[Në foto: Iranianët mbajnë zi për kreun e Hezbollahut]
Në përpjekje për të larguar çdo dyshim për besnikërinë e tij, Pezeshkian madje shkoi personalisht në zyrat e Hezbollahut në Teheran dhe dërgoi atje mesazhin e tij të ngushëllimit të shkruar me dorë.
Republika Islamike e Iranit është përfshirë në një krizë të thellë politike dhe arsyeja është shkatërrimi i Hezbollahut nga Izraeli. Në Teheran, ata po debatojnë se si të reagojnë. Në njërën anë janë konservatorët që do të hakmerreshin dhe do të sulmonin Izraelin, pavarësisht nga pasojat, ndërkaq rryma tjetër përfaqësohet nga të moderuarit e udhëhequr nga presidenti Masoud Pezeshkian, të cilët parapëlqejnë një përgjigje diplomatike, në vend të luftës.
Megjithatë, thirrjet për një përgjigje më të ashpër nga Irani u dyfishuan kur gjeneral brigade Abbas Nilforushan, zëvendës komandant i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) për Libanin dhe Sirinë, u vra në Bejrut me liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah.
Tensioni në Iran është aq i madh sa, disa konservatorë janë akuzuar për krijimin e një atmosfere toksike në mediat sociale, duke manipuluar deklaratat e Presidentit Pezeshkian dhe zëdhënësit të tij për të bërë të duket se ata nuk mbështesin “boshtin e rezistencës”, që përfshin Iranin dhe zëdhënësin e Hezbollahut. Domethënë, brenda qeverisë iraniane ende ekziston një rrymë që beson se duhet të shmanget një luftë e drejtpërdrejtë mes Izraelit dhe Iranit, sepse kjo do të shpinte ujë në mullirin e Benjamin Netanyahut dhe do të përfshinte SHBA-në. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ata janë pro një tërheqjeje të plotë, sepse besojnë gjithashtu se Hezbollahu nuk duhet lënë të luftojë vetëm. Ky ishte qëndrimi që Pezeshkian mbrojti javën e kaluar, para vrasjes së Nasrallah-ut,sa ishte në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.
Në mënyrë të ngjashme, të hënën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Nasser Kanani, premtoi se veprimet e Izraelit nuk do të mbeten pa përgjigje, por shtoi se nuk ka nevojë të dërgohen forca në Liban apo Gaza, sepse qeveritë libaneze dhe palestineze kanë kapacitetin për t’u përballur me agresionin izraelit.
Kjo, siç mësoi The Guardian, tërboi forcat e vijës së ashpër në parlament, si Husein Amir-Sabeti, këshilltar i Said Jalilit, një prej kandidatëve që Pezeshkian e mposhti në zgjedhjet presidenciale. Jalili fillimisht akuzoi se “dikush nuk iu bind urdhrit të liderit suprem Ali Khamenei për t’u hakmarrë për vrasjen e ish-liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran” dhe se përmbajtja e Teheranit i dha Izraelit dritën jeshile për të vrarë Nasrallah-un.
“Pse 80 milionë iranianë dhe fronti i rezistencës duhet të paguajnë për naivitetin e disa njerëzve? pyeti Dzalili në një fjalim parlamentar. Edhe pse nuk përmendi asnjë emër, të gjithë e kishin të qartë se ai kishte në shënjestër presidentin e sapo zgjedhur.
Akuzat e tij e shtynë djalin e Pezeshkianit të dalë në mbrojtje të babait të tij dhe të deklarojë se, qeveria nuk do t’i bindet kurrë liderit suprem Ajatollah Khamenei. Në përpjekje për të larguar çdo dyshim për besnikërinë e tij, Pezeshkian madje shkoi personalisht në zyrat e Hezbollahut në Teheran dhe dërgoi atje mesazhin e tij të ngushëllimit të shkruar me dorë. Ai gjithashtu shtoi thirrjet për vendet arabe dhe islamike që të pranojnë se kanë një përgjegjësi të madhe për ndërhyrjen e Izraelit në Liban.
Sipas analistëve, Pezeshkian po përpiqet të udhëheqë të vetmen politikë të mundshme që nuk do të rrezikojë vendin e tij. Dr. Burcu Ozcelik, bashkëpunëtor i lartë kërkimor për sigurinë në Lindjen e Mesme në grupin e ekspertëve të mbrojtjes RUSI, beson se mënyra më e keqe e veprimit do të ishte një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Izraelit. “Ndërsa kjo mund të shpëtojë besueshmërinë e Iranit me bazën e tij qendrore brenda Iranit dhe përgjatë boshtit të tij, rreziku është që, ashtu si sulmi i tij më 13 prill në përgjigje të sulmit ndaj konsullatës së tij në Damask, raketat e lëshuara do të kapen nga Iron Dome i Izraelit, nga Sistemi i mbrojtjes i SHBA-ve dhe i aleatët e tyre arabë; kjo do të minonte më tej projeksionin e Iranit për fuqinë ushtarake dhe do të shkaktonte një krizë legjitimiteti brenda Iranit”, shkroi Ozcelik. Nga ana tjetër, taktikat e Pezeshkianit i lënë Iranit mundësinë për të rindërtuar ngadalë Hezbollahun e shkatërruar, për t’iu drejtuar terrorizmit të nivelit të ulët me mbështetjen e shtetit, madje edhe për të ndërtuar armët e veta bërthamore, sipas analistit. [https://www.jutarnji.hr]