Nga Lirim GASHI
Nëse, siç thoshte Platoni, “në një shoqëri të padrejtë, çmimi që e mençura paguan për mosangazhim është të qeveriset nga të marrët”, atëherë Serbia është laboratori më i përkryer ku marrëzia ka ndërtuar katedralen e saj më të ndritshme.
Çdo cikël zgjedhor në Serbi është një farsë groteske, një karnaval i turpit politik që do ta bënte edhe Neronin të skuqej nga zilia.
Atje, kutitë e votimit nuk mbushen me vullnetin e popullit, por me frymën e vdekur të frikës, shantazhit, dhe nostalgjisë për gjakun e thithur të serbëve pro evropianë, të cilin establishmenti politik dhe religjioz serb e quan lavdi kombëtare.
E gjithë kjo makineri e kalbur shfaqet në ekranet e televizionit të kontrolluar nga regjimi, ku menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve ftohet për analizë, pa të keq, një qelizë derri e mishëruar në formën e një njeriu.
Emri i tij është Vojisllav Sheshelj dhe ai është një kanibal ideologjik, i cili përmban në vetvete 90 kilogramë qelb, 30 kilogramë jashtëqitje dhe 30 kilogramë urinë – një përzierje toksike që as helmi i Sokratit nuk do guxonte ta sfidonte.
Ky trup grotesk, i nxjerrë nga laboratorët e errët të shpirtit të sëmurë nacionalist, shërben si “qershia mbi tortë”.
Si qershia mbi një tortë që nuk ka krem, por kancer historik, urrejtje etnike dhe një dozë të frikshme të patriotizmit të shpifur, të tipit “klerofashist”.
Në Serbi, më shumë se që votohet, inskenohet. Aty ku Platoni ëndërronte për “shtetin e drejtë”, Vuçiqi ka ndërtuar një realitet ku drejtësia mbahet peng nga propaganda, dhe populli ushqehet me slogane të mykura, ndërkohë që dritaret e së ardhmes janë të mbuluara me lecka të zymta nga e kaluara.
Aq më tepër çudit fakti se si burokratët evropianë dhe diplomatët amerikanë – të njëmendtë, jo aktorë – ende nuk kanë arritur ta kuptojnë rolin teatral të Vuçiqit. Ai është një aktor i rangut provincial që luan rolin e europianit të përkushtuar përballë Brukselit, por që në prapaskenë merr udhëzime nga regjisori rus, Vladimir Putin, për ta kthyer Serbinë në një “Bjellorusi të re”, ndërsa veten në Lukashenkon e Ballkanit – me gjithçka përveç mustaqeve.
Të mos harrojmë fjalët e Albert Camus-së: “Një njeri rebelon, sepse e refuzon një rend botëror që e sheh si absurd.” Dhe absurd është çdo përpjekje për ta konsideruar Serbinë e Vuçiqit si një demokraci. Atje, rebelimi nuk ndodh sepse absurdi është bërë normë dhe morali ka vdekur nga mbidoza e retorikës mashtruese patriotike.
Prandaj, zgjedhjet në Serbi nuk janë akt i sovranitetit popullor, por një liturgji makabre ku hijet e së kaluarës marshojnë përmes votës së vdekur, e cila pastaj shpallet triumf i vullnetit të qytetarëve nga analistë që mbajnë kravata të kaltërta mbi ndërgjegjen e zezë.
E në fund të fundit, çfarë është një votë në Serbi tjetër përveçse një monedhë e rreme që qarkullon në një inskenim të gënjeshtrës? Siç do thoshte Kierkegaard: “Të jesh i mashtruar është gjendje njerëzore, por të bësh të tjerët të besojnë se gënjeshtra është e vërtetë, kjo është djallëzi.” Dhe Vuçiqi, me gjithë orkestrën e tij të zëshme, e ka kthyer këtë djallëzi në sistem qeverisës.
Në vend të dritës që pritej nga zgjedhjet, Serbia ofron një ndriçim të rremë nga flakët e një zjarri që digjet me karburantin e urrejtjes, gënjeshtrës dhe fantazmave të së kaluarës.
Dhe aroma që përhapet nga ky zjarr nuk është ajo e lirisë, por ajo e një djegie të thellë morale – një erë që ndjehet në gjithë rajonin, si ogur i një tragjedie që vazhdon të luhet në skenën ballkanike, pa ndërprerje, pa turp, dhe fatkeqësisht, ende me spektatorë.