Dega e Postës së Kosovës, e hapur në Mitrovicë të Veriut.Shpërndaje
Posta e Kosovës e ka hapur të enjten degën e saj të parë në Mitrovicë të Veriut.
Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe ai i Administrimit të Pushteit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë marrë pjesë në hapjen e kësaj dege, në orët e hershme të mëngjesit.
Disa aktivistë dhe përfaqësues të partisë politike, Demokracia Serbe, kanë protestuar kundër hapjes së kësaj dege.
Ministrja Rizvanolli ka thënë se Posta e Kosovës synon të ofrojë shërbime postare për të gjithë, në të gjitha anët e Kosovës, dhe se pika e hapur është e nënta që hapet në veri të vendit.
“Është shumë e rëndësishme që kjo zyrë është hapur sot këtu dhe qytetarët e Mitrovicës së Veriut tani kanë mundësinë të vizitojnë këtë degë dhe t’i kryejnë të gjitha shërbimet që ofron kjo degë. Ka shërbime postare dhe të Telekomit”, ka thënë ministri Krasniqi para mediave. [REL]