Nga Dr Sadri RAMABAJA
Disa nga doktrinat e presidentëve të SHBA-ve që i dhanë vulë historisë:
1. Presidenti James Monroe [1823] nxori doktrinën Monroe. Përmes saj ai udhëzoi fuqitë koloniale evropiane të qëndronin jashtë hemisferës perëndimore.
Për kohë të gjatë kjo doktrinë ishte shndërruar në bazament themelor për politikën e jashtme të SHBA-ve.
2. Një shekull më vonë [1947], doktrina Truman e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara do të ndihmonin vendet e kërcënuara nga përmbysja komuniste.
3. Në vitin 2001, ish-presidenti Xhorxh W. Bush përmes doktrinës së tij dha urdhërin e njohur: “Çdo komb, në çdo rajon, tani ka një vendim për të marrë. Ose je me ne, ose je me terroristët.”
Dr Dominic Tierney, anëtar i lartë jorezident në Programin e Sigurisë Kombëtare të Institutit të Kërkimeve të Politikës së Jashtme dhe profesor i asociuar i shkencave politike në Kolegjin Swarthmore, në një prej analizave të tij të fundit të publikuar në Foreign Policy Research Institute, shprehet taksativisht “një doktrinë ka të bëjë me mënyrën se si një udhëheqës e sheh botën, i udhëhequr nga përvoja, historia dhe kujtesa e tij personale – dhe se si ai/ata vulosin perspektivën e tyre mbi krijimin e shtetit…
Doktrina Biden gjithashtu kap prirjen prej dekadash të presidentit për të punuar me aleatët dhe partnerët, të cilën ai i sheh si një element thelbësor i fuqisë amerikane.” […]
Presidenti rus Vladimir Putin synon ta pushtojë tërësisht dhe ta shuaj shtetin e Ukrainës. Ky është objektivi strategjik i Putinit jo vetëm kundër Ukrinës, por edhe kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të njejtën strategji, siç e dëshmoi presidenti serb edhe në fjalimin e fundit të mbajtur në Asamblenë e OKB-së, e ka ai në raport me Kosovën. Kjo strategji nuk është e orjentuar vetëm kundër Republikës së Kosovës, por edhe kundër interesave strategjike amerikane në Ballkan.
Ndërkohë progresistët europian janë në pritje të doktrinës së Kamalla Harris-it, përmes së cilës do të duhej t’i jipej fund paqartësisë strategjike amerikane në lidhje me Ballkanin dhe veçmas me Kosovën.
Z. Ambasador, Jeffrey M. Hovenier, ne jemi me demokracitë perendimore, me SHBA-të dhe BE-në, ndërkaq kush është me terroristët dhe autoritaristët si Putin, Orban…në Ballkan, është më se e qartë.