Nga Dr. Skёnder Demaliaj
Propaganda serbe flet vazhdimisht pёr rrezikun e krijimit tё “Shqipёrisё sё Madhe”. Ёshtё njё pёrpjekje, njё strategji pёr tё hedhur “mollёn e sherrit” tek kancelaritё mё tё mёdha tё botёs me qёllim moslejimin e bashkimit tё trojeve etnike shqiptare asnjёherё.
Historiani italian Antonio Boldaci pёrdor termat: “E madhja Shqipёri”, “Shqipёria Etnike”, “Shqipёria e Plotё”. Shqipёria e pastёr gjeografike, dmth e konsideruar si njё individualitet nё vetёvete dhe brenda kufijve qё i kemi vёnё vetes e mbyllur nё njё trapez tё gjerё tokash, kulmet e tё cilave prekin nyjen e Mocra – Gora–as, hyrjen e Carvasnaras-it, Ulqinit dhe Kepit tё Gjuhёzёs ose Glossa-as ndodhet afёrsisht midis 39 gradё dhe 43 gradё gjerёsi gjeografike veriore dhe midis 19 dhe 20 dhe 21 gradё gjatёsi gjeografike lindore. Kjo pёrfshin nё thelb tё gjithё Vilajetin e Shkodrёs, Janinёs dhe njё pjesё tё atyre tё Kosovёs dhe Manastirit.[1]
Shqipёria e njohur sot ёshtё shumё e reduktuar nga Shqipёria Natyrore, qё ёndёrronin patriotёt shqiptarё e mbёshtetёsit e saj, bile edhe mё e vogёl se ajo qё u krijua nga pushtuesi italian. Nё fund tё shekullit XIX, sipёrfaqja e Shqipёrisё Etnike ishte 80 mijё km2, sipёrfaqe ballkanike brenda kufirit tё Perandorisё Osmane, njё tokё “sa dy Serbi”, siç thotё Lumo Skёndo dhe kishte 2.5 milionё banorё.[2]
Mё 12 gusht 1941 italianёt bashkuan territoret e pushtuara nё Shqipёri e Jugosllavi. Sipёrfaqja ishte 42469 km2 dhe popullsia 1.750000. Mitrovicёn e mbajtёn gjermanёt, njё pjesё tё tokave shqiptare nё Maqedoni i morёn bullgarёt. Nishi mbeti pёrsёri pjesё e Serbisё. Kjo “Shqipёri e Madhe” ishte pjesё pёrbёrёse e Perandorisё Italiane me shtetёsi tё kufizuar. Italia fashiste dhe Gjermania naziste kur vendosёn tё krijonin “Shqipёrinё e Madhe” nuk patёn si qёllim tё korrigjonin vendimet e Konferencёs sё Londrёs tё vitit 1913, por tё neutralizonin rezistencёn antifashiste nё trerritoret shqiptare dhe t’i mobilizonin shqiptarёt nё radhёt e ushtrive tё tyre. Gjatё pushtimit italian u shtuan 11780 km2 dhe 820 mijё banorё. Pas kapitullimit tё Bullgarisё kufijtё e “Shqipёrisё sё Madhe” u zgjeruan deri nё afёrsi tё Shkupit dhe prej andej nё vijёn Kumanovё – Preshevё – Bujanovc. Pikёrisht nё kёtё kohё u pёrdor pёr herё tё parё termi “Shqipёri e Madhe”. Ishte njё krijesё kalimtare.
Sipas Hermann Neubacher pёrfaqёsuesit tё lartё tё Rajhut nё Ballkan: “Shqipёria e pavarur brenda kufijve tё saj etnikё” nuk lejohej se “ishte nё dёm tё Serbisё”.[3] Gjermanёt lejuan Mihajlloviçin e çetnikёt tё kryenin krime nё Kosovё. Pashk Bibё Mirakaj, sekretar i FASH-ёs nё Pejё para se tё sulmohej Vitomirica i kishte regjistruar emrat e shtёpive çetnike dhe i kishte njoftuar udhёheqёsit e sulmit qё tё kenё kujdes qё tё mos digjet asnjё shtёpi çetnike.[4] Pra ekzistonte bashkёpunimi i fashistёve italianё e gjermanё me çetnikёt, bashkёpunimi i Muharrem Bajraktarit me Mihajl Drazhoviçin. Lёvizja çetnike ishte pёr pastrimin e territoreve tё Kosovёs nga shqiptarёt, pёr vrasjen e shqiptarёve, kudo qё gjendeshin dhe ndodheshin, ishte pёr Serbinё e Madhe. Natyrshёm lind pyetja: A mund tё bashkohen trojet shqiptare nga bashkёpunimi i fashistёve me çetnikёt e kuislingёt nё Kosovё e nё Shqipёri. Pohimi i Profesor Fehmi Aganit se “kjo ёshtё demagogji, gёnjeshtёr, mashtrrim” ёshtё i saktё.
Pra “Shqipёria e Madhe” ёshtё njё tallje, njё cinizёm i pa shembullt. Shqiptarёt nuk mund tё pranojnё deklaratat e Mustafa Krujёs, mё 30 maj 1941 nё Akademinё Mbretёrore Italiane tё Shkencave dhe tё Arteve: “Populli shqiptar nuk do tё harrojё kurrё se sendёrtimi i idealit tё tij mё tё lartё kombёtar i detyrohet vlerёs dhe sakrificёs sё ushtarit italian, gjenisё dhe vullnetit tё Duçes, krijuesi i Shqipёrisё sё Re tё Madhe e tё Pavarur”.[5]
Profesor Fehmi Agani shtron pyetjen: Nga erdhi, ç’ёshtё e ç’mund tё jetё kjo Shqipёria e Madhe? Dhe pёrgjigjet: “Nё njё pёrcaktim elementar, por nё esencё tё saktё, ky atribut i jepet njё shteti qё shtrihet pёrtej kufijve tё zonёs sё tij tё natyrshme etnike, zonёs ku kombi pёrkatёs pёrbёn shumicёn. Pra, Bullgaria e Madhe do tё ishte shtrirja ose pretendimi i shtetit bullgar pёr t’u shtrirё jashtё zonёs ku, bullgarёt pёrbёjnё shumicёn. Kёshtu do tё mund tё thuhej pёr Serbinё e Madhe, pёr Greqinё e Madhe etj”.[6] Duke analizuar sintagmёn “Shqipёria e Madhe” shtron pyetjen tjetёr: “Po nё qoftё se shprehja Shqipёri e Madhe, shprehje qё e pёrdornin vetёm okupatori dhe kuislingёt, produkt manipulativ i tyre, si zuri rrёnjё kaq tё thella dhe si gjeti pёrdorim kaq tё gjerё nё Jugosllavi?” Pёrgigjet: “Pikёrisht pёr shkak tё karakterit mjegullues dhe manipulativ tё saj. Sepse mund tё instrumentalizohej dhe keqpёrdorej mё lehtё, mund tё formulohej si pёrqeshje dhe si akuzё”.[7] Pra pёrkundёr seriozitetit tё Shqipёrisё Etnike, “Shqipёria e Madhe” ёshtё pёrdorur nga serbёt me tone pёrqeshёse dhe ironizimi. Veç kёsaj, forcat e hegjemonisё e tё dominimit nё Serbi e nё Jugosllavi e kanё pёrdorur dhe po e pёrdorin edhe sot “Shqipёria e Madhe” kundёr kёrkesёs sё shqiptarёve pёr tё qenё tё pavarur e tё barabartё me popujt e tjerё, si njё kёrcёnim kundёr guximit qё tё shikohet jashtё kufijve tё 1913-s. E vёrteta ёshtё se jashtё kufijve ёshtё gjysma e popullit shqiptar. Prej serbёve shpresohet nё mundёsitё e instrumentalizimit negativ tё saj, edhe pse kjo sot duket punё e kotё.
