Nga Prof. Assoc. Dr. Lisen BASHKURTI, ambasador
1. Bosna e Hercegovina – dilemma ‘make or break’
Bosnie-Herzegovina është një nga vëndet që ndan kufirin Lindor me Serbinë. Vëndi ka një dalje shumë të ngushtë në Detin Adriatik në qytetin Neum. Herzegovina është rajoni më i vogël në Jug të vëndit, më gjeografi shumë malore dhe ka klimë Mesdhetare. Sarajeva është kryeqyteti dhe njëkohësisht qyteti më i madh i vëndit, i pasuar nga Banja Luka, Tuzla dhe Zenica. Në vitin 1992 mbas fillimit të shpërbërjes së Jugosllavisë, Bosnie- Herzegovina shpalli pavarësinë. Kjo shpallje u pasua nga lufta në këtë republikë, luftë që zgjati deri në fund të vitit 1995, kur u firmos Marrëveshja e Dejtonit.
Në Bosnie-Herzegovinë jetojnë tre grupe etnike, si popuj konstituiv në kushtetutën e vëndit. Boshnjakët janë grupi më i madh etnik në vënd, serbët janë grupi i dytë dhe kroatët grupi i tretë. Minoritetet e tjera që jetojnë në këtë shtet, sic janë Hebrejtë, Romët, Shqiptarët, Malalzezët, Ukrainasit dhe Turqit kategrorizohen në kushtetutën e vëndit si ‘të tjerë”. Bosine -Herzegovina ka një legjislativ me dy dhoma dhe një presidencë me tre persona, përfaqsues të tre grupeve etnike kryesore. Pushteti i Qeverisë Federale është shumë i kufizuar meqënëse vëndi është shumë i decentralizuar. Qeveria Federale përbëhet nga dy entitete autonome – Federata e Bosnie dhe Herzegovinës si dhe Republika Serbska dhe një njësi e tretë, Bërcko Distrikt, që qeveriset nga qeverisja lokale. Federata e Bosnie-Herzegovinës përbëhet gjithashtu nga dhjetë kantone.
Historikisht, konflikti ideologjik dominues brënda ish-Jugosllavisë, midis regjionalizmit Kroat dhe centralizmit Serb u konceptua ndryshe nga grupet etnike në Bosnie- Herzegovinë dhe u ndikua përgjithësisht nga atmosfera politike.[1] Reformat politike të ndërmarra nga Jugosllavia patën pak përfitime për Boshnjakët muslimanë. Në 1910, bazuar në censusin e kohës Muslimanët ishin 91.1 përqind e popullsisë, serbët ortodoksë ishin 6.0 përqind, ndërsa Kroatët katolikë sihin vetëm 2.6 përqind, të tjerët ishin 0.3 përqind. Themelimi i Mbretërisë së Jugosllavisë në 1929 solli ri-shikimin e rajoneve administrative dhe në mënyrë të qëllimshme shmangu gjithë linjat historike dhe etnike të ndarjes së rajoneve.[2]
E ashtuquajtura marrëveshja Serbo-Kroate, Cvetkovic-Macek e vitit 1939 nxiti ndarjen e Bosnie-Herzegovinës midis Kroatëve dhe Serbëve.[3] Në kohën e Luftës së Dytë Botërore, gjithë Bosnie-Herzegovina u vu nën regjimin Nazist, pasi shteti i pavarur Kroat u drejtua nga Ustashët, që ishin kolaboratorë me Nazizimin. Në fund të Luftës së Dytë, mbas fushatave eksterminuese kundër serbëve, herbenjve dhe romëve të ndërmarra nga nazistët dhe ustashët, në Bosnie-Herzegovinë hyri Josif Broz Tito dhe komunistët partizanë, të cilët hapën shume kampe vdekje.[4]Këto masakra patën një ndikim të madh dhe të gjatë në kujtesën e Serbëve lidhur me brutalitetin e Ustashëve Kroatë. Rreth 209.000 Serbë dhe afro 16.9 përqind e popullsisë së Bosnies u vranë në territorin e Bosnie -Herzegovinës gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore.[5] Ustashët gjatë Luftës së Dytë Botërore njohën Kroatët Katolikë dhe Boshnjakët Muslimanë, ndërsa Kishën Ortodokse Lindore e konsideruan si simbol i identitetit Serb, që përbënte shqetësimin më të madh të tyre. Si reaksion anti-kroat, shumë serbë rrokën armët dhe iu bashkuan cetnikëve serbe që ishin nacionalistë ektremë serb dhe që kishin qëllim kryesorë krijimin e shtetit të ‘Serbisë së Madhe’ brënda Mbretërisë së Jugosllavisë.[6] Cetnikët serbë, si hakmarrje ndërmorën masakra genocidale kundër Muslimaëve boshnjakë dhe katolikëve Kroatë, sikundër edhe simpatizantëve të komunistëve në Bosnië-Herzegovinë dhe në Sanxhak.[7] Nga rreth 75.000 muslimanë Boshnjak të vrarë gjatë luftës në Yugosllavi, rreth 30.000 u vranë nga Cetnikët serbë.[8] Duke filluar nga viti 1941 komunistët Jugosllavë të udhëhequr nga Josof Broz Tito organizuan grupet multietnike të rezistencës partizane që luftoi kundër forcave naziste dhe cetnike njëkohësisht. Këshilli Antifashist Jugosllav (AVNOJ) bëri konferencën e parë në Jajcë, ku Bosnie-Herzegovina u shpall republikë brënda federatës Jugosllave në kufijtë e kohës së Habsburgëve.[9] Ofensiva më e madhe antifashiste kundër nazistëve dhe mbështetësve të tyre lokalë u bë në Bosnie-Herzegovinë, ku më shumë se 300.000 njerëz u vranë. Në fund të luftës u shpall krijimi Federatës Socialiste Jugosllave, brënda së cilës Bosnie-Herzegovina u shpall republikë në shtetin e ri.[10]
Gjatë Federatës Socialiste Jugosllave, Bosnie-Herzegovina njohu zhvillim të gjithanshëm paqësor dhe prosperitet ekonomik e social. Ekonomia e saj kishte kapacitet të lartë eksportues dhe shumë korporata të mëdha Perëndimore u investuan atje. Rreth viteve ’50-’60 në Bosnie-Herzegovinë u formua një elitë politike e diplomatike që shërbeu në lidershipin e Titos brënda e jashtë vëndit. Politikanë të tillë si Xhemal Bjedic, Branko Mikulic dhe Hamdija Pozderac mbështetën dhe fuqizuan sovranitetin e Bosnie-Herzegovinës, duke i paraprirë pavarësisë së saj mbas shpërbërjes së Jugosllavisë.[11]
Deklarata për pavarësinë e Bosnie-Herzegovinës u bë me 15 Tetor 1991, e pasuar nga referendumi për pavarësi, i cili u bojkotua masivisht nga serbët dhe u votua 63.4 përqind pro nga 99.7 përqind e pjesëmarrësve në referendum. Republika e Bosnie-Herzegovinës u pranua antare e OKB me 22 Maj 1992. Ndërkohë, mendohet se asokohe lideri kroat Franjo Tuxhman dhe ai serb, Sllobodan Millosheviq u patën marrë vesh me njëri tjetrin për ndarjen e Bosnie-Herzegovinës midis tyre, në përmbushje të qëllimeve të tyre nacionaliste për të krijuar ‘Serbinë e Madhe’ dhe ‘Kroacinë e Madhe’.[12]
Shpallja e pavarësisë së Bosnie-Herzegovinës u prit me reaksion të madh dhe agresivitet nga komuniteti serb brënda vëndit dhe nga Serbia përgjithësisht. Pala Boshnjake nuk ishte e përgatitur për luftë. Komuniteti ndërkombëtar që e kishte njohur pavarësinë e Bosnie-Herzegovinës e rriti presionin diplomatik ndaj Serbisë, armatës Jugosllave dhe vetë komunitetit serb në Bosnie me qëllim që forcat e armatosura serbe të tërhiqeshin nga vëndi. Ndërkohë, për të mos hequr dorë nga sulmi ushtarak dhe njëkohësisht për të ‘shfajësuar’ armatën jugosllave nga përgjegjësia ndërkombëtare, serbët e Bosnie-Herzegovinës krijuan armatën e tyre, të njohur si ‘armata e Republikës Serbska’.
