[10 korrik, 2024]
Ai theksoi se ndihma e ofruar nga Britania e Madhe ishte “për qëllime mbrojtëse”, por Kievi mund të “vendosë se si t’i vendosë ato për qëllime mbrojtëse”.
Bloomberg dha më shumë detaje të përgjigjes se Starmer për pyetjen, e cila erdhi teksa po fliste me gazetarët rrugës për në samitin e NATO-s në Washington.
Kjo media amerikane citoi liderin laburist të thoshte se raketat me rreze të gjatë veprimi duhet “natyrisht të përdoren në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare”.
Ish-sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, i cili ishte pjesë e qeverisë së mëparshme konservatore, bëri komente të ngjashme lidhur me përdorimin e raketave Storm Shadow nga Ukraina në fillim të këtij viti.
Asokohe, Rusia e pati cilësuar si “një deklaratë shumë të rrezikshme”. Në anën tjetër pas deklaratave të Starmer ka reaguar edhe sot Kremlini.
Dmitry Peskov zëdhënës i Kremlinit ka thënë “nëse është e vërtetë”, atëherë është një veprim tjetër i pamatur që do të rriste tensionet. [Rruga Press]