Profesori pohon se sa kush e ka pёsuar, sa kush ёshtё dёnuar, sa vite burg janё vuajtur pёr shkak tё akuzёs sё “Shqipёrisё sё Madhe”. Arrin nё pёrfundimin e rёndёsishёm, qё ёshtё edhe mesazhi dhe thirrja e tij: “Ёshtё koha pёr bashkimin e natyrshёm tё shqiptarёve nё njё shtet tё pёrbashkёt as tё madh, as tё vogёl, por shtet tё tё gjithё shqiptarёve, kudo ku pёrbёjnё shumicёn, pёr tё jetuar vetё tё bashkuar e nё miqёsi me tё gjithё popujt e tjerё”.[8] Kjo shprehje e serbёve ёshtё mjaft dominante dhe mund tё arrijё bllokimin e plotё e iligjitimitetin e çdo kёrkesё tё shqiptarёve. Kёrkesat e shqiptarёve vlerёsohen si tё tilla qё synojnё “realizimin e qёllimit tё pёrbashkёt – krijimin e “Shqipёrisё sё Madhe”. Kurse kёrkesa: “Tё krijojnё Serbinё qё tё pёrfshijё tё gjithё serbёt, nё dukje tё parё sikur gёzojne legjitimitet, por kjo fsheh se sa pjesёtarё tё popujve tё tjerё do tё pёrfshihen nё kёtё shtet tё tё gjithё serbёve”.[9] Ёshtё shumё vigjilent ndaj veprimeve dhe qёndrimeve tё serbёve dhe parasheh rrezikshmёrinё e tyre. Kjo kёrkon qё tё sqarohet edhe opinioni ndёrkombёtar.
Pёr Prof. Fehmi Aganin, sintagma “Shqipёri e Madhe” ёshtё e okupatorit dhe e kuislingёve. Ishte njё demagogji, njё mashtrim, njё shfajёsim. “Shqipёria e Madhe” ёshtё njё gёnjeshtёr, njё provokacion dhe njё instrument i çinstrumentalizuar, i papёrdorshёm… Balli Kombёtar flet pёr “Shqipёrinё Etnike”, por nuk dinё e çka duan tё thonё me kёtё.[10]
Si u copёtuan trojet shqiptare?
Para vitit 1877 shqiptarёt shtriheshin deri nё Prokupulje, Leskovac e Vranjia, bile edhe pёrtej kёtij qyteti tё fundit nё Liqenin e Masuricёs, dega e Moravёs, por me kalimin e kohёs u dёbuan nga aty prej serbёve.
Nё vitin 1876 shqiptarёt u shpёrngulёn me dhunё nga trojet e tyre nё Nish e nё Sanxhak. Nё prag tё Luftёs sё Lindjes (1875-1878) Serbia ёshtё zgjeruar nё Jug, duke pushtuar rreth 12 mijё km2 tё territorit shqiptar. Nё Nish ka marrё 248 katunde, nё Pirrot 189 katunde, nё Vranjё 189 katunde, nё krahinёn e Toplicёs 372 katunde. Pra gjithsej 998 katunde.[11] Ky ёshtё akti i parё i spastrimit etnik, duke i quajtur kёto territore si “Serbia e Re”. Objektivi i kёsaj strategjie ishte “krijimi i njё shteti nacional tёrёsisht homogjen”. Ky objektiv ёshtё pёrfshirё edhe nё vitin 2020 nё strategjinё e fundit pёr politikё tё jashtme qё Beogradi aplikon sidomos nё Kosovё.
Nё luftёn e fundit turko-ruse (1877) malazezёve iu dha Podgorica, duke pёrfshirё Triepshet. Nё vitin 1882 Fuqitё e Mёdha ia dhanё Ulqinin dhe njё pjesё tё bregut tё poshtёm tё djathtё tё Bunёs. Pas Luftёs sё Parё Botёrore, Shqipёrisё iu shkёput nga trungu i saj Kosova dhe Çamёria. Me formimin e Jugosllavisё sipas statistikave qeveritare tё vitit 1921, shqiptarёt pёrbёnin 3.7 % tё popullsisё prej 11619750 banorёsh, domethёnё shqiptarёt ishin 430 mijё banorё.
Serbёt nё Mesjetё e pushtuan Ballkanin deri nё Thesali, duke ndёrtuar njё pseudo perandori serbe jetёshkurtёr, e cila zgjati pothuajse gjysёm shekulli. Kёta i konsiderojnё shqiptarёt si malёsorё qё zbritёn nga malet nё fusha pёr tё plaçkitur. Argumenti i studiuesve serbё se disa qendra tё banuara shqiptare kanё emra sllavё e pёr rrjedhojё janё historikisht sllav hidhet poshtё sepse atje ku janё mё tё shumtё kёta emra sllavё, shumica dёrmuese e popullsisё njeh veç gjuhёn shqipe. Edhe vetё kёta studiues e pranojnё se pjesa mё e madhe e popullsisё qё banon nё Shqipёri ёshtё e pёrbёrё nga shqiptarёt qё kanё karakter tё veçantё: me njё lloj trupi tё rregullt, absolutisht i dallueshёm nga trupi sllav. Shqiptari zotёron njё gjuhё tё individualizuar pёrsosshmёrisht, qё s’ka pothuajse asgjё tё pёrbashkёt me gjuhёt e tjera. Zakonet, doket, kёngёt, traditat, legjendat si individualitet antropologjik i krejt popullit shqiptar, pёrbёjnё njё unitet absolut dhe lehtёsisht tё dallueshёm qё askush nuk mund ta pёrçajё dot. Ёshtё ky njё unitet etnografik, tё cilin shekujt dhe gjaku e ruajtёn tё pastёr.[12]
Pёr tё kuptuar mё mirё thelbin e trilltё tё idesё sё “Shqipёrisё sё Madhe” dhe pёr tё parё se deri ku i ka rrёnjёt ёshtё i nevojshёm njё vёshtrim i shkurtёr historik:
Shqiptarёt nuk arritёn gjatё shekullit XIX tё krijojnё shtetin e tyre kombёtar, ndryshe nga vendet e tjera ballkanike qё i rrethonin. Lidhja Shqiptare e Prizrenit shёnoi institucionin e parё tё organizuar tё nacionalizmit shqiptar nё vitet 1878-1881. Pati njё program politik qё synonte tё mbronte tё gjitha territoret e populluara historikisht nga shqiptarёt dhe bashkimin e vilajeteve nё njё shtet autonom nёn Perandorinё Osmane. Lidhja Shqiptare e Prizrenit shёrbeu si njё ngjitje e fuqishme pёr pjekurinё dhe organizimin e mёtejshёm tё nacionalizmit shqiptar.
Kuvendi i Vlorёs, mё 28 nёntor 1912 shpalli Shqipërinё e lirё e tё pavarur. Edhe pse e pёrgjysmuar nga vendimet e Konferencёs sё Londrёs, mbeti si shtet. Ishte e rrezikuar tё fshihej nga harta politike e Europёs. Woodrow Wilson hodhi poshtё pёrfundimisht planin franko-britanik pёr copёtimin e mёtejshёm tё Shqipёrisё nё mars tё vitit 1920.
Pёr Prpf. Paskal Milon çёshtja shqiptare nё Ballkan nuk ёshtё “Shqipёria e Madhe”:
Sё pari, ёshtё njё realitet qё kёrkon njё zgjidhje pёr ato komponentё problematikё tё saj me prejardhje historike dhe aktuale.
Sё dyti, ёshtёnjё fiksion me prejardhje politike pёr tё penguar sadopak dhe pёr tё ndaluar mbёshtetjen ndёrkombёtare nё emёr tё rrezikut qё pёrfaqёson “Shqipёria e Madhe”.[13]
Kritikёt e “Shqipёrisё sё Madhe” midis tezave tё tjera thonё se synohet tё krijohet si njё armё pёr tё luftuar nacionalizmin serb pёr ta dobёsuar atё si njё faktor i rёndёsishёm rajonal.
Udhёheqja dhe elita serbe akuzon Shtetet e bashkuara tё Amerikёs dhe NATO-n si nxitёse pёr krijimin e “Shqipёrisё sё Madhe”. Me kёtё synohet tё krijohet “njё zemёr myslimane nё Ballkan”, se “ekspansioni shqiptar nё Ballkan” do tё ishte shprehje e rifillimit tё ofensivёs sё muhamedanёve nё Europё. Kjo nuk ёshtё e vёrtetё dhe ёshtё njё tezё e rrezikshme. Shqiptarёt nuk kanё asnjё lidhje me fondamentalizmin islamik. Teza e rrezikut nga “Shqipёri e Madhe” vjen nga njё koncept gjeopolitik spekulativ me veshje fetare. Skema e krijimit tё boshteve fetare nё Ballkan dhe e pёrplasjes sё tyre pёr synime gjeopolitike ёshtё e vjetёr, por u gjallёrua pas shpёrthimit tё konfliktit nё Bosnje-Hercegovinё nga qarqe tё caktuara politike, ballkanike dhe europiane.