Me këtë strukturë ushtarake serbët vazhduan përpjekjet e tyre ushtarake për të penguar pavarësimin e Bosnie-Herzegovinës. Armata e Republikës Serbska kishte, krahas forcave ushtarake, edhe shumë forca paramilitare vullnetare nga Serbia, forca policore dhe grupe kriminale nën uniforma të ndryshme. Këto forca u mbështetën me burime njerëzore, ekonomike, financiare dhe ushtarake nga Republika Federale e Jugosllavisë. Në vitin 1992 forcat e përzjera ushtarake serbe morën nën kontroll pjesën më të madhe të vëndit.[13]
Forcat militare, paramilitare, policore dhe kriminale Serbe e shoqëruan avancimin territorial në vënd me pastrime etnike të boshnjakëve dhe të kroatëve boshnjakë në zonat e kontrolluara prej tyre dhe ndërtuan dhjetra kampe përqëndrimi për ushtrimin e dhunës dhe abuzimit, duke përfshirë edhe përdhunimin e boshnjakëve dhe kroatëve të Bosnie-Herzegovinës.[14]
Pastrimi etnik dhe genocini arriti kulmin e vet në masakrën e Srebrenicës ku më shumë se 8000 boshnjakë, burra dhe djem në vitin 1995 u masakruan deri në vdekje. Gjykata Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugoslavinë e identifikoi këtë maskër si genocid dhe dënoi autorët kryesore politik dhe ushtarak serb që e ndërmorrën atë. Nuk u perjashtuan edhe forcat kroate dhe boshnjake për krime kundër etnive të tjera, natyrisht në një shkallë më të vogël. Ishte një konflikt ndëretnik në mbarë vëndin. Pjesa më e madhe e krimeve të boshnjakëve dhe kroatëve u bë gjatë konfliktit të armatosur midis Kroatëve dhe Boshnjakëve, i cili mori fund në mars të vitit 1994, me firmosjen e Marrëveshjes së Uashingtonit, që shpuri në krijimin e bashkimit Kroato-Boshnjak në Federatën e Bosnie dhe Herzegovinës në territore të bashkuara.[15]
Viti 1995 u karakterizua nga luftime të përgjakshme midis Kroato-Boshnjakëve nga njëra anë dhe Serbëve, nga ana tjetër. Këto luftime morën fund me ndërhyrjen ushtarake të NATO-s që solli fundin e luftës dhe përgatitjen për firmosjen e Marrëveshje së Dejtonit 1995. Marrëveshja e Dejtonit i dha fund luftës. Por nuk arriti dot të ndërtonte një pajtim, paqe dhe bashkëpunim të qëndrueshëm midis grupeve etnike brënda Bosnie-Herzegovinës.
