Putini: ‘Nëse nuk tërhiqeni nga 4 rajone, së shpejti do t’ju duhet të tërhiqeni nga 5!’
Megjithë këtë insistim për ekspansion, ai është i vetëdijshëm se rreziqet janë në rritje – ushtarake, ekonomike dhe sociale. Pse Rusia gjithashtu nuk ka interes për një luftë të tejzgjatur?
Nga Dr. Sadri RAMABAJA
Presidenti rus Vladimir Putin nuk është i interesuar për paqen. Këtë e dëshmojnë kushtet që ai po vnedos qoftë edhe për një armëpushim.
Zhvillimet e fundit rreth negociatave që u mbajtën në Turqi e tregojnë qartë këtë, tha politikani gjerman në Romë pas një takimi me homologët e tij nga Italia, Franca, Britania e Madhe dhe Polonia, të cilët e quajnë veten “Grupi i të Pestëve”.
“Group of Five”, i cili përfshin Pistorius, Sébastien Lecornu (Francë), John Healey (Britania e Madhe), Guido Crosetto (Itali) dhe Wladyslaw Kosiniak-Kamysz (Poloni), u takuan për herë të parë në Berlin në nëntor 2024
“Së pari, Vladimir Putin njofton se dëshiron të mbajë bisedime për një armëpushim. Më pas ai nuk vjen në Stamboll, dërgon rojen e tretë dhe refuzon të flasë me Presidentin (Volodymyr) Zelensky,” tha Pistorius.
Zelenskyy donte që vetë Putini të vinte në Turqi për bisedime. Në vend të kësaj, këshilltari i Putinit, Vladimir Medinsky, drejtoi delegacionin.
“Kjo tregon shumë qartë, pa pasur nevojë për fjalë të mëtejshme, se ai (Putini) nuk është aspak i interesuar për t’i dhënë fund kësaj lufte agresioni për momentin, gjë që ai mund ta bënte me një urdhër,” theksoi Pistorius.
Europa në lëvizje – Aprovohet Paketa e 17-të e BE-së?
Këshilli i Punëve të Jashtme u mblodhë sot, e martë, 20 maj, në Bruksel. Në mëngjes ata po takohen në formatin e ministrave të mbrojtjes, të cilët kanë diskutuar për ndihmën ushtarake që duhet t’i dërgohet tutje Ukrainës dhe rritjen e aftësive mbrojtëse të Bashkimit Evropian. Pasdite, ministrat e jashtëm takohen për të diskutuar për situatën në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.
Ministrat pritet të konfirmojnë paketën e 17-të të sanksioneve kundër Rusisë, e cila u ra dakord javën e kaluar në nivel ambasadorësh.
Ministri Pistorius vuri në dukje se Putini nuk duhet të gjykohet nga ajo që thotë, por nga ajo që bën. “Unë mendoj se kjo na ndihmon më shumë sesa spekulimi për seriozitetin e qëllimeve të tij,” tha ai. Ai tha se sulmi i pardjeshëm me dron rus, më masiv që nga fillimi i luftës, jep një pasqyrë të thellë të qëllimeve reale.
BE ka miratuar sot, më 20 maj 2025, zyrtarisht paketën e saj të 17-të të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për agresionin e saj në Ukrainë, duke përfshirë masat kundër 200 anijeve nga e ashtuquajtura flota në hije, njoftoi sot kryediplomati i BE-së Kaja Kallas.
“Masat e reja trajtojnë gjithashtu kërcënimet hibride dhe të drejtat e njeriut. Sanksione shtesë kundër Rusisë janë në punë,” tha Kallas përmes X.
Rrjedhimisht ndikimi i saj pritet që të shkaktojë rënie e të ardhurave nga eksportet (por jo kolaps), pasi gazi dhe nafta vazhdojnë të shiten nëpërmjet Kanaleve alternative (Indi, Kina).
Megjithëse ekonomia ruse është më e rezistueshme se sa parashikohej (GDP u rrit 3.6% në 2024, sipas IMF), kjo paketë masash pritet t’i shkaktojë vështërsi në prodhimin e armëve për shkak të mungesës së komponentëve perëndimorë dhe rritje të çmimeve në ekonomi për shkak të izolimit tregtar.
Paketa e 17-të e sanksioneve europiane kundër Rusisë nuk pritet të sjellë fundin e luftës, por ajo përfaqëson një përpjekje për të rritur presionin ekonomik dhe politik ndaj Moskës.