Sllobodan Millosheviçi ishte arkitekti modern i platformёs dhe i veprimit pёr krijimin e “Serbisё sё Madhe”. Mё 16 mars 1991 nё takimin me kryetarёt e komunave tё Serbisё deklaronte: “… Tё fortёt gjithnjё i diktojnё kufijtё dhe asnjёherё tё dobёtit. Ne thjesht mendojmё se ёshtё e drejtё legjitime dhe ёshtё interes i popullit serb tё jetojё nё njё shtet. Nёse ka nevojё tё rrihemi, tё grushtohemi pёr Zotin edhe do tё grushtohemi”.[14] Thirrja e tij pёr serbёt ishte: Serbia ose do tё jetё e madhe, ose do tё shuhet fare!
Memorandumi i ASHS-sё (1986) shёrbeu si platforma ideologjike ku u frymёzua dhe u inkurajua Sllobodan Millosheviçi dhe klani i tij pёr atё çfarё bёnё disa vite mё vonё me luftёrat nё Kroaci, Bosnje-Hercegovinё dhe Kosovё. Edhe nё vende tё tjera shprehen nga partitё politike teza pёr bashkim tokash nё njё shtet tё vetёm tё madh:
- Pёr ribёrjen e Rumanisё sё Madhe lufton edhe partia e Rumanisё sё Madhe.
- Nё Greqi, Aleanca Nacionale, nё programin e saj ka: “… Autonomi e Epirit tё Veriut, si fazё e parё, pastaj bashkimi me Greqinё”.
- Platforma e Lёvizjes Kombёtare Bullgare ёshtё: “Doktrina Kombёtare Bullgare, Bullgaria nё shekujt XX dhe XXI, pёr realizimin e idealit kombёtar bashkёkohor bullgar”
Nё Ballkan ka edhe parti tё tjera tё mёdha e tё vogla, pёrfaqёsuese tё nacionalizmit primitiv, programet e tё cilave janё nё drejtim tё kundёrt me tendencёn e pёrgjithshme tё zhvillimeve bashkёkohore. Nёse forcat e nacionalizmit primitiv apo segmente tё veçanta ektremiste tё tij do tё fitojnё terren mbi forcat demokratike dhe konstruktive, atёherё Ballkani rrezikohet tё mbetet i sёmuri kronik i Europёs. Nё kёtё rast skenari do tё ishte riciklimi i dhunёs dhe i konflikteve etnike, veçanёrisht nё Bosnje-Hercegovinё, Kosovё, Maqedoni, Mal i Zi, por edhe mё gjerё. Potencialet negative pёr ta mbajtur Ballkanin nё njё situatё shpёrthyese kanë treguar se ekzistojnё dhe janё aktive.
Si kundёrpeshё ndaj krijimit tё “Shqipёrisё sё Madhe”, historianё, akademikё dhe politikanё serbё kanё propozuar ndarjen e Kosovёs, ku gjysma e saj tё bashkohet me Shqipёrinё dhe gjysma tjetёr me Serbinё. Pёr kёtё Dobrica Qosiç i shkruan filozofit amerikan, Noam Chomsky: “Jam i lumtur qё jemi bashkёmendimtarё tё zgjidhjes sё çёshtjes sё Kosovёs. Fatkeqёsisht as udhёheqja zyrtare serbe, as udhёheqja separatiste shqiptare nuk e kishin pranuar propozimin tim. Sot rezistencёn mё tё madhe idesё sime i bёjnё SHBA dhe Britania. Nё regji tё Klintonit dhe Tony Blair, siç e dini ju shumё mirё u bё dhe u krye njё luftё e vocёr botёrore kundёr Serbisё, me njё arsyetim hipokrit se “po i shpёtojmё shqiptarёt nga njё katastrofё humanitare” e nga ana tjetёr katastrofёn e kishte prodhuar vetё Aleanca e NATO-s. Ajo sot po pёrfundon me pastrimin etnik tё serbёve, romёve dhe goranёve nga Kosova. Me qёllimin amerikan pёr t’i dhёnё Kosovёs pavarёsi po kryhet edhe aneksimi i territorit kombёtar serb. Po e pёrsёris zoto Chomsky: njё zgjidhje e drejtё dhe e pёrherёshme ёshtё kompromisi mes tё drejtёs historike dhe etnike mes shqiptarёve dhe serbёve”.[15]
Sipas Tadiçit: “Serbia si kundёrvёnie pёr njhojen e pavarёsisё sё Kosovёs, do ta priste bashkimin e Republikёs Serpska me Serbinё…. le tё pёrpiqemi tё gjejmё zgjidhje praktike pёr problemet. “Shqipёria e Madhe” ёshtё shumё e rrezikshme, mirёpo nёse ajo ёshtё pjesё e njё zgjidhjeje mё tё madhe, ne mund ta pranojmё kёtё”.[16]
Pёr Shaban Muratin: “Shqipёria e Madhe” ёshtё njё konstruksion i vjetёr diplomatiko-propagandistik i Beogradit pёr tё çvlerёsuar tё drejtat e kombit shqiptar mbi territoret e tij, tё grabitura nga Serbia dhe pёr tё luajtur rolin e viktimёs nё sytё e opinionit ndёrkombёtar…. Ështё njё dhuratё e helmatisur. Se vetё po pёrpiqen ta paraqesin, ta shesin si lёshim tё madh faktin qё Serbia po afron “Shqipёrinё e Madhe”. Nuk ёshtё hera e parё me propozime tё tilla. Millosheviçi i drejtoi ofertё Greqisё pёr ta ndarё Shqipёrinё, jo Kosovёn, ofertё Kroacisё pёr tё ndarё Bosnje-Hercegovinёn. Karakteristikё ёshtё se kёrkojnё tё ndajnё territore dhe popuj qё nuk i takojnё asaj”.[17] Ndryshe mendon ish-presidenti i Serbisё, Voisllav Koshtunica: “Asnjё shtet demokratik nё botё nuk do tё pranonte qё t’i shkёputen 15% tё territorit tё tij” dhe se “Nuk ka lindur ai serb qё do ta jepte Kosovёn”.[18] Sipas tij Kosova ёshtё pjesё e Serbisё dhe i takon asaj dhe vetёm asaj pёrjetёsisht. Kjo ёshtё edhe nё hyrje tё Kushtetutёs se Re Serbe.
Pёr Beogradin ka vetёm njё zgjidhje: “Kosova tё jetё e Serbisё, tё tjerat nuk kanё rёndёsi se çfarё bёjnё shqiptarёt kur tё mos jenё pjesё e saj. Mihailo Markoviçi, nёnkryetar i PSS-sё nё intervistёn e dhёnё Europёs sё Lirё deklaronte: “Serbia nuk do tё lejojё ndarjen e Kosovёs nga Serbia e po qe se kjo ndodh, atёherё nuk na intereson a do tё bashkohet Kosova me Shqipёrinё apo me kё tё dojё”.[19] Edhe pёr zёvendёskryeministrin e Serbisё, Ivica Daçiç: “Ndarja e Kosovёs mes Serbisё dhe Shqipёrisё ёshё i vetmi opsion realist”.[20] Elita politike e Serbisё e di se Kosovёn e ka tё humbur, prandaj pёrpiqet qё tё marrё çfarё mund tё marrё prej saj, pёr tё mos dalё duarbosh.
Nё Kosovё, por edhe nё diasporё ka patur pёrpjekje e programe pёr bashkimin e Kosovёs me Shqipёrinё: Lёvizja Revolucionare pёr Bashkimin e Shqiptarёve, e drejtuar nga Adem Demaçi, mё 1961. Nё programin e saj, mё 1964 qёllimi i parё dhe i fundit u shpall çlirimi i krahinave shqiptare tё aneksuara nga Jugosllavia dhe bashkimi i tyre me Shqipёrinё. Pёr kёtё ai u dёnua bashkё me 80 persona tё tjerё. Po kёshtu u krijua edhe Fronti i Kuq Popullor me udhёheqёs Isuf Gёrvallёn, me bindje marksiste-leniniste me qёllim: Bashkimin e popullit shqiptar nё njё shtet tё vetёm. Edhe Isufi, edhe vёllai i tij dhe Kadri Zeka, bashkёpunёtori i tij i ngushtё u vranё nga UDB-ja nё Gjermani. Beogradi i ka akuzuar tё gjithё kёta dhe nё vitet `90 edhe Mahmut Bakallin si ideolog tё “Shqipёrisё sё Madhe”. Nё pёrgjigjen e tij, Mahmut Bakalli shkruan: “Bashkimin kombёtar tё popullit shqiptar nuk e kuptoj si zgjerim tё Shqipёrisё, por vetёm si deklarim demokratik tё popullit shqiptar nga tё gjitha viste shqiptare, si etnitete tё pavarura, tё cilat tashmё janё tё ndara mes vete… Populli shqiptar kurrё nuk ka hequr dorё nga aspiratat e veta çlirimtare pёr bashkimin kombёtar dhe luftoi pёr to, jo pёr ndonjё “Shqipёri tё Madhe”, por pёr tёrёsinё e tokave tё veta etnike ku jeton”.[21] Nga kjo nxjerrim dy pёrfundime tё rёndёsishme:
- Pranon se tokat shqiptare janё coptuar dhe pёr t’u ribashkuar ato shqiptarёt, kudo qё ndodhen tё deklarohen pёr kёtё bashkim, sepse janё tё vendosur pёr lirinё e tyre, pёr vetёvendosje dhe bashkim kombёtar.