Në vitin 2014, në mbarë Bosnie-Herzegovinën shpërthyen protesta të mëdha me motive kryesisht ekonomike dhe sociale, për mosfunksionimin e shtetit dhe të ekonomisë së vëndit. Ishin protestat më të mëdha që nga lufta e vitit 1995.[16] Ndërkohë, Republika Serbska, nga 1995 e këndej erdhi duke thelluar ndarjen e saj nga Federata, duke rritur prirjen separatiste, duke ngushtuar bashkëpunimin me Beogradin, madje edhe duke forcuar dhe intensifikuar lidhjet e drejpërdrejta me Moskën e Putinit. Bazuar në raportin e Kristian Shmid, Zyra e Përfaqësuesit të Lartë, në fund të vitit 2021 Bosnie-Herzegovina ka përjetuar një tension të lartë politik dhe etnik, të cilët mund të shpien vëndin sërish në shpërbërje dhe në shpërthimin e një lufte të re.[17] Bashkimi European ka shprehur frikën se kjo situatë mund të provokojë sërish Ballkanizimin e rajonit.[18]
Në qëndër te tensioneve politike dhe etnike në Federatën e Bosnie-Herzegovinës është Republika Sebska, e drejtuar nga nacionalisti serb, Millorad Dodik. Me prirjen në rritje nacionaliste e separatiste, Millorad Dodik ka ngrirë gjithë proceset e funksionimit të brëndshëm koheziv të Federatës si dhe avancimin e proceseve integruese Europiane dhe Euro-Atlantike të vëndit. Federata e Bosnie-Herzegovinës ka ngelur në fazën e statusit kandidat për në Bashkimin Europian dhe në statusin e Membership Action Plan në kuadër të NATO-s pa bërë më tutje një përparim të dukshëm. Milorad Dodik ka shpërbyer në gjithë zyrat më të larta të Republikës Serbska. Për tre herë radhazi ai ka kandiduar për President të kësaj republike, duke u bërë politikani më influent në këtë entitet serb. Në vitin 2022 ai u zgjodh për herë të tretë President i Republikës Serbska, duke zëvëndësuar në këtë post Zhelika Cvijanoviq.[19]
Në vitin 2023 Republika Serbska nën drejtimin e Dodik, filloi procesin e adoptimit të një sërë ligjesh të cilat do të shkelnin dukshëm liritë dhe të drejtat e njeriut, të tillë si ligji për median, për organizatat jo-qeveritare dhe për komunitetin LGBT.[20] Këto inciativa ligjore u kritikuan ashpër nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antoni Blinken, i cili tha se “Sulmi i Dodik mbi të drejtat dhe liritë e njeriut në Republikën Serbska tregojnë se ai është në rrugën autoritariste të Presidentit Putin” dhe se “Departamenti Amerikan i Shtetit vazhdon të mbrojë të ardhmen demokratike dhe prosperitetin që meritojnë të gjithë qytetarëve të Bosnie- Herzegovinës”.[21]
Në vijimin e politikave të tij putiniste, në 27 qershor 2023 Parlamenti i Republikës Serbska votoi për të pezulluar veprimet e vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Federatës së Bosnie-Herzegovinës dhe për ndalimin e botimit në fletoren zyrtare të dekreteve dhe ligjeve të Përfaqësuesit të Lartë.[22] Duke reaguar pas këtij votimi, Përfaqësuesi i Lartë, Kristian Shmid anuloi dy ligjet që adoptoi Parlamenti i Republikës Serbska, duke theksuar që vendimet “shkelin në mënyrë direkte rendin kushtetues të Bosnie e Herzegovinës dhe Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit”.[23]
Dodik është vazhdues i linjave të ashpra të nacionalistëve dhe krimineleve të luftës në Bosnie-Herzegovinë gjatë shpërbërjes se Jugosllavisë. Në vitin 2009, Dodik mohoi haptazi masakren e Tuzlas dhe atë të Sarajevës. Ai u akuzua dhe iu hap dosja nga qytetet e Tuzlas dhe të Sarajevës. Akuza është për vepër penale duke abuzuar me pushtetin dhe duke provokuar pastrim etnik, racor dhe urrejtje fetare.[24]
Në vititn 2010, sërish Dodik e përshkroi masakrën ndërkombëtarisht të njohur të Srebrenicës si një ‘mit i fabrikuar’.[25] Dodik deklaroi në një intervistë në gazetën e Beogradit Vecerni Novosti, në prill të 2010 që “ne nuk mund ta pranojmë madje as kualifikimin si genocid”, duke hedhur poshtë edhe reflektimet pozitive që u patën bërë në 2004 nga Republika Serbska për këto krime e genocide të viteve 1992-1995. Perfaqësuesi i Lartë, Kristian Shmid deklaroi si reagim se “Qeveria e Republikës Serbska duhet të rikonsiderojë konkluzionet e saj dhe të qëndrojë në linjë me faktet, kërkesat ligjore dhe aktet respektive më shumë sesa të afektojë strese emocionale mbi të mbijetuarit, historitë e torturave dhe denigirmin e imazhit publik të vëndit”.[26]
Në qershor 2010, me rastin e pesëmbëdhjetë vjetorit të masakres së Srebrenicës, Dodik njohu vrasjet që ndodhën athere në atë vënd, por ai e kundërshtoi që ajo që kish ndodhur në Srebrenicë kishte qënë genocid, duke hedhur kështu poshtë konkluzionet e Gjykatës së Krimeve të Luftës në Ish-Jugosllavi dhe ato të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Dodik u shpreh se “nëse kishte ndodhur genocid ai kishte ndodhur kundër popullit Serb të atij rajoni, ku gra, fëmijë dhe të moshuar ishin vrarë në masë”.[27] Madje, në dhjetor 2010 Dodik dënoi Këshillin e Implementimit të Paqes, një komunitet ndërkombëtar prej 55 vëndesh për referimin e Masakres së Srebrenicës si genocid.[28]Gjithashtu, Dodik gjatë tërë kohës përpara dhe mbas dënimit të Radovan Karaxhiq për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ka mbështetur publikisht figurën e tij. Ai gjithashtu ka ndikuar për tu hequr nga tekstet mësimore mësimet nga maskara e Srebrenicës dhe rrethimi i Sarajëvës.[29] Këto qëndrime të Dodik dhe qeverisë së drejtuar prej tij në Republika Serbska janë kritikuar ashpër dhe publikisht nga Qëndra për të Drejtën Humanitare dhe Departamenti i Shtetit të ShBA, duke i konsideruar si përpjekje për të revizionuar faktet rreth luftrave të kaluara, për të mohuar historinë dhe për të politizuar tragjeditë.[30]
Dodik, padyshim është arterie e zgjatur e Beogradit në Bosnie e Herzegovinë. Përmes Dodik, Beogradi zyrtar synon që në momentet më të favrshme ndërkombëtar të shtrijë influencën madje edhe praninë direkte në Bosnie-Herzegovinë. Por, të dhënat e analistëve dhe të mediave, sikundër edhe të njerëzve pranë Dodik dhe Vucic konstatojnë që, mbas fillimit të konfliktit të armatosur të Rusisë mbi Ukrainë, Dodik është më pranë Presidentit Rus Putin, sesa Presientit Serb, Vuciq.[31] Dihet se vështruar kohë më parë, në vitin 2006, Beogradi dhe Banjalluka nënshkruan një marrëveshje për vendosjen e marrëdhënieve të posaçme paralele. Dy dekada më vonë, lidhjet u zhvilluan në të gjitha drejtimet – nga festa e përbashkët e “unitetit serb” – përmes Ligjit për ruajtjen e alfabetit cirilik dhe programeve dhe teksteve të përbashkëta shkollore – deri te bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Në krizën e vitit 2023 midis Dodik dhe Perfaqësuesit të Lartë, Shmid, Vuciq ka heshtur.
