Sot më 10 qershor shënohet 147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit.
Lidhja e Prizrenit ishte një organizim politik i parisë së katër vilajeteve që ishin me shumicë shqiptare në Perandorinë Osmane.
Ajo u themelua zyrtarisht më 10 Qershor 1878 në Prizren, qytet i cili deri një vit përpara ishte qendra e Vilajetit të Kosovës dhe jo rastësisht ishte përzgjedhur si qendra e ardhshme e Shtetit modern Shqiptar.
Traktatet e Shën Stefanit dhe Berlinit u kishin aneksuar territore të banuara me shumicë shqiptare shteteve finje [Serbisë, Bullgarisë, Greqisë e Malit të Zi] pas Luftës Ruso-Turke dhe për këtë arsye shqiptarët u përgatitën për rezistencë kombëtare dhe mbrojtjen e trojeve të tyre.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit në rrugëtimin tonë për krijimin e shtetit-komb mbetet njëra nga vlerat themelore.