[Foto: Serbi, Beograd: Një numër i madh njerëzish protestojnë pasi një çati u shemb në stacionin kryesor të trenit të Novi Sadit në fillim të këtij muaji. 14 persona u vranë. Shembja shkaktoi protesta antiqeveritare.]
Vazhdojnë protestat e studentëve në Serbi pas një aksidenti fatal në Novi Sad. Pavarësisht lëshimeve të Presidentit Vuçiq, demonstratat vazhdojnë.
“Studentët kanë të drejtë! Një fjali historike në ish-Jugosllavi, e cila i atribuohet kreut të shtetit Marshallit Josip Broz Tito dhe që nuk u shqiptua kurrë në këtë formë specifike. Diktatori jugosllav ishte nën presion në verën e vitit 1968 për shkak të demonstratave masive që kërcënonin regjimin e tij. Protestat e studentëve evropianë u përhapën edhe në Jugosllavinë Socialiste dhe kulmuan në rrugët e Beogradit në fillim të qershorit.
Në SHBA dhe kryeqytetet e Evropës Perëndimore, njerëzit demonstruan kundër luftës në Vietnam dhe për të drejtat civile. Në Republikën Federale të Gjermanisë bëhej fjalë gjithashtu për përpunimin, respektivisht katarsisin në rport me periudhn e nazizmit.
Pranvera e Pragës u përpoq të krijonte “socializëm me fytyrë njerëzore” demokratike në Çekosllovaki, por u shtyp me dhunë nga trupat pushtuese të Paktit të Varshavës.
Jugosllavia e paangazhuar e Titos nuk kërkonte asnjë ndërhyrje të jashtme. Këtu, vetë policia rrahu akademikët demonstrues duke ushtruar dhunë ekstreme, e cila, megjithatë, zgjeroi protestat e qershorit dhe vetëm sa i ushqente edhe më shumë ato.
Dhuna e tepruar e policisë në Beograd
Studentët jugosllavë ishin të pakënaqur për shkak të rritjes së papunësisë, dallimeve sociale gjithnjë në rritje dhe një borgjezie të partisë së kuqe në kuadër të Lidhjen e Komunistëve Jugosllavë, angazhimi i së cilës për të mirën e përbashkët socialiste në thelb konsistonte në organizimin e pushimeve të tyre dekadente në resortet private luksoze të Titos në ishujt Brionian.
Dhuna e tepruar e policisë që la qindra të plagosur gjatë dy ditëve të para të protestave në kryeqytetin jugosllav gjatë kësaj vere historike çoi në pushtimin e Universitetit të Beogradit dhe një grevë shtatë-ditore që u përhap në qendrat tjera universitare në vend. Vetëm një fjalim televiziv i Titos, në të cilin ai supozohej se kishte pranuar, çoi në relaksim. Studentët kanë festuar fitoren e tyre të Pirros. Tito i kishte folur me fjalë miradie për studentët në televizionin shtetëror dhe ju kishte dhënë të drejtë për kërkesat e parashtruara. Protestat përfunduan. Fakti që mprehtësia verbale e Titos ishte vetëm një manovër taktike për t’i dhënë fund goditjes, dëshmohet nga pasojat e rënda për shumë nga ata të përfshirë në demonstrata në vitet që pasuan. Profesorët që kishin mbështetur studentët u pushuan gradualisht nga pozitat e tyre. Drejtuesit e protestuesve morën dënime me burg, pasaportat e tyre iu hoqën për vite me radhë dhe shumë prej tyre u përjashtuan nga universiteti. Megjithatë, “gjunjëzimi” i Titos shihet si një fitore e madhe për lëvizjen studentore jugosllave, edhe nëse në fakt është arritur pak.
Duart e përgjakur të Novi Sadit
Studentët në Serbi po protestojnë sërish. Një erë e vitit 1968 po fryn në vend dhe shumica e fakulteteve janë bllokuar sërish. Ka kampe në qendrat e mëdha universitare në Beograd, Novi Sad, Nish dhe Kragujevc dhe semestri dimëror është praktikisht i ndërprerë. Këto protesta vazhdojnë prej javësh dhe nuk duket se do të shuhen.
Shkaku i pakënaqësisë ishte shembja e tendës së stacionit të trenit të rinovuar rishtazi në qytetin e dytë më të madh serb, Novi Sad. 15 persona humbën jetën në këtë aksident tragjik më 1 nëntor të këtij viti. Dy të tjerë u plagosën rëndë. Që atëherë, demonstratat janë zhvilluar çdo ditë në shumë qytete serbe. Krahas bllokadës së përhershme universitare, protestat u zgjeruan në momentin e aksidentit, ora 11:52. Rrugët dhe kryqëzimet do të mbyllen për një çerek ore për të përkujtuar simbolikisht 15 viktimat.
Për pakënaqësinë e madhe të shumë qytetarëve. Në veçanti, bllokadat e rrugëve nuk priten gjithmonë mirë nga popullata serbe. Ka pasur incidente të përsëritura në të cilat shoferët e paduruar janë trembur. Përveç përleshjeve, bllokuesit madje u goditën ose u “grabitën” me mjete motorike. Gjenerata e fundit dërgon të fala.