Ekspertët mendojnë se aleanca Perëndimore është shumë e kujdesshme për shkak të situatës në botë – para së gjithash pushtimit rus të Ukrainës – dhe se nuk do t’i injorojë sfidat, siç është aludimi për mosbindje brënda Bosnje e Hercegovinës. Për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës fqinje, i cili ka hyrë në vitin e dytë, vëndet kryesore Perëndimore janë bërë më të ndjeshme ndaj sfidave të stabilitetit në Evropë, si Bosnje dhe Hercegovina dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Në këto rrethana interes primar i Vuçiçit dhe i shumicës së shoqërisë në Serbi është që të mos e pranojnë faktin se Kosova është shtet i veçantë. “Në këtë aspekt, Vuciq është i gatshëm të ofrojnë një politikë të caktuar ndaj Bosnje e Hercegovinës, të tillë çfarë u kërkohet”, thotë profesori i shkencave politike, Angjeliç.[32]
Dodik mban marrëdhënie të mira me autoritetet në Serbi, të udhëhequra nga Vuçiq, siç mbajti edhe me të mëparshmit. Në deklaratat e tij, Dodik nuk e fsheh se për qëndrimet e tij – të cilat hasën në dënime nga Perëndimi – llogarit në mbështetjen e Beogradit zyrtar. Dodik është shpesh mysafir në ngjarjet zyrtare të Vuçiqit. Ai ishte një nga folësit në mitingun e organizuar nga Partia Përparimtare Serbe e Vuçiqit, në muajin maj të 2023 në Beograd. Ai tubim u mbajt në kohën kur dhjetëra mijëra qytetarë, të pakënaqur me reagimin e Qeverisë serbe ndaj dy vrasjeve masive që ndodhën në maj në Serbi, dolën në rrugët e Beogradit, me ftesë të opozitës. Dodik tha se kishte shkuar në Serbi për të mbështetur Serbinë dhe në fund të fjalimit tha: “Rroftë Serbia, rroftë Rusia, rroftë Republika Sërpska”.
Qëndrimi ndaj Putinit dhe Rusisë është treguesi më sinjifikativ i Dodik dhe i Republikës Serbska. Angjelic, profesori nga Universiteti Regent’s, thotë se “marrëdhënia personale mes Vuçiqit dhe Dodikut mund të krahasohet me marrëdhënien ndaj Rusisë dhe presidentit të saj, Vladimir Putin”.[33]“Dodik është një mysafir i shpeshtë në Moskë dhe duket se Putini ka marrëdhënie më të mira me të sesa me Vuçiçin. Vuçiç po përpiqet të jetë bashkëpunues me Bashkimin Evropian dhe të ketë një lloj marrëdhënieje me Rusinë, në radhë të parë për shkak të elektoratit në Serbi”, thotë profesor Angjeliç. [34]
Dodik, presidenti i Aleancës të Social Demokratëve të Pavarur në qeveri në Republikën Sërpska, është qartësisht një udhëheqës pro-rus i serbëve në Bosnje dhe Hercegovinë. Ai është gati të luajë kartën gjeopolitike të Moskës në cdo kohë, qoftë edhe me disa shmangje nga agjenda publike dilematike e Vuciqit. Dodik është takuar me Putinin tri herë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022. Takimi i majit në Moskë ishte biseda e tyre e nëntë që nga viti 2014. Vuçiç nuk e ka vizituar në Moskë Putinin, prej se Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, në shkurt të vitit 2022. Por, më herët, ai ka pasur shumë takime me presidentin Rus, Putin. Presidenti i Serbisë bisedoi përmes telefonit me Putinin në maj të vitit 2022 – tre muaj pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Asokohe, siç raportonte vetë Vuçiç, ata biseduan për çmimin e gazit – sepse Serbia është kryesisht e varur nga Rusia për energji – por patën biseduar edhe për luftën në Ukrainë. Vuçiç përsëriti më pas qëndrimin e Serbisë se është e interesuar që paqja të arrihet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ndërkohë dihet se pavarësisht retorikës, Serbia është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për sulmin e saj në Ukrainë. Në të njëjtën kohë dilema Serbe u shfaq kur ajo mbështeti integritetin territorial të Ukrainës dhe iu bashkua rezolutave të Kombeve të Bashkuara që e dënojnë agresionin rus.
Dodik duket të jetë fytyra më e zbuluar e Vuciqit. Ai është më pak diplomatik. Është më i drejtpërdrejtë. Kësisoj, Dodik është më pak dilematik dhe më i drejtpërdrejtë pro-Rus dhe kundër Perëndimit. Pikërisht këto diferenca qëndrojnë në mes tij dhe Vuciqit. Vuciq është më diplomatik. Është më i kamufluar. Shpaloset më tërthorazi. Luan fort me dilemat e tij dhe të Serbisë në arenën ndërkombëtare. Dodik është më i nxituar. Vuciq është më i përmbajtur. Por Dodik duket se din mirë të mbijetojë politikisht, madje në disa aspekte më mirë sesa Vuciq, pushteti politik i të cilit është shumë më frazhil dhe në rënie. Por, në rafshin gjeopolitik, duket qartësisht se të tre, Dodik, Vuciq dhe Putin luajnë me të njëjtën platformë. Dodik, Vuciq dhe Putin janë një trojkë gjeopolitike e njëjtë. Edhe nëse nuk komunikojnë drejpërdretjë, si në rastin e kohëve të fundit midis Vuciq dhe Putin, ato kanë konektivitet sepse funksionon pjesa tjetër e trojkës. Në këtë rast Dodik është transmetuesi më i mirë dhe më i besueshëm midis Putinit dhe Vuciqit. Lidhja gjeopolitike qëndron si gurë themeli në ekzistëncën dhe funksionimin e trojkës Banja Lluka-Beograd-Moskë. Ky është edhe aksi më kërcënues i paqes, stabilitetit dhe demokracisë në Ballkanin Perëndimor. Shprehja e Dodik e kohëve të fundit se “Vëndi ynë nuk është Bosnie dhe Herzegovina, vëndi ynë është Serbia”, zbulon pa kurrëfarë lëvozhge diplomatike dhe asnjë dilematikë gjeopolitike se cfarë fshihet pas trojkës Dodik-Vuciq-Putin.
