Në Donbas, situata ushtarake është alarmante për ukrainasit. Me humbjen e qytetit të Wuhledar-it ata janë në rrezik të humbasin kontrollin mbi një zonë të madhe. Kjo nuk do të ishte vetëm një humbje ushtarake.
Nga Ivo Mijnssen, Vjenë [NZZ]
Vëzhguesit ushtarakë ukrainas nuk janë të prirur ndaj alarmit. Por kur bëhet fjalë për Wuhledar-in, eksponentët e tij më të rëndësishëm presin më të keqen: rusët janë në proces të rrethimit të qytetit të vogël, “ata po e rrafshojnë për tokë me artileri dhe bomba plasëse”, shkruan kanali Deep State. Një ish-oficer me pseudonimin Tatarigami e sheh “fazën e fundit të mbrojtjes” duke ardhur. Ai shpreson se udhëheqja e ushtrisë do të marrë shpejt vendimin e duhur dhe do t’i nxjerrë ushtarët jashtë.
Ditët e fundit, forcat ruse kanë hyrë në qytet në skajin juglindor të Donbasit të kontrolluar nga ukrainas, madje nga tre anët. Meqenëse qyteti i qymyrit Wuhledar është shumë i fortifikuar, kjo nuk do të ishte domosdoshmërisht fatale. Ajo që është më e keqja për mbrojtësit është se trupat armike po përparojnë edhe në krahë. Rrugët më të rëndësishme të furnizimit ose janë ndërprerë ose janë nën zjarrin rus. Një tërheqje duket vetëm çështje kohe.
Mbrojtja e ashpër e Ukrainës
Për 31 muaj, brigadat në Wuhledar kishin zmbrapsur të gjitha sulmet ruse. Ata përfituan nga pozicioni i ngritur i fshatit për të monitoruar çdo lëvizje në zonën e sheshtë përreth dhe për të qëlluar kundër armikut. Rrethimi jo vetëm që u kushtoi rusëve mijëra ushtarë dhe qindra automjete. Nga bastioni i tyre, ukrainasit ishin gjithashtu në gjendje të synonin linjat kryesore hekurudhore që furnizonin territoret e pushtuara në jug dhe Krimenë. Prandaj ishte e rëndësishme për rusët që të pushtonin qytetin që nga fillimi i agrsionit në shkurt 2022. Ata ju afruan shumë heret Wuhledar-it. Që nga pranvera e vitit 2022, pjesa e përparme nuk ka qenë kurrë më larg se disa kilometra. Sidoqoftë, Kievi arriti ta zbrapsë disi armikun dhe të stabilizojë linjat.
Në vjeshtën e vitit 2022, rusët e rritën sërish presionin. Ata përparuan nga jugu dhe morën nën zjarr Wuhledar-in. Shumica e dikur rreth 15,000 banorëve u larguan, kur bombardimet e artilerisë shkatërruan shtëpitë e tyre. Furnizimi me ngrohje, energji elektrike dhe ujë ka dështuar me fillimin e ditëve të ftohta të dimrit.
Stuhia pushtuese ndaj Wuhledar-it filloi në janar 2023. Për tre javë, mijëra ushtarë rusë vrapuan, qindra humbën jetën. Automjetet e sulmuesve, duke përfshirë Brigadën prestigjioze 155 të Këmbësorisë Detare, goditën minat tokësore, ndërsa të tjerat u shkatërruan me artileri dhe dronë. Në kulmin e luftimeve në shkurt, rusët humbën 103 automjete të blinduara në tre ditë, sipas grupit të analizës Oryx. New York Times shkroi për një “betejë epike” në atë kohë.
Ndërsa qyteti i krahinës së Donbasit, Bakhmut-i, ra në maj 2023, Brigada e 72-të e Mekanizuar-it dhe Brigada e 68-të Jaeger-it në Vuhledar i rezistuan ofensivës së pranverës ruse. Humbja poshtëruese i kushtoi me postin e tij njërit prej gjeneralëve më të lartë të Moskës, Rustam Muradov,që ishte komandant i Qarkut Ushtarak Lindor.
Pengesë serioze për Rusinë
Humbjet nënkuptuan gjithashtu se fuqia sulmuese e rusëve në Donbass u dobësua për muaj të tërë. Ukrainasit madje bënë përparime në terren rreth Wuhledar-it dhe qytetit fqinj të Velika Novosilka-s gjatë kundërofensivës së dështuar verën e kaluar. Qyteti mbeti tutje nën rrezik: ushtria refuzoi një kërkesë nga NZZ për të vizituar Wuhledar-in. Rrugët hyrëse në terrenin e sheshtë ishin shumë të ekspozuara.