Ëndrra e një greve të përgjithshme
Gjithsesi, puna e vazhdueshme për mbulesën e shembur të stacionit ka tërhequr inatin e studentëve. Ata akuzojnë qeverinë për reagim joadekuat, korrupsion dhe për pasojë bashkëpunim. Ka zemërim të madh, sepse puna e rinovimit e kryer dukshëm keq ka kushtuar jetë.
Ata që janë përgjegjës duhet të dihen dhe të mbahen përgjegjës. Të përballen me përgjegjësi edhe politike edhe kriminale. Kjo është një kërkesë e studentëve që u formulua në mitingje. Bandat e banditëve që dyshohet se janë punësuar nga qeveria për të shtypur protestat pritet gjithashtu të ndiqen penalisht. Megjithatë, demonstruesit të cilët kërcënohen me ndjekje penale duhet të lirohen. Gjithashtu u bënë thirrje që universitetet të jenë në një pozitë më të mirë financiare. Për më tepër, kërkohet një publikim i plotë i dokumentacionit në lidhje me punën e rinovimit të stacionit të trenit në Novi Sad.
Slogani “Ke gjak në duar” dhe logoja e një dore të kuqe me gjakun e viktimave që ende rrjedh nga gishtat e shtrirë konsiderohen simbole të protestave. Në banderola, në ndërtesat qeveritare, në mitingje ose në dyshemenë e rrugës, dora e gjakosur shfaqet kudo, duke ngjallur kujtime tek vëzhguesit më të vjetër të grushtit të zi të shtrënguar të lëvizjes së rezistencës “Otpor” që ndihmoi opozitën e bashkuar serbe të mposhtte Sllobodanin pothuajse 25 vjet më parë për të rrëzuar pushtetin e tij.
Meqenëse bllokadat janë përhapur tani në shumë shkolla fillore dhe të mesme, shumë prej tyre në opozitën e sotme serbe po ëndërrojnë tashmë një lloj greve të përgjithshme. Shumë platforma të mediave sociale janë të zëna me promovimin e një mitingu të madh që do të mbledhë të gjithë protestuesit të dielën në orën 16:00 në sheshin Slavija në Beograd.
Qeveria po i përgjigjet pjesërisht kërkesave
Ndërkaq, qeveria serbe e kryeministrit Millosh Vuçeviq nuk ka qëndruar duarkryq. Dy ministra kanë dhënë dorëheqjen që nga shembja e tendës. Pushimet shkollore për shkollat fillore dhe të mesme u shtynë për një javë që të paktën të frenohen këto protesta. Prokuroria publike ka bërë arrestime dhe marrje në pyetje dhe hetimet janë duke vazhduar. Financimi për universitetet pritet të rritet me 20 për qind vitin e ardhshëm. Gjithashtu, siç është kërkuar, është publikuar edhe dokumentacioni për rinovimin e stacionit. Por jo plotësisht, thonë përfaqësues të studentëve, të cilët ende i shohin shqetësimet e tyre si të paplotësuara.
Qeveria e sheh ndryshe dhe beson se i ka përmbushur të gjitha kërkesat. Si kryeministri Vuçeviç ashtu edhe presidenti Vuçiq thanë se nuk do t’i përgjigjen kërkesave të mëtejshme. Nga këndvështrimi i qeverisë, studentët e kanë gabim dhe nuk mund të pritet më një gjest “titist”.
Nuk ka revolucion shumëngjyrësh në Serbi
Pra, a jemi gati? A janë të numëruara ditët e Presidentit Aleksander Vuçiq dhe Partisë së tij Progresive Serbe (SNS), e cila ka përcaktuar fatin e vendit në 12 vitet e fundit? A është Serbia në një gjendje para-revolucionare? A mund ta lëkundet kjo krizë pushtetin e Vuçiqit, i cili deri vonë dukej kaq i paprekshëm?
Përgjigja është: jo.
Jo sepse vetë Vuçiç tha në fillim të kësaj jave në një mbledhje publike të qeverisë ku mori pjesë si president: “Nuk do të ketë revolucion shumëngjyrësh në Serbi. As marrje me dhunë e pushtetit, çfarë mund të thotë ai. Ai sigurisht nuk njihet si disfatist.
Arsyeja për këtë mohim qëndron më tepër në faktin se aktualisht nuk ka kundërforcë serioze politike ndaj partisë SNS në Serbi. Opozita është e copëtuar dhe nuk do të arrijë dot të kapë shtimungun e protestave. Përkundrazi. Nga këndvështrimi i protestuesve, është për t’u frikësuar se sapo politikanët e opozitës të përfshihen më shumë apo edhe të përpiqen të marrin përsipër demonstratat, do të humbasë simpatia bazë që shumë njerëz ndjejnë ndaj studentëve apo të rinjve.