Por të shohim çfarë përfshin Paketa e 17-të e BE-së?
- Alternativa e vetme reale është kombinimi i sanksioneve, mbështetjes ushtarake për Ukrainën, dhe presionit diplomatik. Pa këto, Rusia do të vazhdojë të luftojë për vite.
Ndalimin e importit të diamanteve nga Rusia (rreth 4.5 miliardë €/vit). - Kufizime të reja në eksportin e teknologjisë së lartë (përfshirë pjesë rezervë për avionë).
- Blokimi i transaksioneve për kompanitë ruse që anashkalojnë sanksionet (përfshirë ato në Indi, Kinë, dhe Emiratet).
- Sanksione ndaj individëve dhe entiteteve të lidhura me industrinë ushtarake dhe propagandën.
- Ndalimin e importit të diamanteve nga Rusia (rreth 4.5 miliardë €/vit).
- Kufizime të reja në eksportin e teknologjisë së lartë (përfshirë pjesë rezervë për avionë).
- Blokimi i transaksioneve për kompanitë ruse që anashkalojnë sanksionet (përfshirë ato në Indi, Kinë, dhe Emiratet).
- Sanksione ndaj individëve dhe entiteteve të lidhura me industrinë ushtarake dhe propagandën.
Ky përkushtim i Europës në raport me luftën në Ukrainë, sikur merrë hov, paralel me dështimin e negociatave në Stamboll dhe pas deklaratës së djeshme të Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Marco Rubio, që dukej se jehonte edhe në hollet e hotelit ku po diskutonin ministrat europian të mbrojtjes – se ai është skeptik për rezultatet e negociatave dhe se i duket se vetëm Trumpi dhe Putini në tryezën e bisedimeve do të duhet t’i japin fund luftës.
Sanksionet e reja synojnë anëtarët e elitës ushtarake dhe politike të Rusisë dhe entitetet e huaja në Kinë ose Emiratet e Bashkuara Arabe, të akuzuar për ndihmën e Kremlinit për t’iu shmangur masave të vendosura tashmë.
Stambolli – Një oazë diplomatike në mes të luftës
Negociatat midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në Turqi zgjatën 90 minuta, që linin një shije se kishte ca shenja përparimi në proces, ku përfshihej një marrëveshje për shkëmbimin më të madh ndonjëherë të robërve të luftës.
Por, ajo që është më qenësore: delegacionet dështuan të bënin qoftë edhe një hap serioz drejt një armëpushimi, siç kërkohet nga Kievi dhe Perëndimi i bashkuar bazuar në planin e paqes të presidentit amerikan Donald Trump.
Vladimir Putini i vetëdijshëm për krizën e brendshme të Perednimit, edhe në telefonatën e gjaët me Donald Trumpin shtroi pikëpamjen e tij, e që do të mund t’i jipte fund luftës, duke imponuar kushte të rënda për Ukrainën.
Pavarësisht, të dyja palët fill pas përfundimit të negociatave në Stamboll dhe bisedës së gjatë mes dy liderëve – Trump e Putin, përmes telefonit në linjën e kuqe, kanë shprehur kënaqësinë për bisedimet e zhvilluara.
Pala eurpiane paralajmron sanksione të mëtejshme – konkretisht pakon e 17 me radhë. Për kujtesë, kjo u tha në një deklaratë të përbashkët të shtunën gjatë një vizite në Kiev nga Keir Starmer, Emmanuel Macron dhe Friedrich Merz, pasi i dhanë një lloj ultimatumi Putinit se ai duhet të pranojë një armëpushim një mujor deri më 12 maj. Ai nuk e bëri këtë, por përkundrazi propozoi fillimin e negociatave të drejtpërdrejta ruso-ukrainase në Stamboll për një zgjidhje të përhershme të konfliktit ushtarak – duke amortizuar kështu “ultimatumin” e lartpërmendur dhe, siç tha ai vetë, duke ia kaluar topin përsëri Perëndimit, shkruan Geopolitika News e Zagrebit.
Keir Starmer iu bashkua Zelenskyt, Emmanuel Macronit, Friedrich Merzit dhe Donald Tuskut në një telefonatë me Donald Trump menjëherë pas përfundimit të bisedimeve në Stamboll.