- Ёshtё pёr Shqipёrinё Etnike, Natyrore, jo pёr zgjerim kufijsh e pёr t’i marrё tokё kujt, kёrkon vetёm tokat e saj.
Duke hedhur poshtё akuzat e Beogradit bёn dallimin midis “Serbisё sё madhe” dhe trillimit serb pёr rrezikun e krijimit tё “Shqipёrisё sё Madhe”: “Projekti pёr “Serbinё e Madhe” ёshtё njё realitet nё letёr dhe nё vetёdije. Nocioni “Shqipёri e Madhe” ёshtё njё trillim serb pёr tё arritur qёllimet e veta, qёllimet e “Serbisё sё Madhe”… Pёr Serbinё çёshtja e pavarёsimit tё Kosovёs ka tё bёjё edhe me “Sindromin” shqiptar nё tёrёsi nё Ballkan, me aspiratat e zgjerimit dhe tё sundimit tё vet ndaj Shqipёrisё dhe nё hapёsirat ballkanike. Trillimet steriotipe tё Serbisё mbi “Shqipёrinё e madhe”, synim ky, i cili nuk ёshtё paragjykim, por njё projekt ekzistues politik serb, filluar nga ёndrra mbi Mbretёrinё Serbe tё Car Dushanit, nga “Naçartania” e Garashaninit, nga Memorandumi i AKSHS-sё, nga Qosiçi e deri tek projekti i Millosheviçit, i cili pёr arsye pragmatike, politike nё kёtё moment nuk e thekson atё projekt, por nga i cili as qё ka hequr dorё”.[22] Vitet 1998, 1999 i dhanё tё drejtё Mahmut Bakallit pёr vlerёsimet dhe analizat e tij pёr situatёn politike nё Kosovё tё parashikuar 3-4 vjet mё parё. Projekti i Millosheviçit u vu nё zbatim nё Kosovё dhe synonte shpёrnguljen masive tё shqiptarёve nga tokat e tyre mijёvjeçare.
Kundёrshtarёt e ndёrhyrjes sё NATO-s nё Kosovё kanё akuzuar shqiptarёt se po krijojnё “Shqipёrinё e Madhe” me mbёshtetjen e SHBA dhe tё Perёndimit. Sipas tyre Kosova do tё pёrfundojё si pjesё e Shqipёrisё, duke prishur kёshtu balancёn delikate mes kufijve dhe minoriteteve etnike nё Ballkan. Nё platformёn pёr zgjidhjen e çёshtjes shqiptare tё ASHSH (1998) shkruhet: “Akademia e Shkencave kёrkon ndёrhyrjen e pёrbashkёt tё forcave demokratike shqiptare dhe tё faktorёve me peshё ndёrkombёtare pёr ta njohur Republikёn e Kosovёs si element konstituitiv tё Republikёs Federale tё Jugosllavisё, pёr t’i trajtuar shqiptarёt e Maqedonisё qytetarё tё barabartё me maqedonasit, pra pёr t’i dhёnё tё drejtёn e popullit shtetformues, pёr tё ndihmuar shqiptarёt e Malit tё Zi tё kenё krahinёn e tyre autonome dhe pёr t’iu siguruar shqiptarёve tё Greqisё tё drejtёn tё mёsojnё nё shkollat shtetёrore dhe gjuhёn e tyre amtare”. Unё nuk kam qenё dakord me kёtё platformё, veçanёrisht pёr Kosovёn. Pas çlirimit tё Kosovёs ёshtё e tejkaluar dhe e kapёrcyer. Akademisё sonё i ka munguar vizioni dhe atdhetarizmi lidhur me Kosovёn. Formulimi pёr shqiptarёt nё Maqedoni e Mal tё Zi ёshtё i pranueshёm pjesёrisht, kurse pёr shqiptarёt nё Greqi tё shtohet edhe kthimi i pronave. Nuk ёshtё i drejtё pohimi i kryetarit tё Akademisё sё Shkencave tё Maqedonisё nё atё vit se platforma hidhte ide nacionaliste. As sulmi i gazetёs franceze “Le Monde” e cila e sulmonte atё si nxёnёse tё denjё tё asaj qё hartoi, mё 1986 Akademia e Shkencave tё Serbisё. Memorandumi i saj pёrgatiti shfarrosjen masive tё popujve jashtё Jugosllavisё.[23] ASHSH, me kёtё platformё nuk ka kёrkuar as ndryshim kufijsh, as “Shqipёrinё e Madhe”, e cila ёshtё krijuar nё mendjen e qarqeve politike dhe intelektuale serbe sё bashku me shumё mite, tё cilat ata i quajnё “histori”.
Nё Planin e Ahtisarit dhёnia e pavarёsisё sё Kosovёs ёshtё e kushtёzuar me moslejimin e bashkimit tё saj me Shqipёrinё. Sipas Dritёro Agollit: “Problemi i “Shqipёrisё sё Madhe” s’ishte as nuk ka qenё kurrё i yni. Ne do tё donim Shqipёrinё siç ka qenё nё historinё e saj tё fillimit, Shqipёrinё para padrejtёsisё europiane, Shqipёrinё Natyrore”.[24] Duke iu kthyer pёrsёri kёsaj teme, ai shkruan: “Tё punojmё njёherё arёn tonё… Kur tё kemi njё xhaketё, njё kёmishtё tё mirё, atёherё mund t’i rregullojmё me njё kravatё. Nuk mund tё kesh kravatё nё kanatjere”.[25]
Kёrkesёn e shqiptarёve tё Kosovёs pёr Republikё, pёr shtet tё pavarur, pushteti serb e quan “irredentizёm, separatizёm, pёrpjekje pёr tё krijuar “Shqipёrinё e Madhe”. Shpikin e trillojnё pёr armiq tё brendshёm e tё jashtёm qё duan ta coptojnё Jugosllavinё Federative, ta shpёrbёjnё atё. Protestat e shqiptarёve pёr tё qenё tё barabartё me popujt e tjerё tё Jugosllavisё konsiderohen kundёrrevolucion. Stane Dolanc, drejtues i lartё i Jugosllavisё nё intervistёn e dhёnё nё tё pёrditshmen “Danas” tё Zagrebit thotё: “Nacionalizmin dhe irredentizmin shqiptar i kemi gjykuar nё tё gjitha mёnyrat e mundshme, mirёpo pёr nacionalizmat qё po shfaqen prapa skenёs po flasim e po i gjykojmё mё pak. Sё shpejti duhet tё flasim haptazi se kush nё botё po e nxit reaksionin nё Jugosllavi… Na u desh njё kohё bukur e gjatё pёr t’i identifikuar mё qartazi problemet tona, ngase jetonim nё iluzione e po deshёt edhe mbi dafina tё revolucionit. Njё mend thoshim se revolucioni nuk ka marrё fund, po sillnim arsye sikur asgjё nuk i kёrcёnohet atij dhe asgjё nuk rrezikon vazhdimёsinё e tij. Mё duket se tash jemi liruar nga ky iluzion”.[26] Pra “Shqipёria e Madhe” sipas tij rrezikon jo vetёm Serbinё, Jugosllavinё, integritetin e saj, por edhe fitoret e revolucionit, bashkim-vllazёrimin e popujve tё Jugosllavisё. Forcimi i shtetёsisё (nёnkupton i shqiptarёve) rrezikon edhe vetёqeverisjen.