Brënda trojkës së lart përmendur, Vuciq duket së është një nga lojtarët më të rrezikshëm potencialisht në Ballkan. Ai qëndron midis Putinit dhe aktorëve lokalë e rajonalë Serbë. Presidenti serb Vuçiq është një laborator i aftë për të krijuar konflikte ushtarake nëpërmjet strukturave ilegale serbe, si dorë e zgjatur e Vladimir Putinit, e njëkohësisht të manipulojë masat për të qëndruar në pushtet. Kështu shkruan media kroate ‘Glas Istra’, duke shtuar se Vuçiç së bashku me Milorad Dodikun, në momente kritike është në gjendje të manipulojë, gënjejë dhe t’i shmangë vendimet e mëdha.[35]
Si duar të zgjatura të Vladimir Putinit, Vuciq ashtu edhe Milorad Dodik, pa shumë probleme, janë të aftë për të homogjenizuar popullin serb në Serbi dhe Bosnie e Herzegovinë dhe kështu, për të ruajtur pushtetin, ata të dy mund të krijojë përshkallëzime konfiktesh në orkestrimin e Putinit. Media e sipërpërmendur kroate shkruan se Vuçiç është një njeri i rrezikshëm me synime që shkojnë deri në inskenimin e një konflikti ushtarak. Vuçiç nuk është vetëm president i një shteti që e ka të vështirë të menaxhojë në momente kritike dhe për këtë arsye manipulon, gënjen dhe shmang marrjen e vendimeve të vështira. Jo, “ai është një njeri jashtëzakonisht i rrezikshëm me synime edhe më të rrezikshme që shkojnë aq larg sa për të qëndruar në pushtet, ai është në gjendje të inskenojë një konflikt [ushtarak] përmes një atmosfere të krijuar me kujdes për ‘rrezikimin e serbeve në Kroaci’ ose në Kosovë, ose në Mal të Zi, ose në Bosnje e Hercegovinë”, vijon gazeta kroate.[36]
Më tutje media shton se Vuciq është në gjendje të krijojë retorikën e huazuar nga Moska, për “denazifikimin” e Kosovës, e që u përdor nga Putini në arsyetimin kur sulmoi ushtarakisht Ukrainën. “Vuciq është në gjendje të riformësojë frazën më të rrezikshme të prodhuar nga administrata e Putinit, e cila është ajo për ‘denazifikimin’ e Ukrainës, në ‘denazifikimin’ e Kroacisë ose të Kosovës, ose Malit të Zi, ose Bosnje e Hercegovinës. Andaj, duhet shpëtuar nga çmenduria e ‘popullit serb të rrezikuar”…”Vuçiç po e helmon popullin serb në bashkëpunim me “kukullat” si Ivica Daçiç dhe Aleksandar Vulin”. Në këtë lojë “Kryeministrja Ana Brnabiç është një gjethe fiku. Ai po e përdor orientimin e saj seksual për të treguar tolerancë të rreme ndaj dallimeve. Në sfond është edhe neofashisti Vojsllav Sheshel”, përfundon media kroate. /kp/[37]
2. Mali i Zi – dilemma ‘back or forth’
Mali i Zi është pjesë e Ballkanit, i vendosur në Evropën Juglindore. Mali i Zi a ndan kufirin e tij me Bosnie-Herzegovinën në Veri-Perëndim, me Serbinë në Veri-Lindje, me Kosovën në Lindje, me Shqipërinë në Jug-Lindje, me Kroacinë në Veri-Perëndim dhe me Detin Adriatik në Jug. Në shekujt 14-15 Mali i Zi njihej si Principata e Zhetës. Ndërsa nga shekulli 14 e deri te shekulli 18-të Mali i Zi sundohej nga Venediku dhe ishte i përfshirë në Shqipërinë Venedikase.[38]Emri ‘Mal i Zi’ nisi të përdorej mbasi Principata e Zhetës ra nën sundimin Otoman. Mali i Zi u bë i pavarur me njohjen e Kongresit të Berlinit në 1878. Ndërsa në vitin 1910 Mali i Zi u shpall mbretëri. Mbas Luftës së Parë Botërore, Mali i Zi u bë pjesë e Jugosllavisë. Duke pasuar shpërbërjen e Federatës Jugosllave, Mali i Zi vijoi të qëndronte në Unionin Serbi-Mali i Zi deri në referendumin e vitit 2006, kur u shpall pavarësia dhe Unioni u shpërbë.[39]Mali i Zi është vënd i integruar në një sërë organizatash ndërkombëtare dhe rajonale. Ai është antarë i Kombeve të Bashkuara, i NATO-s, i Organizatës Botërore të Tregëtisë, i OSBE, i Këshillit të Evropës, i CEFTA-s dhe kandidat për në Bashkimin Evropian.[40]
Procesi i pavarësimit të Malit të Zi nga Unioni Serbi-Mali i Zi, që ishte vazhduesi i fundit i federalizmit Jugollav, ishte një proces i vështirë. Pavarësia u shpall me referendumin 21 Majit të vitit 2006. Nën rregullat e Bashkimit Evropian, posaqërisht për këtë referendum, do të duhej mbi 55 përqind e votave për tu njohur pavarësia. Rezultati i referendumit doli 55.5 përqind. Antarët e përhershëm të KS të OKB e njohën pavarësinë e Malit të Zi. Me 3 qershor 2006 Parlamenti i Malit të Zi deklaroi formalisht pavarësinë e Republikës, duke konfirmuar rezultatin e referendumit.
Figura politike më emblematike në Malin e Zi që dominoi shpalljen e pavarësisë dhe drejtimin e vëndit për një periudhë të gjatë pas pavarësisë ishte Milo Gjukanoviq. Ndonëse i akuzuar shpesh për autoritarizëm dhe afere korruptive, sërish duhet thënë se roli i Gjukanoviq ka qënë thelbësor si për pavarësimin e Republikës ashtu edhe për orientimin e vendosur Perëndimor të saj.
Mbas shumë vitesh qeverisje, katër herë kryeministër dhe dy herë president, Milo Gjukanoviq nisi të vihej në shenjestër të opinionit politik dhe publik. Nga viti 2015 filluan manifestimet e mëdha popullore kundër tij, i akuzuar kryesisht për korrupsion. Manifestimet popullore kërkuan largimin e tij nga posti i Presidentit.[41] Në këto momente delikate për Malin e Zi, u rrit shumë presioni nga Serbia, nëpërmjet pakicës serbe në këtë republikë dhe ndikimit të Kishës Ortodokse Serbe. Midis këtyre dy strukturave lokale u ndërfut edhe roli specific i Rusisë.
Kulmi i demarshit kundër pavarësisë së Malit të Zi dhe orientimit Perëndimor të tij ndodhi në Tetor 2016, ditën e zgjedhjeve parlamentare, kur u bë tentativë për grusht shteti, e organizuar nga një grup liderësh të opozitës së Malit Zi, cka do thotë opozitës Serbe, të nacionalistëve Serb dhe të agjentëve Rus. Grushti i shtetit u parandalua.[42]Një vit më pas, në vitin 2017, katërmbëdhjetë persona, duke përfshirë dy nacionalistë Rus dhe dy liderë opozitarë Malazezë, pra serbë, Andrija Mandiq dhe Milan Kezheviq u arrestuan të akuzuar për pjesëmarrje në “përgatitjen e konspiracionit kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Malit të Zi” dhe “përpjekje për akt terrorist”.[43]
Rritja e trazirave politike në Malin e Zi mbas vitit 2016 e këndej duket që ka pasur ndikim direkt në rritje të Serbisë, duke mobilizuar forcat nacionaliste opozitare në Malin e Zi, të mpleksur rrënjësisht me Kishën Ortodokse Serbe dhe të sponsorizuara fuqishëm dhe në rritje nga Rusia, prania dhe influence e saj gjeopolitike.
