë, deshiron që t’i arrijë këto qëllime: edhe që ta largoj nga skena logjiken e mendësisë së muskujve, si dhe të largoi njerëzit idealist përkatësisht nacionalist. Atyre ju konvenojnë kozmopolitët dhe duan që njerëz të tillë të vijnë në pushtet. Pra kjo dmth “një udhë e dy punë”. Njëra është e mirë, e tjetra e keqe. Për Kosovën pra. E mira është se duan ta ndajnë egjëren nga gruri. Kurse e keqja është se bashkë me egjëren do të hiqet edhe gruri. Kështu që në vend të grurit, mund të mbetet: tërshërë apo elb.
16 maj 2016