Azem Vllasi, anёtar i Kryesisё sё KK tё LK tё Kosovёs dhe kryetar i Komitetit Krahinor tё Lidhjes Komuniste tё Prishtinёs nuk flet pёr rrezikun e nacionalizmit serb. Sipas tij: “Nacionalizmi shqiptar, maqedonas nuk niset vetёm nga teza e pazhvillueshmёrisё, por qё tё dyja kultivojnё ёndrra pёr njё “Shqipёri tё Madhe” dhe “Maqedoni tё Madhe”. Pёr t’i luftuar kёto nacionalizma lipset tё krijohet njё vetёdije e re, por “ёshtё fshirё sepse nё tё kaluarёn ndёrmjet popujve ka patur konflikte tё mёdha. Mbi bazёn e kёtyre konflikteve nacionalistёt bёjnё pёrpjekje pёr t’i pёrvetёsuar tё rinjtё”.[27] Sipas tij kёrkesat e tё rinjve, tё lёvizjes studentore nё Kosovё, tё cilёt kёrkonin Kosovёn – Republikё janё lёvizje iredentiste dhe cёnojnё integritetin e Jugosllavisё. Zvogёlimi i territorit tё saj shkon nё dobi tё krijimit tё “Shqipёrisё sё Madhe”. Kёtij shёrbёtori serb i dhimbset mё shumё Jugosllavia se Shqipёria.
Sipas filozofёve, indoktrinimi nacional vjen nga njё elitё, domethёnё gjithnjё nga lart, ndёrkohё qё njё etni, e cila shfaqet si njё lёvizje sociale nuk ёshtё e strukturuar nё mёnyrё tё tillё qё tё lindё indoktrinime. Pёr Serbinё kjo ёshtё pjesёrisht e vёrtetё. Indoktrinimi i serbёve nuk vjen vetёm prej elitёs politike, por edhe nga ASHS, nga Kisha Ortodokse. Edhe vetё shoqёria serbe ёshtё e organizuar, e strukturuar dhe e pёrgatitur pёr indoktrinim nacional.
Dobrica Qosiç, Babai shpirtёror i serbёve ka mbrojtur me konsekuencё e nё vazhdimёsi ndarjen e Kososvёs midis serbёve dhe shqiptarёve.
Ky projekt ёshtё bёrё publik qё nё vitin 1968. Pёr kёtё shkak u pёrjashtua nga Lidhja e Komunistёve. Tё njёtin qёndrim e mbajti deri sa vdiq. Ai deklaroi: “Dy shekuj ne e kemi tё njёjtin qёllim dhe ai ёshtё lufta pёr çlirim dhe pёr bashkimin e popullit serb. Kjo ёshtё lufta e shtatё, e cila zhvillohet pёr realizimin e kёtij qёllimi”.[28] Edhe nё ditarin “Kosova”, botuar nё tetor tё vitit 2004, me njё tirazh 30 mijё kopje mbron kёtё projekt. Kritikat e tij pёr mosrealizimin e kёtij projekti janё pёr Kishёn Serbe, pёr Millosheviçin, pёr Rusinё e Boris Jelcinit, pёr Shtetet e Bashkuara dhe Britaninё e madhe. Ja disa fragmente nga “Ditari i tij”:
- 15 nёntor 1992 Lordi Ouen: “Bashkёsia Europiane nuk ёshtё e gatshme pёr kurrfarё ndarje tё Kosovёs. As Amerika. Ju propozojmё qё sё paku 5 vjet tё heshtni pёrsa i pёrket ndarjes sё Kosovёs”.[29]
- 6 qershor 1993: Me shqiptarёt e Kosovёs tash ёshtё e pashmangshme lufta ose dorёzimi i ngadalshёm kapitullues nё duart e Shqipёrisё”.[30]
- 10 maj 1998: Mister Holbrooke ёshtё tip vulgar dhe kauboj primitiv, i cili urren inteligjencёn dhe krenarinё kombёtare tё serbёve, ndёrsa kolegu i tij Engel Gelbart thotё: “Çёshtja e Kosovёs ёshtё shumё komplekse, sepse edhe serbёt, edhe shqiptarёt e pёrjetojnё emocionalisht Kosovёn dhe sillen ndaj Kosovёs sikur ndaj Jerusalemit tё tyre”. Ky injorant nuk heziton tё thotё se edhe pёr shqiptarёt Kosova ёshtё Jerusalem. Jashtё shantazhbёrёs! (pёr amerikanёt)…. Millosheviçi nuk ёshtё Tito, ndёrsa 1998 nuk ёshtё 1948. Millosheviçi do tё detyrohet tё kapitullojё ose tё adbikojё. Meqё pёrjashtohet mundёsia e abdikimit tё tij, ne tё gjithё e presim kapitullimin e tij, kapitullimin tonё… Millosheviçi, i çmendur politik.[31]
- 25 shtator 1998: Rusёt tё paaftё pёr tё mbrojtur serbёt… Perёndimi arrogant e dyfytyrёsh, “demokratik” me Rusinё e kalbur nga korrupsioni ёshtё e gatshme qё pёr herё tё dytё nё kёtё dekadё tё luftojё kundёr popullit serb. Po del se serbёt janё armiqtё e vetёm tё “Rendit tё Ri Botёror dhe tё demokracisё sё saj”.[32]
- 26 shtator 1998: Vetёm Disfatё nacionale – me njё Kosovё tё re. Ky do tё jetё edhe fundi i pushtetit tё Millosheviçit. Tё mbёshtetur nё mbajtjen e Kosovёs dhe tё pёrfunduar me disfatё nё Kosovё dhe me humbjen e Kosovёs.[33]
- 13 tetor 1998: Serbia de facto po ia dorёzon Kosovёn Shqiptarёve… Millosheviçi disa vjet rresht i refuzoi negociatat dhe kompromiset (pra ndarjen e Kosovё). Me polici e qeverisi Kosovёn, i maltretoi dhe i persekutoi shqiptarёt, i korruptoi edhe ata pak serbё tё dёshtuar dhe tё mjerё, shpresoi se gjatё mandatit tё tij mund t’i mbajё shqiptarёt nё magjen e vet e pastaj “pas meje le tё ndodhё kiameti”.[34]
- 27 tetor 1998: Kemi pёsuar disfatё deri nё eshtra.[35]
- 13 nëntor 1998: Kisha Serbe nuk ka ideologё largpamёs dhe inventiv, e cila me enklavat e manastireve praktikisht do tё shtronte çёshtjen e ndarjes sё Kosovёs dhe tё caktimit tё ri tё kufijve territorialё ndёrmjet serbёve e shqiptarёve.[36]
- 16 janar 1999: I lutur nga Ambasada e Francёs e pranova Kollesin, zёvёndёsin e William Walkerit, shef i OSBE-sё nё Kosovё. Ia paraqita konceptin tim tё kompromisit historik dhe sё drejtёs etnike, qё nёnkupton kufijtё e rinj territorial dhe mosnjohjen e kufijve tё tashёm tё Kosovёs, denacionalizimin e pronave tё manastireve, formimin e enklavave serbe me tё drejta sovrane ngjashёm me Andorёn, San Marinon, Lihtenshtajnin, me Vatikanin, nё tё cilat do tё mbroheshim pёrmendoret fetare, kulturore dhe tё krishtera dhe do tё mundёsohej bashkimi i popullit shqiptar, si edhe realizimi i qёllimit historik tё kёtij populli – krijimi i shtetit nacional.[37]
Dobrica Qosiç e konsideronte fat qё shqiptarёt kryengritёs nuk donin zgjidhje tё pёrkohёshme, por tё pёrherёshme pёr Kosovёn: Kosovёn e pavarur dhe bashkimin e shqiptarёve. Sipas tij: “Meqё mbledhjet e serbёve e tё malazezёve janё revolucion, atёherё manifestimet e shqiptarёve duhet tё jenё kundёrrevolucion”.[38] Nuk ekziston “Shqipёria e Madhe”, por kjo ёshtё shpifje dhe trillim i serbёve pёr tё mbajtur Kosovёn koloni tё tyre, pёr tё bёrё represion ndaj shqiptarёve dhe pёr tё penguar bashkimin e shqiptarёve tё Kosovёs me Shqipёrinё. Ekziston Shqipёria Etnike, e bashkimit tё trojeve shqiptare, e cila do tё realizohet nё tё ardhmen.
Kuvendi Gjithёserb, vendimet, mesazhi dhe rreziku qё vjen prej tij
Mё 8 qershor 2024 u mbajt Kuvendi Gjithёserb. Deklarata e miratuar nuk ёshtё asgjё tjetёr pёrveç konkretizimit tё “Botёs Serbe” dhe bёn thirrje pёr unitetin e serbёve nё tё gjithё rajonin. Vendimet e tij janё vazhdimёsi e njё politike qё ekziston prej vitesh nga serbёt.
