Nga David Wallace [Geopolitical Monitor]
Mes konfliktit të vazhdueshëm të Izraelit në Rripin e Gazës dhe shqetësimeve për rritjen e rolit iranian në luftë, raportet po rezultojnë se Izraeli mund të blejë së shpejti F-15EX të ri. Pas bombardimeve të Izraelit ndaj Ambasadës iraniane në Siri, duhet të ngrihen pyetje serioze në lidhje me synimet operacionale që Izraeli ka për këtë avion. Një analizë për këtë tip të aeroplanëve luftarak dhe ajo për kundërshtarët kryesor të Izraelit në rajon krahas analizës teknike për caqet e mundshme, respektivisht objektivat e goditjes nga aviacioni luftarak izraelit, do ta shpërfaqnin më mirë motivin, respektivisht arsyet reale për blerjen e tipit të avionit luftarak F-15EX – që d.t.th arritjen e aftësive luftarake, respektivisht mundësive që të kryejë operacione goditje të thella në një mjedis ajror të kontestuar.
F-15EX, si F-15, është një aeroplan luftarak i epërsisë ajrore me aftësi të kufizuara sulmi tokësor. F-15EX është azhurnimi më i fundit i aeroplanit gjuajtës me shumë role të Boeing dhe McDonnell Douglas F-15, i cili hyri në shërbim me Forcën Ajrore të Shteteve të Bashkuara (USAF) në vitin 1976. Si rezultat i ndërprerjes së linjës së prodhimit F-22 , Kongresi i 116-të i SHBA vendosi të prokurojë 144 F-15EX për të shtuar më shumë avion luftarak si epërsi ajrore në flotën ushtarake të SHBA-ve. F-15EX mund të mbajë 12 raketa ajër- AIM-120 dhe ka sisteme të luftës elektronike të gjeneratës së ardhshme që shërbejnë për të rritur mbijetesën e avionit duke bllokuar sistemet kundërshtare.

Burimi: Të dhënat e inventarit rrjedhin nga IISS Military Balance 2024 dhe të dhënat e moshës së avionëve janë nga Janes Defense
Një studim i aftësive të kundërshtarëve kryesorë shtetërorë të Izraelit, Iranit dhe Sirisë, zbulon se Izraeli nuk përballet me një kërcënim modern të krahut qendror që do të justifikonte prokurimin e një platforme të avancuar të epërsisë ajrore. Avioni luftarak më i avancuar me krahë fiks i vendosur nga Irani dhe Siria është Su-24MK – një bombardues taktik i prezantuar nga Bashkimi Sovjetik në vitet 1980. Dy avionët iranianë të prodhuar në mijëvjeçarin e ri janë avionë trajnues Yak-130, besueshmëria luftarake e të cilëve në rastin më të mirë është spekulative. Izraeli, një shtet që operon me 39 F-35 që nga shkurti i vitit 2024, mund të mposht me lehtësi çdo avion iranian ose sirian në një angazhim ajër-ajër. Si rezultat, mjedisi i kërcënimit ajror nuk jep një përgjigje të mjaftueshme për interesin e Izraelit për paisje me F-15EX. Përkundrazi, diapazoni luftarak i avionit mund të japë disa të dhëna në lidhje me interesin izraelit për F-15EX.

Burimi: Shifrat e mësipërme rrjedhin nga Janes Defense. Gama luftarake e një avioni përgjithësisht përcaktohet duke marrë një të tretën e rrezes totale të avionit pa marrë parasysh karburantin ajror pasi supozohet se operatori do të shterrojë pjesë të konsiderueshme të karburantit në operacionet luftarake përpara se të kthehet në bazë.
Duke marrë parasysh mjedisin e kërcënimit të Izraelit, çdo avion luftarak në flotën e Forcave Ajrore izraelite mund të godasë në Siri pa pas nevojë për paisje me karburant në hapësirat ajrore. Megjithatë, Forcat Ajrore izraelite nuk mund të godasin thellë në Iran. Edhe nga baza ajrore më e afërt e Izraelit, baza ajrore Ramat David, aeroplanët izraelitë do të duhet të fluturojnë rreth 948 milje për të arritur në Teheran. F-15EX afrohet më shumë se avionët e tjerë me më shumë se njëqind milje, por gjithsesi bie me rreth 150 milje.
