Shkruan: Refik HASANI*
Gjilani është qendra më e madhe e rajonit të Anamoravës, që përfshin Gjilanin, Kamenicën, Vitin, Novobërdën, por njëkohësisht është edhe një trekëndësh kufitar.
Anamorava kufizohet me Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, por edhe me Kumanovë e Likovë.
Edhe në këtë rast është TREKËNDËSH, i cili në dy anët e kufirit të këtyre tri shteteve, shumicën e përbëjmë ne SHQIPTARËT.
Rajoni i Anamoravës si një trekëndësh kufitar, jo vetëm ka mundësi, por ka obligim të krijoj lidhje të qëndrueshme në baza reciproke, standarde dhe nivele të barabarta institucionale me komunat fqinjë kufitare. Vendosja e bashkëpunimit ndërkufitarë në nivelin komunal midis Organeve Lokale publike fqinje, që i nënshtrohet sistemeve të ndryshme ligjore vendase për çështje të interesit të përbashkët, synimi është të identifikohen problemet e përbashkëta, çështjet dhe objektivat që duhet formalizuar si pjesë e një marrëveshje e bashkëpunimit, duke lehtësuar dhe ndihmuar jetën veçmas fshatrave kufitare të dy anëve të kufirit, pastaj edhe duke u shkëmbyer me të dhëna zyrtare në mesë niveleve komunale për t’u adresuar edhe në nivele qendrore të tyre.
Bashkëpunimi ndërkufitarë në mënyrë institucionale përmes projekteve të përbashkëta është më se i domosdoshëm pasi është në vendënumrim, pasi ndërvarësia gjeografike, mjedisore, urbane, rurale dhe ekonomike janë parametra që duhet bashkëpunuar në mes komunave kufitare. Për të filluar këto veprime si aktivitete në mënyrë institucionale do të duhej të ketë takime të rregullta të bazuara në ligje, akte e udhëzime të praktikave më të favorshme, jo vetëm të tri shteteve fqinje, por edhe në praktika të ndjekura të shteteve të BE-së.
Vëllazërimi, miqësimi e binjakëzimi, për një bashkëpunim të mirëfilltë në trekëndëshin kufitar, kërkon të caktohen dhe precizohen sferat e përgjegjësisë në mes të komunave të trekëndëshit kufitar. Është momenti, tani pas Pavërësisë së Maqedonisë së Veriut, Pavarësisë së Kosovës, dhe Serbisë, pas përiudhës së tri lufëtrave që janë zhvilluar nga viti 1998, deri në fundë të vitit 2001, bartëse e të cilave ishin Ushtria Çlirimtare të Kosovës [UÇK], Ushtria Çlirimtare Kombëtare [UÇK], Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc [UÇPMB], sikur është shtuar domosdoshmëria për një bashkëpunim të mirëfilltë dhe në bazë institucionale.
Vetëm duke patur vullnetin e përbashkët mund të caktohen dhe precizohen sferat e përgjegjësisë në mes të komunave.
Është domosdoshmërri e kohës për një bashkëpunim të mirëfilltë, dhe Komitetet për bashkëpunim ndërkufitar të veprojnë, duke u funksionalizuar projektet ekzistuese me projekte serioze.
Bashkëpunimi i mirëfilltë në trekëndëshin kufitar kërkon hartim planesh për përthithje të fondeve për investime edhe nga Këshilli i Evropës dhe mekanizmat tjerë Europian.
Bashkëpunimi i mirëfilltë në trekëndëshin kufitar nënkupton edhe qasje e konkurim për programe e grante të IPA I dhe
IPA II, dhe për projekte shtesë për të cilat do të duhej të konkurrojmë. Me ato projekte të cilat do t’i fitonim do t’i shërbenim komunitetit të përbashkët të rajonit të këtij trekëndëshi kufitar.
Kryetarët e Komunave të trekëndëshit kufitar ndërrojnë vazhdimisht, ndërkaq legjislaturat, ligjet dhe rregullat nuk janë identike, por bashkëpunimi duhet të mbetët, pasi mbështetet në standarde të BE-ës.
Gjilani duhet të ketë vllazërim, miqësim e binjakëzim me Preshevën, Bujanocin, Kumanovën; Vitia duhet të ketë vllazërim, miqësim e binjakëzim me Kumanovë e Likovë; Kamenica, duhet të ketë vllazërim, miqësim e binjakëzim me Medvegjë e Bujanoc. Këto qendra komunale me karakter rajonal, nëse kanë të formuar Komitete për bashkëpunim ndërkufitar, atëheër të veprojnë duke i funksionalizuar. Është interes jetik bashkëpunimi ndërkufitar, duke e ngritur atë në rrafshin institucional
Krejt të trajtimit të kësaj çështje, dua të nënzizoj sërish se vetëm vëllazërimi, miqësimi e binjakëzimi, në mënyrë institucionale për një bashkëpunim të mirëfilltë në trekëndëshin kufitar, e rritë mirëqenjen e këtyrë hapsira tona shqiptare.
*Autori ka një Master Shkencor; ai ishte asamblist në Kuvendin e Gjilanit në legjislaturën 2009-2013, që bëri propozimi dhe ndërmorri inciativën për themelimin e KAi ka publikuar një ser punimes e kumtesash të trajtuara nëpër sesione, tribuna, tryeza e konferenca shkencore, që për objekt kishin bashkëpunimin ndërkufitar dhe rolin e rëndësinë e programeve të BE-së dhe IPA-s.