Pasi Rusia zëvendësoi humbjet e saj, sulmet filluan përsëri në pranverën e vitit 2024. Rënia e qytetit kala të Avdiivka-s, pesëdhjetë kilometra në verilindje të Vuhledar-it, çliroi forcat për një ofensivë më në jug. Shtytja kryesore fillimisht u zhvillua gjatë disa muajve në drejtim të Pokrovsk-it, qendra më e rëndësishme e transportit dhe qendra ekonomike e zonës. Por kohët e fundit rusët i zhvendosën sulmet e tyre më në jug, duke përfshirë edhe ato kundër Wuhledar-it.
Në verë, agresorët dështuan në mënyrë spektakolare me disa sulme të stuhishme. Në qershor dhe korrik, ukrainasit shkatërruan vazhdimisht dhjetëra automjete të blinduara dhe vranë qindra ushtarë në zonën e Vuhledar-it. Por në mes të verës, sipas luftëtarëve ukrainas, armiku ndryshoi taktikën: ai braktisi sulmet e drejtpërdrejta në grupe të mëdha në favor të sulmeve me njësi më të vogla dhe të lëvizshme.
Edhe pse trupat e Moskës janë duke ju afruar gjithnjë e më shumë Wuhledar-it që nga gushti, ata aktualisht nuk po përpiqen të sulmojnë qytetin drejtpërdrejt. Në vend të kësaj, ata anashkalojnë mbrojtësit dhe sulmojnë krahët e tyre në verilindje dhe veriperëndim. Terreni i sheshtë është tani një disavantazh për ukrainasit pasi nuk ka pothuajse asnjë pengesë natyrore.
Por, po bëhet gjithashtu gjithnjë e më e qartë se çfarë shkalle ka marrë lufta shkatërrimitare. Nga dy njësitë më të rëndësishme në Wuhledar, vetëm Brigada 72 është ende relativisht e paprekur. Brigada e 68-të Jaeger pësoi humbje aq të rënda sa u shpërbë, sipas gazetës Financial Times. Tërheqja e trupave ukrainase nga Donbass-i për të përforcuar pushtimin e Kurskut e dobësoi më tej frontin.
Epërsia e Rusisë në Donbasin juglindor
Ushtarët e rraskapitur tani po përpiqen të mbrohen kundër forcës superiore të Rusisë në trupa, artileri dhe bomba nga ajri. Luftimet shtëpi më shtëpi kanë filluar që kur sulmuesit hynë në qytet në mesjavë. Sipas administratës ushtarake të Donetsk-ut, ka ende 100 civilë në Wuhledar. Por ata nuk mund të kujdeseshin më. Mbrojtësit vazhduan të luftonin dhe kishin shkatërruar tashmë “një sasi të madhe të materialit të ushtrisë armike”.
Se sa kohë ukrainasit duan dhe mund të luftojnë për Wuhledar-in në këto rrethana është e diskutueshme. Disa vëzhgues besojnë se tërheqja e Brigadës 72 tashmë ka filluar. Të tjerë besojnë se është plotësisht e mundur që qyteti i kalasë mund të mbahet për ca kohë. Ekziston gjithashtu pyetja e hapur nëse udhëheqja në Kiev është e përgatitur të marrë përgjegjësinë politike për një urdhër për tërheqje. Në Bakhmut dhe Avdiivka ata pritën një kohë të gjatë për ta bërë këtë, ndërsa kushtet u përkeqësuan dukshëm. Kjo rriti më tej humbjet e tyre.
Pa dyshim, humbja e Wuhledar-it do të ishte një pengesë e madhe ushtarake. Qyteti më parë mbulonte të gjithë Donbasin juglindor dhe gjithashtu qytetin e Pokrovsk-ut. Përveç kësaj, eksperienca pas rënies së Avdiivka-s tani rrezikon të përsëritet, kur linjat mbrojtëse në fushën e hapur pas saj nuk qëndruan. Mbetet për t’u parë se sa e fortë është “Linja Jugore e Donetskut” pranë Wuhledar-it, e cila është ndërtuar që nga tetori 2023. Disa ukrainas shpresojnë se shirat e ardhshëm të vjeshtës do të ngadalësojnë përparimin e Rusisë nëpër terrene të hapura. [Përktheu: ISHGJ]