Sidoqoftë, shtigjet efikase të fluturimit të përziera me karburantin ajror i kanë mundësuar Forcave Ajrore izraelite të depërtojnë në hapësirën ajrore iraniane me F-35 në të kaluarën. Ndonëse është e paqartë se sa larg shkuan F-35-ët izraelitë në Iran, një operacion i ngjashëm me F-15EX mund të vendosë disa objekte bërthamore iraniane në pikën e pikës së pilotëve izraelitë. Në mënyrë të veçantë, reaktorët e Bushehr dhe Qendra e Kërkimeve Bërthamore Rudan në Iranin jugor mund të arriheshin lehtësisht nga F-15EX nëse merrte karburant në ajër si një komponent i një operacioni sulmi hipotetik.
Sulmi i Izraelit më 4 prill 2024, ndaj Ambasadës iraniane në Siri me F-35 të ofruara nga SHBA, përkoi me autorizimin e administratës Biden për të transferuar F-35 në Izrael. Si rezultat, Irani i percepton Shtetet e Bashkuara si të përfshira në sulmin e 4 prillit, pavarësisht operacionit që po kryhet nga forcat izraelite. Ndërsa bota pret përgjigjen iraniane, Shtetet e Bashkuara, me disa mijëra personel të vendosur në Lindjen e Mesme, mund ta gjejnë veten viktimë të pasojave të një operacioni izraelit.
Argumentet për të armatosur Izraelin me aftësinë për të goditur Iranin në përgjithësi përqendrohen rreth frenimit të agresionit iranian. Pavarësisht vlerës parandaluese të zotërimit të një aftësie të krijuar për të dëmtuar një kundërshtar, dinamika ndryshon kur një shtet është i gatshëm të ushtrojë forcë pa marrë parasysh pak pasojat. Literatura e marrëdhënieve ndërkombëtare pranon premisën se perceptimet e një kundërshtari janë integrale për vendosjen e parandalimit. Në mendjen e kundërshtarit, duhet të ketë paqartësi në lidhje me ushtrimin e forcës së shtetit për të penguar kundërshtarin dhe për të mos ftuar agresion parandalues.
Në rastin izraelito-iranian, udhëheqja aktuale në Izrael ka bërë thirrje haptazi për veprime agresive kundër Iranit për dekada të tëra. Përveç kësaj, Izraeli ka një histori të vendosur të sulmeve parandaluese kundër kundërshtarëve rajonalë. Retorika e lidershipit aktual izraelit dhe normalizimi i sulmeve parandaluese është dëshmi e mjaftueshme për të ngritur shqetësime në lidhje me synimet izraelite dhe mungesën e përmbajtjes.
Gjatë gjithë konfliktit të Izraelit në Gaza, Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë në gjendje të formësojnë në mënyrë efektive vendimmarrjen izraelite pavarësisht nga implikimet e matshme humanitare dhe politike të dështimit të Uashingtonit për ta bërë këtë. Udhëheqja aktuale e Izraelit deri më tani e ka treguar veten të jetë jo fleksibël dhe jo e gatshme për të bashkëpunuar me interesat rajonale të Shteteve të Bashkuara. Kokëfortësia e Izraelit është veçanërisht befasuese duke pasur parasysh se Shtetet e Bashkuara ofrojnë garanci thelbësore për materialet e mbrojtjes dhe sigurinë.
Për sa kohë që këto dinamika vazhdojnë të përcaktojnë marrëdhëniet SHBA-Izrael, Shtetet e Bashkuara nuk duhet të autorizojnë transferimin e F-15EX në Izrael. Izraeli ka demonstruar vazhdimisht gatishmërinë e tij për të goditur objektivat kundërshtarë në një mënyrë që përshkallëzon tensionet dhe vë në rrezik personelin amerikan. Nëse Izraeli merr F-15EX, ose ndonjë përmirësim në rrezen operacionale të avionëve të tij luftarak, nuk ka asnjë mision tjetër përveç të jetë në gjendje të godasë objektivat në territorin iranian. Nëse Izraeli do t’i posedonte këto aftësi, ka pak indikacione për të demonstruar se do të përmbahet nga përshkallëzimi i tensioneve me Iranin. [Përktheu: ISHGJ]
________________________
Shënim: Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull u përkasin vetëm autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Geopoliticalmonitor.com rrjedhimisht as të ISHGJ