[7 korrik, 2024]
Koalicioni i krahut të majtë të Frontit të Ri Popullor të Francës fitoi shumicën e vendeve në raundin e dytë të votimit të zgjedhjeve parlamentare, thanë anketuesit kryesorë të dielën.
Ata janë në rrugën e duhur për një fitore të papritur ndaj partisë së Rally National Rally, por pa një shumicë absolute në parlament.
Lajmi se partia e ekstremi të djathtë nuk ja arriti që të marrë pushtetin ka gëzuar shumë qytetarë në Francë të cilët kanë dalë në qendër të qytetit për të festuar fitoren e së majtës.
Njerëzit u mblodhën në Place de la République në Paris dhe brohorisnin, “Të gjithë i urrejnë fachos (fashistët)” pas rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme legjislative.
Gjithashtu vlen të theksohet se kryeministri i Francës Gabriel Attal tha se do t’i ofronte dorëheqjen presidentit Emmanuel Macron të hënën pasi partia e tij nuk arriti të fitonte shumicën në zgjedhjet parlamentare.
Por ai shtoi se, nëse dorëheqja e tij refuzohet, ai ishte i gatshëm të qëndronte në detyrë “për aq kohë sa kërkon detyra”, duke qenë se Lojërat Olimpike të Parisit do të fillojnë më 26 korrik.