[26 shtator 2024]
“Ashtu siç Putini akuzoi Perëndimin për rënien e Bashkimit Sovjetik dhe kaloi jetën e tij duke u përgatitur për hakmarrjen e vitit 2022, Presidenti serb po përgatit hakmarrjen e tij për vitet ’90”.
Këtë skanim i bëri studiuesja e njohur që operon në Shtetet e Bashkuara, Ivana Stradner, fjalimit të Aleksandër Vuçiç në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Ai po pret vetëm momentin e duhur gjeopolitik”, lëshon alarmin ekspertja e njohur e sigurisë. Ndërsa, studiuesi europian, Jakub Bielamowicz, vlerëson se presidenti serb shkoi plotësisht me një retorikë anti-perëndimore duke dënuan dominancën e kapitalizmit perëndimor.
“Ai fajësoi perëndimin për shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe rrëzimin e Jugosllavisë, gjithashtu dhe bombardimet e NATO-s të vitit 1999 që i hapën rrugën pavarësisë së Kosovës”, thekson eksperti europian. [Rruga Press]