Fokusi i gjithë këtij reaksioni Serbo-Rus mbi këtë shtet të vogël buzë Adriatikut ka qënë dhe mbetet reaksioni kundër antarësimit të këtij vëndi në NATO. Gjeopolitika Serbo-Ruse e ka ndarë këtë vënd politikisht thellë në qëndrimin pro dhe kundër NATO-s. Reaksioni anti-NATO është aksi që më së shumti bashkon interesat gjeopolitike midis Serbisë dhe Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Duke pasur parasysh që Mali i Zi është strategjikisht shumë i rëndësishëm sepse ka dalje të konsiderueshme në Detin Adriatik, agresiviteti Serbo-Rus tenton me të gjitha mjetet, deri edhe me grusht shteti, pra përmbysjes së regjimit me dhunë, që Republika e vogël të tërhiqet nga NATO, t’i bashkëngjitet sërish Serbisë dhe gradualisht t’i krijojë aksesin e kërkuar Rusisë dhe Serbisë në Adriatik – Rusisë kryesisht për arsye strategjike ushtarake dhe Serbisë edhe për tregëti ndërkombëtare dhe biznes ndërkombëtar.
Për herë të parë, mbas tre dekadash, si rezultat u trubullirave politike, të frymëzuara dhe të nxitura nga opozita serbe, kisha ortodokse serbe brënda Malit të Zi dhe pranisë dhe ndikimit të drejtpërdrejtë gjeopolitik Rus mbi këtë hapsirë, në zgjedhjet paralamentare të vitit 2020, partia e Gjukanoviqit humbi zgjedhjet.[44] Në shkurt të vitit 2022 e njëjta qeveri u rrëzua për herë të parë me mocion mosbesimi në historinë e re të Malit të Zi. Ishte momenti kur Federata Ruse ndërmori agresionin e pajustifikuar dhe të paprovokuar kundër Ukrainës. Mali i Zi u karakterizua nga tensione në rritje mbas sulmit Rus mbi Ukrainën, duke e ndjerë së tepërmi temperaturën në rritje të gjeopolitikës Ruse mbi këtë shtet të vogël buzë Adriatikut.
Në mars të vitit 2023, një vit e pak mbas sulmit Rus mbi Ukrainën, Jakov Milatoviq, një kandidat i konsideruar pro Perëndimor u zgjodh President duke zëvëndësuar Milo Gjukanoviq. Megjithë këto lëvizje politike, sërish Mali i Zi vijon të mbetet një zonë e nxehtë, e karakterizuar nga paqartësi politike dhe gjeopolitike, që vijnë si pasojë e ndërhyrjes direkte Serbe dhe indirekte Ruse. Mali i Zi mbetet hallkë dilematike në orientimet e veta gjeopolitike, në këtë periudhë kur interesat gjeopolitike Lindje-Perëndim duken të jenë mjaft të konfrontuara në Ballkanin Perëndimorë.[45]
Në mënyrë të vecantë “largimi i Milo Gjukanoviqit është dëshiruar për 17 vjet në Serbi, që nga dita kur ai e nxori Podgoricën nga kontrolli politik i Beogradit”, thotë Milan Jovanoviq, kryetar i Forumit për Siguri dhe Demokraci. Jovanoviq thekson në “The Geopost” se “pret forcimin e mëtejshëm të ndikimit malinj dhe gjithnjë e më operativ të Rusisë në Mal të Zi…Rusia, shton ai, nuk e ka fituar ende hyrjen në detin malazez, por me largimin e Gjukanoviqit nga posti i presidentit të Malit të Zi dhe kreut të DPS-së, më duket se vendi mund të përjetojë një rënie edhe më të madhe të imunitetit ndaj këtij lloji të ndikimit rus”. Jovanoviq beson se “Mali i Zi në fushën e sigurisë së NATO-s në dy vitet e fundit ka bërë mjaftueshëm gabime”. “Megjithatë-thekson Jovanoviq – çështja është se NATO ka mekanizma të mirë sigurie për t’u mbrojtur kundër kësaj. Dhe gjithashtu midis proxive rusë, ndër të cilët Mali i Zi nuk është i vetmi, mund ta parandalojë me sukses”, beson Jovanoviq. [46]
Lidhur me politikën amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor, Jovanoviq kujton janarin e vitit 2022, kur dy institute të shquara amerikane, Joseph Hopkins dhe Ëoodroë Ëilson, formuluan një propozim politikash për zonën e brishtë të Ballkanit. “Kjo politikë e propozuar mund të quhet shkurt politika e konvergjencës. Amerika, megjithatë, ende, më duket mua, i përmbahet asaj politike të konvergjencës – megjithëse është e qartë se nuk është plotësisht e kënaqur me rezultatet e saj të deritanishme. Këtë e vërteton edhe përforcimi i fundit i skuadrës amerikane për Ballkanin, ku tashmë ka edhe James Rubin”, kujton Jovanoviq.[47]
3. Kosova – dilemma ‘precedent’ or ‘sui generis’
Rasti i Kosovës duket të jeta dilema e fundit e Serbisë dhe bashkë me të edhe tektonika gjeopolitike e fundit në Ballkanin Perëndimorë. Si një rast ‘sui generis’, rasti i Kosovës më shumë për interesa të fuqive të mëdha, si Rusia dhe Kina, sesa si rast në vetevete, paraqet një sërë komplikimesh zingjir, që e vështirsojnë zgjidhjen përfundimtare të saj. Në këtë komplikim, Serbia po luan si një lojtar kaotik, dilematik dhe i paqartë. Serbia, në rastin e Kosovës, e ka vënë veten në një tryezë që gjithnjë e më pak varet prej saj.