Deklarata qё u miratua ёshtё mё e rrezikshme se Memorandumi i ASHS-sё. Kjo Deklaratё dhe mbledhja e Kuvendit ёshtё bёrё pёr dy arsye themelore, pёr Rezolutёn pёr Srebenicёn dhe Kosovёn. Hapur ёshtё shprehur dёshira dhe kёrkesa pёr bashkimin e Serbisё me Republikёn Srpska tё Banja Lukёs. Presidenti i Serbisё, Aleksandёr Vuçiç shprehu kёnaqёsinё pёr realizimin e kёtij projekti nё njё tё ardhme jo tё largёt: “Na bёn krenarё, kemi krijuar realitet tё ri”. Republika Srpska ёshtё krijuar, mё 9 janar 1992. Ka 2 milionё banorё. Kryeqyteti i saj ёshtё Banja Luka qё nga viti 1998. Pёr 31 vjetorin e krijimit tё saj, Aleksandёr Vuçiç dёrgoi djalin e tij, Danilin. Presidenti i Serbisё ka deklaruar se ndryshimi i kufirit ёshtё i mundur vetёm nёn mandatin e Kombeve tё Bashkuara ose tё ndonjё institucioni tjetёr.[39]
Vendimet e kёtij Kuvendi janё njё kёrcёnim pёr paqen nё Rajon e mё gjerё. DASH ka paralajmёruar Serbinё dhe Presidentin Dodik, duke u pёrcjellё mesazhin: “Nё Ballkan duam stabilitet”.
Kuvendi i Serbisё ka miratuar, mё 31 korrik 2024 tё ashtuquajturёn Deklaratё pёr mbrojtjen e tё drejtave kombёtare, politike dhe tё ardhmёrisё sё pёrbashkёt tё popullit serb, me 139 vota pro, 9 kundёr, asnjё abstenim dhe 6 deputetё nuk votuan. Nё takimin e pёrbashkёt tё Qeverisё sё Serbisё dhe Republikёs Srpska u miratua Rezoluta me 49 pika, ku mё kryesoret janё:
- Populli serb “pёrbёn njё entitet tё vetёm” dhe se, ndonёse “pёrgjatё historisё”, ai ka jetuar nё shumё shtete me emra tё ndryshёm ka tё drejtё tё ruajё traditёn e tij tё pasur.
- Kosova emёrtohet “Kosova dhe Metohija”.
- Pika 12: Kosova ёshtё pjesё e patjetёrsueshme e Serbisё. Kuvendi Gjithёserb mbёshtet pёrpjekjet e Republikёs sё Serbisё pёr ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, tё garantuara me ligjin ndёrkombёtar, Rezolutёn 1244 dhe Rezolutat e tjera tё KS tё OKB-sё.
- Tё krijohet asociacioni i Komunave me shumicё serbe.
- Serbia nuk njeh pavarёsinё e Kosovёs dhe angazhohet vazhdimisht nё fushata lobuese kundёr Kosovёs (nё kundёrshtim kjo me Marrёveshjen e Ohrit).
- Nёnshkruesit e Deklaratёs kanё dёnuar edhe ato qё i kanё konsideruar kushte tё patolerueshme tё jetesёs sё serbёve nё Kosovё, tё krijuara nga autoritetet e Prishtinёs, por pa pёrmendur ndonjё fakt konkret.
- Serbёt nё Kosovё, si edhe gjithё qytetarёt e tjerё qё janё besnikё tё Serbisё duhet tё mbrojnё manastiret, kishat, pronat private, varrezat dhe objektet e tjera tё rrezikuara. [40]
- Parlamenti Gjithёserb u shpreh kundёr Rezolutёs pёr gjenocidin nё Srebrenicё, miratuar nga OKB-ja.
- Sipas kёsaj Deklarate, Marrёveshja e Paqes e Dejtonit ёshtё “shkelur nё mёnyrё tё pёrherёshme dhe tё konsiderueshme dhe tё gjitha aktet ndёrkombёtare qё lidhen me tё duhet tё respektohen”.
- 15 shkurti, Dita e Shtetёsisё Serbe do tё jetё edhe Dita e Shtetёsisё e Republikёs Srpska, tё jenё njё e tё festohen sё bashku.
- Parlamenti e konsideron “tё papёrshtatshёm” emërimin e njё pёrfaqёsuesi tё lartё nё Bosnje-Hercegovinё, nё kundёrshtim me aneksin e marrёveshjes sё Paqes sё Dejtonit.[41]
Mesazhet e Kuvendit Gjithёserb janё gjithashtu paralajmёrim pёr Rajonin e mё gjerё: Serbёt janё mё tё fortёt nё Rajon dhe askush nuk mund tё bёjё shaka me ta.
Serbёt gjithnjё e kanё quajtur veten si viktima nё vazhdimёsinё e tyre, duke filluar me Betjёn e Fushё-Kosovёs me pushtimin Austro-Hungarez dhe me pushtimin fashist, mё 1916 dhe 1941, me dhёnien e statusit tё Krahinёs Autonome Kosovёs, me Kushtetutёn e RFSJ-sё, mё 1974, me Marrёveshjen e Dejtonit, me bombardimet e NATO-s, mё 1999 etj. Fajtor pёr kёtё kanё bёrё Perandorinё Osmane, Austro-Hungarinё, Italinё e Musolinit, regjimin e Titos dhe Perёndimin me nё krye SHBA. Qёllimi i tyre ka qenё tё zmadhohen nё kurriz tё popujve tё tjerё, duke ua marrё tokat atyre dhe veçanёrisht shqiptarёve e tё krijojnё kёshtu, “Serbinё e Madhe”. Kёtё e thotё troç edhe ish-kryetarja e Republikёs Serbe tё Bosnjё-Hercegovinёs, Biljana Plavšić: “Nё obsesionin se kurrё mё nuk do tё lejojmё qё tё bёhemi viktima, ne kemi lejuar qё tё bёhemi viktimizues tё tё tjerёve”.[42] E kanё thёnё mё parё edhe politikanё, historian e akademikё si: Pashiçi, Cvijiçi, Qosoçi etj. E thonё edhe sot Aleksandёr Vuçiçi dhe bashkёpunёtorёt e tij mё tё ngushtё.
Aleksandёr Vulin, i zgjedhur nё qeverinё e re tё Serbisё zёvendёskryeministёr edhe pse nongrata nga SHBA ёshtё fytyra e vёrtetё e nacionalizmit serb i thotё nё njё farё mёnyre tё pathёnat e Vuçiçit. Ky ёshtё mbrojtёsi mё i flaktё i shkёputjes sё Republikёs Srpska nga Bosnje-Hercegovina dhe mban lidhje tё ngushta me Vladimir Putinin, me tё cilin takohet herё pas here. Ai e ka quajtur: “histeri antiruse” reagimin ndaj Rusisё, pasi kjo sulmoi ushtarakisht Ukrainёn. Sipas tij : “Nёse rruga jonё drejt BE-sё tё çon pёrmes poshtёrimit para gёnjeshtrave rreth Srebrenicёs dhe heshtjes para sё vёrtetёs pёr Jasenovac, atёherё ёshtё e drejtё qё Serbia tё ndjekё rrugёn serbe”[43](pra tё mos jetё pjesё e BE-sё).
Udhёheqja e Republikёs Srpska dёrgon rregullisht mesazhe pёr shkёputje nga Federata e Bosnje-Hercegovinёs dhe pёr bashkim me Serbinё. Udhёheqja politike e Serbisё sa pёr sy e faqe e pёr tё gёnjyer perёndimin dёrgon gjoja mesazhe nё mbёshtetje tё sovranitetit tё Bosnje-Hercegovinёs, por nё tё vёrtetё, siç dёshmuan edhe vendimet e marra nё qёrshor e korrik tё vitit 2024, tё cilat lidhen me “Kuvendin Gjithёserb” – ёshtё mbёshtetёsja dhe sponsorizuesja e shkёputjes sё Republikёs Srpska nga Bosnje-Hercegovina.