Diçka e ngjashme ndodhi në maj 2023 gjatë demonstratave masive kundër dhunës në shoqëri pas një masakre në shkollë. Një shpjegim tjetër qëndron në mungesën aktuale të mbështetjes nga jashtë për ndryshimin e regjimit serb. Vuçiq është i mbështetur fort ndërkombëtarisht dhe konsiderohet një partner i çmuar në skenën globale. Xi Jinping dhe Vladimir Putin e respektojnë atë gjithsesi. Por edhe në BE, nuk janë vetëm Macron, Tusk, Orban, Mitsotakis dhe Fico ata që konsiderohen të afërt me Vuçiqin. Ursula von der Leyen dhe së fundmi Olaf Scholz, i cili është i uritur për litiumin serb për industrinë gjermane të automobilave, do ta mbështesin gjithashtu.
Fuqia e ekonomisë serbe
Sigurisht, Serbia e Vuçiqit kritikohet rregullisht nga shtetet perëndimore, sepse ai nuk i bashkohet politikës së jashtme të përbashkët të BE-së dhe refuzon sanksionet kundër Rusisë. Problematike mbetet edhe marrëdhënia me Kosovën, të cilën Serbia ende nuk e njeh si shtet të pavarur. Por jo vendimtare. Në shumicën e kryeqyteteve evropiane dhe ndoshta së shpejti edhe në Uashington, Vuçiç shihet si një faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Lojtarët kryesorë preferojnë ta mbështesin Vuçiçin sesa ta rrëzojnë atë.
Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, fuqia e ekonomisë serbe flet kundër humbjes së pushtetit. Jugosllavët e ’68-ës demonstruan në një fazë vështirësish ekonomike, rritje të papunësisë dhe pas një vale emigrimi të shumë jugosllavëve në Evropën Perëndimore. Protestat kundër regjimit të Millosheviqit në fund të viteve 1990 u zhvilluan gjithashtu në një vend të shkatërruar nga luftërat, sanksionet dhe krizat ekonomike. Ekonomia serbe ka pasur rritje të vazhdueshme vitet e fundit. Këtë vit GDP-ja e Serbisë do të rritet me gati 4 për qind. Papunësia nuk ka qenë kurrë më e ulët dhe financat publike janë përgjithësisht në gjendje të mirë. Së fundmi, Serbia madje mori një vlerësim të klasës së investimeve nga agjencia e vlerësimit S&P për herë të parë në historinë e saj. Kjo flet më shumë për kushte që nuk do të mobilizojnë masa përtej akademikëve.
Mjeshtri duhet të provojë veten
Gjithsesi, situata nuk është pa rrezik për qeverinë dhe presidentin. Mund të flitet me siguri edhe për krizën më të madhe të 12 viteve të fundit. Popullariteti i Vuçiqit në mesin e popullatës së përgjithshme varet kryesisht nga rrëfimi i mjeshtrit të madh. Presidentit i pëlqen të stilizohet si një politikan që ka rigjallëruar Serbinë. Dikush që krijon vende pune dhe mbi të gjitha që zgjeron dhe rindërton infrastrukturën e sëmurë dhe të papërshtatshme prej dekadash. Fabrika, autostrada, spitale, stadiume, shkolla dhe gjithashtu linja dhe stacione hekurudhore. Gjithçka lidhet me emrin Aleksandër Vuçiqit. Pjesërisht e drejtë. Serbia ka vite që investon shuma rekord në infrastrukturën publike.
Stacioni i trenit në Novi Sad është pjesë e një projekti prestigjioz që i rri veçanërisht në zemër presidentit: një linjë hekurudhore me shpejtësi të lartë midis Beogradit dhe Budapestit. Por nëse ndërtesat e rinovuara ose të ndërtuara rishtas vrasin njerëz, ky vetëpërkufizim shembet ashtu si tenda e stacionit të trenit në Novi Sad.
Prandaj, vetë Vuçiqi duhet të ketë një interes të madh për të siguruar që shembja e tendës të hetohet plotësisht. Vetëm në këtë mënyrë ai do të jetë në gjendje të ruajë rrëfimin e mëparshëm të klientit midis elektoratit të tij dhe ndoshta edhe të paktën pjesërisht të qetësojë studentët.
Trupa studentore vazhdon të shfaqet e vendosur dhe do të duhet të insistojë në këtë pikë veçanërisht deri në fund. Gjithashtu për të ruajtur besueshmërinë.
Demonstrata të serbëve pati edhe në Berlin
Së fundi, por jo më pak e rëndësishme, duhet përmendur se të premten ka pasur edhe një demonstratë në Portën e Brandenburgut në Berlin. Mbi njëqind serbë që jetojnë në kryeqytetin gjerman u mblodhën në orën 11:52 për të shprehur mbështetjen e tyre për studentët në shtëpi. Nëse protestat vazhdojnë gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme, ndoshta do të shohim më shpesh dorën e shtrirë e të përgjakur të Novi Sadit edhe në Gjermani. [Berliner Zeitung]