Stambolli është bërë realisht qendra e fshehtë e diplomacisë globale për luftën në Ukrainë, duke u shfrytëzuar nga të gjitha palët për të shmangur një konflikt të drejtpërdrejtë NATO-Rusi, por edhe duke luajtur një rol kyç në ekuilibrin e fuqisë në Europën Lindore dhe Ballkan. Nëse do të ketë paqe, ajo mund të lindë në Stamboll. Por, pa një ndryshim të vërtetë në front, negocimet do të mbeten vetëm teatër gjeopolitik.
Le të kujtojmë disa nga marrëveshjet e arritura gjatë negociatave ruso-ukrainase pikërisht në Stamboll.
- Marrëveshja e Grurit (2022): Nënshkruar në Stamboll me ndërmjetësin turk, lejoi eksportet e grurit ukrainas për të parandaluar krizën globale të ushqimit.
- Bisedimet për armëpushimin: Në 2022, Stambolli u përdor për takime të fshehta midis delegacioneve ruse dhe ukrainase.
- Roli i Erdoğan-it: Ofron platformë komunikimi, por pa forcuar presionin ndaj Rusisë.
- Kërcnimi i ri rus – Repriza e Luftës së Madhe Veriore
Gjatë negociatave të paqes që përfunduan së fundmi në Stamboll, pala ruse paralajmroi Ukrainën se ata mbesin të interesuar që lufta të vazhdojë tutje. Rusia mund të luftonte për të paktën 21 vjet të tjera – të njëjtën kohë që luftoi dikur kundër Mbretërisë së madhe të Suedisë, dhe në fund ata do të nënshkruanin përsëri një traktat paqeje, ashtu siç bënë me Suedinë.
Shefi i delegacionit rus në Stamboll dhe ndihmësi i Putinit – Vladimir Medinsky, duke veshur qoftë edhe për pak sekonda mantelin e diplomatit pohoi se Moska dëshiron paqe, por, në qast, sikur e tradhëtoi kujtesa, ai filoi të fliste si ushtarak duke hedhur në tavolinë deklaratën bombë: Moska sidoqoftë do të luftojë “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.
Ja deklarata e tij taksative:
“Ne nuk duam luftë, por jemi gati të luftojmë për një vit, dy, tre, sado kohë të zgjasë. Ne kemi luftuar me Suedinë për 21 vjet. Sa kohë jeni gati të luftoni?” – pyeti ai delegacionin ukrainas pa e fshehur arrogancën tipike ruse.
Le të kujtojmë se Lufta e Madhe Veriore, e zhvilluar midis Rusisë dhe Suedisë, zgjati 21 vjet, nga 1700 deri në 1721, gjatë mbretërimit të Pjetrit të Madh.
Medinsky i përmblodhi negociatat në pesë pika, siç raportohet nga media ruse RIA Novosti:
- Moska, si iniciatore e negociatave, është kryesisht e kënaqur me rezultatet e takimit me palën ukrainase.
- Në të ardhmen e afërt do të ketë një shkëmbim të madh të burgosurish me Ukrainën, 1000 për 1000.
- Kievi kërkoi një takim të krerëve të shteteve, Moska e mori parasysh.
- Palët ranë dakord të paraqesin vizionin e tyre për një armëpushim.
- Rusia është e gatshme të vazhdojë negociatat me Ukrainën.
Dyfytyrësia Strategjike e Brukselit dhe e Beogradit
Prania e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, në Samitin e Komitetit për Politikën e Europës në Tiranë (maj 2025), një ditë pasi festoi me Putin në Moskë, është një situatë simbolike që shpërfaq hapur moralin e dyfisht si të Brukselit edhe të Beogradit. Në Moskë (9 maj) Vuçiqi festoi “Ditën e Fitores” së bashku me Putinin, duke përforcuar aleancën tradicionale serbo-ruse dhe duke treguar mosrespekt për sanksionet ndaj Rusisë. Ndërkaq në Tiranë (10 maj) ai u shfaq në një forum europian, duke pretenduar angazhim për integrimin euroatlantik, ndërsa në të njëjtën kohë nuk ka bërë asnjë lëvizje për të zbatuar marrëveshjet me Kosovën.