Qeveria e Republikёs Srpska ka formuar njё grup pune pёr hartimin e njё marrёveshjeje pёr “shkёputje paqёsore”. Autoritetet atje kanё miratuar njё sёrё ligjesh me qёllim “kthimin e juridiksionit” nga shteti i Bosnjes nё entitetin e Republikёs Srpska. Kёto janё anulluar nga Gjykata Kushtetuese e Bosnje-Hercegovinёs dhe Pёrfaqёsuesi i Lartё i Komunitetit Ndёrkombёtar nё kёtё vend, prandaj duan ta largojnё prej atje dhe nuk e njohin autoritetin e tij. Procesi politik i shpёrbёrjes qё ka pёrfshirё Bosnje-Hercegovinёn, ka tё bёjё me ndikimin rus nё Ballkan. Rreziku mё i madh i konfliktit nё Rajon ёshtё nё Bosnje-Hercegovinё dhe nё Veri tё Kosovёs, ku realisht ekziston rreziku i njё konflikti tё mundshёm. Secessionizmi dhe politika shteruese e disa zyrtarёve nё Bosnje-Hercegovinё, tё cilёt janё satelitё tё Beogradit dhe tё Moskёs kanё lidhje me vizitёn e drejtorit tё CIA-s, William Joseph Burns nё Sarajevё, Beograd, Kosovё, mё 20, 21, 22 gusht 2024. Vizita e tij ёshtё njё mesazh pёr Serbinё dhe Republikёn Srpska se SHBA-tё nuk do tё tolerojnё veprimet e tyre. Njё ditё pas vizitёs sё tij nё Bosnje, Presidenti i Republikёs Srpska, Milorad Dodik deklaroi: “Republika Srpska nuk e ka kundёrshtuar sovranitetin dhe integritetin territorial tё Bosnje-Hercegovinёs dhe shkёputja nuk ka qenё kurrё politika jonё”. Mё i kujdesshёm, mё i matur nё deklaratat e tij ishte edhe aleksandёr Vuçiç nё takimin e Pragёs. Nё tё vёrtetё kёto janё manovra diplomatike. Nё tavolinёn e punёs, si pёr Beogradin, ashtu edhe pёr Banja Lukёn ёshtё krijimi i “Hapёsirёs Serbe”, bashkimi i serbёve kudo qё janё.
Pёrfundime
Propaganda e Beogradit, me mbёshtetjen edhe tё Rusisё, por edhe tё Kosovёs ёshtё nё sulm tё pandёrprerё, tё egёr e tё rafinuar pёr tё defaktorizuar pavarёsinё e Kosovёs dhe pёr tё penguar bashkimin e shqiptarёve, duke paraqitur para ndёrkombёtarёve gogolin e “Shqipёrisё sё Madhe”. Cilat janё disa nga drejtimet kryesore tё saj?
E quajnё njё kёrcёnim pёr paqen jo vetёm pёr Serbinё, por pёr tёrё Rajonin, Europёn e tё gjithё botёn, çka nuk ёshtё e vёrtetё. Zgjidhja e çёshtjes shqiptare, vёnia nё vend e padrejtёsisё sё saj stabilizon Ballkanin e mё gjerё.
Sipas Aleksandёr Vuçiç: “Njerёzit qё thonё se “Shqipёria e Madhe” ёshtё makthi ynё kanё absolutisht tё drejtё. Jo vetёm makthi ynё, por edhe i Europёs, ankthi i gjithё njerёzimit”. Kёshtu serbёt kёrkojnё tё rritin ndjeshmёrinё e opinionit ndёrkombёtar pёr rrezikun qё paraqet “Shqipёria e Madhe”, duke e lidhur me proceset psikologjike, tё cilat sjellin pasoja dhe probleme edhe nё gjendjen shёndetёsore, veçanёrisht ata qё kanё tё bёjnё drejtpёrdrejt me tё dhe qё i ndjejnё mbi kurriz pasojat e saj.
Duke folur pёr rritjen e mbёshtetjes nga shqiptarёt pёr bashkimin kombёtar paralajmёrojnё pёr tensione nё Rajon. Sipas tyre “Shqipёria e Madhe” nuk krijohet pa luftё me Serbinё.
Beogradi me retorikёn pёr rrezikun e “Shqipёrisё sё Madhe” pёrpiqet ta normalizojё dhe ta ndёrkombёtarizojё diskursin pёr “Serbinё e Madhe”. Hapi i parё nё kёtё drejtim ёshtё prishja e kufijve tё Kosovёs. Ndarja e Kosovёs ёshtё bёrё politikё shtetёrore serbe. Aleksandёr Vuçiç e drejtues tё tjerё tё lartё tё Serbisё çdo ditё deklarojnё se nuk do ta njohin Kosovёn si shtet tё pavarur, se nuk ka asnjё mёnyrё qё ne ta njohim Kosovёn, nuk kemi nevojё pёr atё njohje, kemi nevojё pёr kompromis. Kompromisi nёnkupton tё marrin Veriun e Kosovёs.
Heqja e kufijve midis shqiptarёve, kudo qё jetojnё – ёshtё premisё pёr “Shqipёrinё e madhe”. Sipas Aleksandёr Vulin: “Beogradi duhet tё mbledhё tё gjithё serbёt e Rajonit brenda dhe rreth tij, prandaj presidenti i Serbisё imponohet si president i tё gjithё serbёve apo popullit serb tё shpёrndarё nё vendet fqinje tё Rajonit”.[44]
Pёr ta penguar mё tej bashkimin e shqiptarёve, Serbia bёn presion mbi Perёndimin e ndёrkombёtarёt, duke deklaruar nё media, nё takime, nё konferenca e metingje se “Shqipёria e Madhe” ёshtё formuar tashmё, çёshtja e vetme ёshtё se si shumё pjesё tё shteteve tё tjera do t’i tёrheqё. Tё gjithё shqiptarёt me pёrjashtim tё dy komunave nё Serbinё qendrore do tё jetojnё nё njё siguri tё vetme dhe hapёsirё politike, nё kuadёr tё NATO-s. Jeta e gjithё shqiptarёve menaxhohet nga Tirana… “Shqipёria e Madhe” nё aspektin gjeografik nuk ekziston, por politikisht ёshtё e pranishme.[45] Kjo ёshtё njё tezё tendencioze, dashakeqёse, e rrezikshme me qёllime e objektiva tё caktuara politike, sepse shqiptarёt nё Kosovё, nё Maqedoninё e Veriut, nё Mal tё Zi kanё qeveritё e tyre.
Sipas propagandёs sё Beogradit: “Krijimi i “Botёs Serbe” zgjidh çёshtjen kombёtare tё serbёve, ndalon krijimin e “Shqipёrisё sё Madhe”, garanton serbёt se gjenocidi ndaj tyre nuk do tё ndodhё mё kurrё dhe mbi tё gjitha siguron paqen afatgjatё nё Ballkan”. Ndaj serbёve nuk ka patur gjenocid. Gjenocid kanё ushtruar ata nё Bosnje-Hercegovinё (Maskra e Srebrenicёs e njohur ndёrkombёtarisht, me Rezolutё tё OKB-sё), nё Kosovё. Serbёt paskan tё drejtё tё zgjidhin çёshtjen e tyre kombёtare, duke ua marrё tokat tё tjerёve, kurse shqiptarёt nuk e paskan kёtё tё drejtё, tё bashkojnё tokat e tyre. Pyetja: Çfarё kёrkon Serbia nё tё ardhmen? Nёnkupton aneksimin e territoreve tё vendeve fqinje. Sipas gazetave serbe me doza tё forta nacionalizmi: “Aleksandёr Vuçiçi ёshtё duke risjellё Perandorinё e Car Dushanit dhe kjo do tё fusё nё panik boshnjakёt, kroatёt dhe shqiptarёt. Koncepti i “Botёs Serbe” i promovuar zyrtarisht nga qeveria e Serbisё ёshtё Koncept i njёjtё me “Botёn Ruse” tё Putinit”.[46]
Presidenti Aleksandёr Vuçiç thotё se me shqiptarёt ne na duhet marrёveshje afatgjatё e paqes pёr 200 vitet e ardhshme dhe se tё gjitha palёt “do tё duhet tё bёjnё disa kompromise”.[47] Kompromisi ёshtё kryefjala e kёsaj marrёveshjeje qё nёnkupton marrjen e Veriut tё Kosovёs. Ai gjithashtu flet pёr 200 vjet, çka do tё thotё se nuk ka hequr dorё nga Kosova pёrjetёsisht. Kur tё krijohen kushtet e favorshme, do ta marrё pёrsёri. Pret momentin…
“Serbia e Madhe” dhe “Shqipёria e Madhe” nuk kanё patur as nuk kanё kurrfarё pikash barazimi ose krahasimi. Serbia ёshtё e madhe sepse ka nё pёrbёrjen e vet pjesёn mё tё madhe tё Sanxhakut, ku sot atje ka boshnjakё dhe shqiptarё, ka Vojvodinёn, ku mё parё banonin hungarezё, kroatё, gjermanё, vllehё, ka krahinёn rumune tё Timokut, tanimё tё serbizuar, ka tri komunat e Kosovёs Lindore dhe ka nё preambulёn e Kushtetutёs nё pёrbёrje tё saj edhe Kosovёn, pavarёsisht se ka shpallur pavarёsinё, mё 17 shkurt tё vitit 2008 dhe ёshtё njohur ndёrkombёtarisht nga mbi 100 shtete tё botёs.