Qartësisht, Serbia po kujton se mund të përfitojë nga konjuktura e fuqive të mëdha si Rusia dhe Kina për të marrë dicka si këmbim të normalizimit dhe njohjes reciproke të Kosovës. Në fakt, Serbia po përdoret, shpërdoret dhe abuzohet ekstremisht nga fuqitë e mëdha, Rusia dhe Kina, prej të cilave nuk po merr asgjë në këmbin, por vetëm vonesa, zvarritje, masa shtërnguese nga Perëndimi, NATO, ShBA dhe BE. Serbia është njëkohësisht peng i fuqive të mëdha, Rusia dhe Kina, sikundër është edhe peng i vetvetes. Sa më shpejtë që Serbia të kuptojë se pengmarrja nga fuqitë e mëdha, Rusia dhe Kina, që në pamje të parë duket si mbështetje për interesat Serbe, aq më shpejtë dhe aq më mirë do jetë për Serbinë dhe serbët në Ballkanin Perëndimorë.
Me 17 shkurt 2008 Kosova shpalli pavarësinë e saj. Pavarësia e Kosovës shumë shpejtë u njoh nga shtete si ShBA, Turqia, Shqipëria, Austria, Gjermania, Italia, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Republika e Kinës (Tajvani) e shtete të tjera. Në marrëdhëniet ndërkombëtare u gjallërua debati nëse shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës do të nxiste rastet e tjera separatiste në botë apo do të konsiderohej si një rast sui generis.[48]Njohja e pavarësisë së Kosovës nga 101 prej 193 shtete antare të OKB, sipas burimeve të shumta, i ka dhënë një impuls të ri rasteve të lëvizjeve të tjera separatiste në botë.[49]
Vlerësohet se një grup prej 70 kombesh dhe organizatash të panjohura e përdorin precedentin e Kosovës për arritjen e qëllimeve të tyre.[50] Midis këtyre rasteve janë Abkazia dhe Osetia e Jugut në Gjeorgji, që kërkojnë njohje të pavarësisë së tyre ndërkombëtarisht. Është rasti e ‘Republikës së Artsakh’ ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit[51], të Transnistrias në Moldavi.[52]Gjithashtu rasti i Kosovës po përdoret edhe në Bosnie-Herzegovinë, ku Republika Serbska ka bllokuar me veto njohjen e Kosovës dhe njëkohësisht po kërcënon me deklarimin e njëanshëm të pavarësisë së saj nga Federata Boshnjake.[53]
Në mënyra të ndryshme, rasti i Kosovës është cituar edhe nga rasti Qipros [54], i asamblesë lokale të Plevlias në Mal të Zi [55], i hungarezëve të jugut në Sllovaki [56]. Përkohësisht edhe Izraeli e përdori rastin e Kosovës, por më pas e njohu pavarësinë e Kosovës, duke mos e përdorur më atë si rast shembulli.[57]Është gjithashtu ndërkombëtarisht i njohur rasti i lëvizjes për pavarësi i rajonit të Katalonjës në Spanjë, kur rasti i Kosovës është cituar gjërësisht.[58]
Në mënyrën më abuzive kontraverse dhe në kundërshtim të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe praktikën botërore të njohur dhe të respektuar, rasti i Kosovës citohet edhe në rastin e Luftës Ruso-Ukrainase nga Presidenti Rus Vladimir Putin, i cili refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës dhe në mënyrë kontradiktore me këtë qëndrim, pra në kundërshtim me veteten, në të njëjtën kohë e përdorë rastin e saj për të arritur qëllimet e tij në Ukrainë.[59] Gjithashtu, e nxitur nga Rusia, Republika e Krimesë deklaroi pavarësinë e saj me 11 mars 2014 duke iu referuar rastit të Kosovës. Në fakt Krimea u aneksua nga Federata Ruse vetëm një javë më vonë. Nga ana tjetër, edhe njohja e shkëputjes së Ukrainës Lindore dhe më pas aneksimi i saj nga qeveria e Putinit u bë nën justifikimin e pretekstit të rastit të Kosovës.[60]
Le të shohim pak se cfarë është precedenti në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe cfarë është rasti sui generis, sepse vërehet një konfuzion i rëndomtë midis tyre në referencat e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të juridiksionit. Juristët ndërkombëtare dhe ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare e përdorin termin e precedentit në mënyra nga më të ndryshmet. Zakonisht shkencëtarët e shkencave politike e përdorin precedentin për t’iu referuar eventeve të së kaluarës, të cilat mund të vijojnë të ndiqen ose mund të përdoren në dialogun diplomatik të së sotmes ose të së nesërmes.
Ndërsa juristët kanë një përcaktueshmëri më strikte mbi precedentin, duke kuptuar me të raste kur në eventet e kaluara deklarohet sundimi i ligjit që mund të aplikohet në rastet aktuale. Në aspektin teknik, në të drejtën ndërkombëtare, si e kundërta e të drejtës së brëndshme, precedenti nuk është i detyrueshëm. Për shëmbull, një vendim i mëparshëm i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në rastin midis dy shteteve A dhe B nuk përcakton një rregull që duhet aplikuar doemos edhe në rastin midis shteteve C dhe D. Pra, si qështje formale precedenti nuk është ligjërisht i detyrueshëm, ndërsa si qështje praktike juristët ndërkombëtare përpiqen të mbajnë një tërësi koherente dhe konsistente rregullash në rastet e përafërta.[61]
Pra, precedenti si definion është një princip ose një rregull i themeluar në një rast ligjor të mëparshëm nga një gjykatë ose tribunal ndërkohë që vendoset për një rast në vijim i ngjashëm. Precedenti është dicka që ka ndodhur më përpara. Kështu për shëmbull Gjykata e Lartë në Britani mbështetet në precedent – që është një ligj ose vendim i më hershëm që ofron shembull ose rregull e që e udhëheq atë në rastet që aktualisht po vendosë.
Ndërkohë, rasti sui generis është një shprehje latine që përkthehet në “e llojit të saj”. Pra i referohet dickaje që është e llojit të vecantë. Në kontekstin ligjor sui generis do thotë ‘klasifikim ligjor i vecantë’. Rasti i Kosovës është definuar ndërkombëtarisht si rast sui generis, pra është më pranë këtij përcaktimi sesa përcaktimit precedent. Kur u pyet rreth pavarësisë së Kosovës dhe lidhjen e saj me njohjen e Osetisë Jugore, Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice fshiu cdo lidhje midis dy rasteve dhe tha se “ne kemi qënë shume të qartë që rasti i Kosovës është sui generis dhe kjo është për shkak të rethanave specifike nga të cilat erdhi shpërbërja e Jugosllavisë”.[58]
Nisur nga përcaktimi ndërkombëtar rasti sui generis dhe në normat e të drejtës ndërkombëtare të pranuar përgjithësisht, me 8 tetor 2008, bazuar në rezolutën 63/3, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi që të pyeste Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për të dhënë një opinion këshillimor mbi këtë pyetje: “A është deklarata e njëanshme e pavarësisë nga institucionet e përkohëshme të vetë-qeverisjes së Kosovës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare?”. Në përgjigjen e dhënë për këtë pyetje, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë deklaroi Opinionin e saj Këshillimor se “Deklarata e pavarësisë së Kosovës e adoptuar me 17 shkurt 2008 nuk është në shkelje të së drejtës ndërkombëtare”.[62] Ky opinion këshillimor i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i hapi rrugën shumë njohjeve ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.