Kjo sjellje e tij dëshmon se Serbia nuk ka ndërruar kursin pro-rus, por përdor takimet europiane për të marrë përfitime financiare dhe politike pa bërë koncesione reale. Se BE-ja dhe SHBA-të po vazhdojnë ta lejojnë këtë sjellje të paqëndrueshme, duke e trajtuar Serbinë si “aktor të nevojshëm për stabilitetin”, ndërsa në realitet ajo destabilizon rajonin. Prandaj ajo që pritet të ndodhë më pas është se, BE-ja do të vazhdojë të bisedojë me Serbinë, por pa sanksione (p.sh., ndalim i negociatave nëse Serbia nuk zbaton marrëveshjet), ndërkaq Vuçiqi do të vazhdojë lojën e tij derisa BE-ja të vendosë kufij të qartë.
Kësaj loje të Beogradit BE-ja duhet ti jap fund. Nëse dëshiron një Ballkan të qëndrueshëm, duhet të ndërmarrë veprime konkrete, të ngjashme me Pakon e 17-të snaksioneve ndaj Rusisë, jo fjalë të kota.
Konkluzione
Siç e bëri të ditur kryenegociatori Medinsky, pala ruse e konsideron këtë takim si vazhdimësi të procesit të paqes, i cili u ndërpre në vitin 2022. Qëllimi i tij është vendosja e paqes afatgjatë dhe eliminimi i shkaqeve të konfliktit në Ukrainë.
Bisedimet, të ndërmjetësuara nga Turqia, që zgjatën 90 minuta prodhuan së paku një rezultat të rëndësishëm për që të dy palët – marrëveshjen për shkëmbimin më të madh të robërve të luftës në konflikt deri më tani, me 1000 të burgosur nga secila palë.
Duket se kjo përgjigje e Kievit përmbushte kërkesën paraprake të Moskës për shkëmbimin e aq një numri taksativ të ushtarëve të kapur, si kundërpërgjigje ndaj kërkesës së Kievit në formulën “të gjithë për të gjithë” – që mbetet tutje e papranueshme për palën ruse, duke pasur parasysh numrin shumë më të madh të ukrainasve të kapur në krahasim me atë të rusëve.
Kjo përballje në një terren neutral, ku pala ruse shtron me arrogancë kërkesën që forcat ukrainase të tërhiqen nga katër rajonet e aneksuara nga vijat aktuale të frontit, megjithëse u pasua me një prtestë të rreptë nga pala ukrainase, nuk mbeti pa një përgjigje që flet shumë për objektivin rus.
Kur delegacioni ukrainas protestoi ndaj kërkesave të parashtruara më lartë, pala ruse nuk hezitoi të jipte një përgjegje ultimative e të qartë: “Herën tjetër do të jenë pesë”.
Sanksionet mbesin një instrument në duar të bE-së, por ato nuk paraqesin zgjidhjen definitive.
BE-ja mbetet e ndarë (Hungaria, Sllovakia kundërshtojnë sanksione të ashpra), ndërkaq Serbia tashmë është shnëdrruar në një Bjellorusi ët Europës Juglindore. Ky pozicion disi në heshtje është pranuar. Nuk ka si interpretohet ndryshe prezenca e presidentit serb, Aeksandar Vuçiq në samitin Komitetit për e Tiranës.
Një gjë duket se edhe pas bisedës telefonike shumë të diskutueshme të dy liderëve Trump e Putin dhe pas dështimit të negociatave në Stamboll, është fare e sigurt: luftërat janë të vështira për t’u përfunduar, veçanërisht kur ato vazhdojnë me vite dhe asnjëra palë ndërluftuese nuk pranon humbjen. Megjithatë, nëse vazhdimi i luftës nuk premton më avantazhe për asnjërën palë, por përkundrazi bëhet në dëm të të dyjave, në mënyrë të pashmangshme hapet një dritare për negociata.
Qëllimi strategjik afatgjatë i Rusisë që nga vitet 1990 ka qenë që të njihet sërish si një fuqi e madhe e shquar në një rend botëror multipolar – domethënë në një sistem pa hegjemoninë perëndimore.
Nga një këndvështrim kulturor, gjeostrategjik dhe gjeoekonomik, Moska e konsideron Ukrainën tutje edhe pas tri viteve të luftës intenzive, si një pjesë të domosdoshme të sferës së saj të ndikimit – prandaj ajo – Ukraina, në objektivin rus, ka një status të ndryshëm nga ai i shteteve baltike, Ballkani ose Polonia. Duket se Putini pas rikthimit të Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, ka gjasa reale ta realizojë këtë objektiv jetik rus.