Ndryshimi midis “Serbisё sё Madhe” dhe “Shqipёrisё sё Madhe” janё njё realitet faktik, historik, gjeografik. Serbia ёshtё zgjeruar duke ua marrё tokat tё tjerёve, Shqipёria ёshtё copёtuar, duke ia marrё tokat tё tjerёt. Ne nё shtetin shqiptar jemi nё kufi me shqiptarё nё Mal tё Zi, Kosovё, Maqedoninё e Veriut dhe Greqi. Shqipёria pak mё e madhe se sot ka qenё vetёm nё vitet 1941-1944, por nёn sundimin italian e gjerman, pasi kёto dy shtete kishin prishur tё gjithё kufijtё shtetёrorё nё vendet e Ballkanit dhe kishin vendosur kufij administrativё dhe qeveritё e tyre kuislinge nё Serbi, Greqi, Bullgari, Shqipёri dhe Kroaci. Flamuri shqiptar kishte sёpatёn e lektorit. Shqiptarёt jo vetёm nuk ishin bashkuar, por tё pushtuar dhe e kishin humbur lirinё e tyre edhe nё Kosovё, edhe nё Shqipёri. Edhe politika gjermane pёr “neutralitet” nё Shqipёri, se kishin ardhur pёrkohёsisht e pёr qёllime strategjike ёshtё farsё. Tё gjitha vendimet i merrnin gjermanёt. Qeveria e Rexhep Mitrovicёs dhe Kёshilli i Regjencёs ishin kukulla nё duart e autoriteteve ushtarake gjermane. Pasuritё i grabisnin, veçanёrisht kromin dhe naftёn, ekspedita ndёshkuese kundёr forcave partizane ndёrmerrnin pa lejen e tyre. Thjesht ata iu bashkёngjiteshin dhe armatoseshin prej tyre. Merrnin vazhdimisht para nga Banka e Shqipёrisё pёr tё mbajtur Vermatin dhe pёr tё financuar ndёrtimet e rёndёsishme strategjike. Edhe politikat monetare ishin nё duart e tyre. Ata morёn 120 milionё franga shqiptare, tri herё mё shumё se tё ardhurat e parashikuara nё buxhet pёr vitin financiar 1943-1944.[48] Pra kemi njё plaçkitje dhe grabitje totrale tё pasurive dhe tё ardhurave tё shqiptarёve.
Akademiku Rexhep Qosja shkruan: “Me pavarёsineё e Kosovёs shqiptarёt i afrohen synimit historik pёr t’u bёrё tё barabartё me popujt e tjerё ballkanikё, por tё barabartё nuk mund tё quhen derisa Kosovёs tё mos i lejohet tё bashkohet me Shqipёrinё”.[49]
______________________
1. Eugenio Barbarich, Shqipёria Etnike dhe Gjeografike, Tiranё: Botimet M&B, 2024, 27-28.
2. Kalendari Kombёtar. Sofje. 1888, f. 47.
3. Muharrem Dezhgiu, Shqipёria nё luftё (1939-1944), Tiranё: Globus R, 2001, 261.
4. Syl Dreshaj, Prefektura e Pejёs, 1941-1944, Pejё: 1998, 174.
5. Shqipёria e Madhe, karaktere natyrore dhe historike, Gazeta Shekulli, 6 prill 2009, f. 19.
6. Fehmi Agani, Studime sociologjike, Prishtinë ASHAK, 2008, 550
7. Fehmi Agani, Studime sociologjike, Prishtinë ASHAK, 2008, 552
8. Fehmi Agani, Studime sociologjike, Prishtinë ASHAK, 2008, 553
9. Fehmi Agani, Studime sociologjike, Prishtinë ASHAK, 2008, 550
10. Fehmi Agani, Demokracia, kombi, vetёvendosja, Pejё: Dukagjin, 1994, 147
11. Dietmar Muller, Staatsbürger auf Widerruf. Juden und Muslime als Alteritätspartner im rumänischen und serbischen Nationscode. Ethnonationale Staatsbürgerschaftskonzepte 1878-1941, Berlin, 2005, 122.
12. Antonio Boldaci, Shqipёria e Madhe, Tiranё: Eugen, 2006, 217-218
13. Paskal Milo, “Shqipёria e Madhe” midis trillimit dhe realitetit, Gazeta Korrieri, 17 maj 2001, f. 3
14. Revista NIN, 17 mars 1991, Beograd
15. Enver Bytyçi, E drejta e vetёvendosjes, rasti i Kosovёs, Tiranё: Koha, 2007, 306.
16. Intervistё pёr gazetёn gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, 2 qershor 2011
17. Shqipёria e Madhe e Presidentit tё Serbisё, Gazeta Shqiptare, 6 qershor 2011, 21
18. Enver Bytyçi, E drejta e vetёvendosjes, rasti i Kosovёs, Tiranё: Koha, 2007, 95-96
19. Gazeta Kombi, 24 mars 1995, f. 2
20. Revista NIN, 2 qershor 2011, Beograd
21. Beogradi akuzon Mahmut Bakallin si ideolog tё “Shqipёrisё sё Madhe”, Gazeta Kombi, 24 mars 1995, f. 2
22. Gazeta Kombi, 24 mars 1995, f. 2
23. Shqipёria e Madhe, Revista Klan, 27 shkurt 2000, f. 29
24. Demokracia dhe “Shqipёria e Madhe”, Gazeta Shqip, 16 korrik 2006, f. 19
25. “Shqipёria e Madhe”, Gazeta Shqiptare, 19 dhjetor 2012, f. 4
26. Agjensia Tanjug, 29 dhjetor 1985.
27. Gazeta Rilindja, 31.12.1985, f. 2.
28. Arsim Bajrami, Gjenocidi i Serbiё në Kosovë, aspekte juridike, Prishtinë: ASHAK, 2023, 267-268
29. Gazeta Tema, 26-27 dhjetor 2004, f. 13
30. Gazeta Tema, 28 dhjetor 2004, f. 12
31. Gazeta Tema, 28 dhjetor 2004, f. 12, 13
32. Gazeta Tema, 29 dhjetor 2004, f. 12
33. Gazeta Tema, 29 dhjetor 2004, f. 12
34. Gazeta Tema, 29 dhjetor 2004, f. 13
35. Gazeta Tema, 29 dhjetor 2004, f. 13
36. Gazeta Tema, 30 dhjetor 2004, f. 12
37. Gazeta Tema, 30 dhjetor 2004, f. 13
38. Fehmi Agani, Demokracia, kombi, vetёvendosja, Pejё: Dukagjin, 1994, 185
39. Bota Press, 15 maj 2021
40. Euronews Albania, 31 korrik 2024
41. Gazeta Expres, 1 gusht 2024
42. Gazeta Bota sot, 18 dhjetor 2002, f. 13
43. Infoshqip.com,02.07. 2021
44. Sadri Ramabaja, Rivaliteti Shekullor. Gjeopolitika postmoderne – Rikthimi te vetvetja, Tiranё: Onufri&ISHGJ, 2024, 194.
45. Vulin i tmerruar: “Shqipёria e Madhe” ёshtё formuar, Gazeta Metro, 7 prill 2019
46. Enver Hoxhaj, Pёrplasja e Madhe, Tiranё: UET PRESS, 2022,139.
47. Durrёs Lajmi, 13 tetor 2017 ose https://durreslajm.al/vucic-me-shqiptaret-na-duhet-nje- marreveshje-paqeje-per-200-vjet/
48. Hubert Neurth, Politika e Hitlerit ndaj Shqipёrisё, Gazeta Standard, 12 janar 2013, f. 15
49. Gazeta Shqiptare, 19 shkurt 2009, f. 2.
____________________________
Instituti Shqiptar për Gjeopolitikë
ISSN: 3005-2777
____________________________