Serbia, sikundër dihet tashmë, nuk u ndikua aspak nga opinioni këshillimor i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Udhëhequr nga doktrinat e saj të vjetra si ato të Ilia Garashaninit, Vasa Cubrilovicit, Ivo Andricit, Cosiqit, Memorandumit SANU të Akademisë së Shkencave dhe Arteve, të aplikuara dhunshëm nga politika e Sllobodan Milloshevicit dhe të sanksionuara edhe në Kushtetutën e Republikës së Serbisë, ky shtet përjeton dilemën më të rëndë, gërryese për vetveten dhe tronditëse për Ballkanin, lidhur me rastin e Kosovës.
Pyetjet që shpjegojnë dilemën ‘precedent’ apo ‘sui generis’ në rastin e Kosovës në Serbi janë pak a shumë të tilla: Cilat ishin shkaqet dhe mënyrat e shpërbërjes së Jugosllavisë? Cili ishte roli i Serbisë në procesin e shpërbërjes së Jugosllavisë? Cfarë karakteristikash patën luftrat në Jugosllavi dhe karakteri politik dhe etnik i tyre? Cfarë e karakterizoi konfliktin në Kosovë dhe përse ndërhyri NATO? Cfarë kërkon sot Serbia më rastin e Kosovës? Kërkon Serbia rikthim të Kosovës nën sovranitetin e saj, kërkon shkëmbime territoriale mbi baza etnike, kërkon asociacion të komunave me shumcië Serbe në Kosovë me karakteristikat e Republikës Serbska në Bosine-Herzegovinë, kërkon t’i hapë rrugë revizionizmit gjeopolitik Rus në Ballkan?
Përgjigjet e këtyre pyetjeve shënojnë secila rrathë dilematik të politikave të brëndshme të Serbisë ndaj rastit të Kosovës, por edhe tektonika gjeopolitike serioze të saj në Ballkanin Perëndimor. Ndërmjet këtyre rrathëve dilematikë dhe tektonikave gjeopolitike ndërfutet gjeopolitika Ruse, e cila përdor, shpërdor dhe abuzon deri në esktrem aleatin e saj tradicional, Serbinë, vetëm e vetëm për të arsyetuar sa më shumë që të jetë e mundur ndërkombëtarisht revizionizmin e saj gjeopolitik në Euro-Azi, për të hapur një vatër të re strategjike dhe gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor dhe për të penguar e kundërshtuar me cdo mjet dhe mënyrë shtrirjen e gjeopolitikës së Perëndimit në këtë rajon të vogël të Evropës Juglindore.
______________________
1) Malcolm, Noel (2002). Bosnia: A Short History. Pan Books. ISBN978-0-330-41244-5. Archived from the original on 6 January 2017. Retrieved 25 March 2016
2.383) Malcolm, Noel (2002).Bosnia: A Short History. Pan Books. ISBN978-0-330-41244-5. Archived from the original on 6 January 2017. Retrieved 25 March 2016
3. 384) Imamović, Mustafa (1996). Historija Bošnjaka. Sarajevo: BZK Preporod; ISBN 9958-815-00-1
4. 385) Rogel, Carole (1998). The Breakup of Yugoslavia and the War in Bosnia. Greenwood Publishing Group. p. 48. ISBN 978-0-3132-9918-6. Archived from the original on 14 April 2021. Retrieved 2 November 2020
5. 386) Rogel, Carole (1998). The Breakup of Yugoslavia and the War in Bosnia. Greenwood Publishing Group. p. 48. ISBN 978-0-3132-9918-6. Archived from the original on 14 April 2021. Retrieved 2 November 2020
6. 387) Ramet, Sabrina P. (2006). The Three Yugoslavias: State-Building and Legitimation, 1918–2005. Bloomington: Indiana University Press. p. 145. ISBN 978-0-253-34656-8. Archived from the original on 31 March 2015. Retrieved 16 June 2015
7. 388) Tomasevich, Jozo (1975). War and Revolution in Yugoslavia, 1941–1945: The Chetniks. Stanford: Stanford University Press. pp. 256–261. ISBN 978-0-8047-0857-9. Archived from the original on 16 April 2015. Retrieved 16 June 2015
8. 389) Geiger, Vladimir (2012). “Human Losses of the Croats in World War II and the Immediate Post-War Period Caused by the Chetniks (Yugoslav Army in the Fatheland) and the Partisans (People’s Liberation Army and the Partisan Detachments of Yugoslavia/Yugoslav Army) and the Communist Authorities: Numerical Indicators”. Review of Croatian History. Croatian Institute of History. VIII (1): 85–87. Archived from the original on 17 November 2015. Retrieved 25 October 2015
9. 390) Redžić, Enver (2005). Bosnia and Herzegovina in the Second World War. London: Frank Cass. pp. 225–227
10. 391) Malcolm, Noel (2002). Bosnia: A Short History. Pan Books. ISBN978-0-330-41244-5. Archived from the original on 6 January 2017. Retrieved 25 March 2016
11. 392) Stojic, Mile (2005). Branko Mikulic – socialist emperor manqué Archived 9 August 2006 at the Wayback Machine. BH Dani
12. 393) Ramet, Sabrina P. (2006). The Three Yugoslavias: State-Building and Legitimation, 1918–2004. Indiana University Press. p. 379. ISBN 0-271-01629-9
13. 394) Malcolm, Noel (2002). Bosnia: A Short History. Pan Books. ISBN 978-0-330-41244-5. Archived from the original on 6 January 2017. Retrieved 25 March 2016
14. 395) “ICTY: The attack against the civilian population and related requirements”. Archived from the original on 19 February 2009
15. 396) “The Yugoslav War – Boundless World History”. Lumen Learning – Simple Book Production. 31 May 2017. Archived from the original on 24 June 2021. Retrieved 22
16. 397) Bilefsky, Dan (8 February 2014). “Protests Over Government and Economy Roil Bosnia”. The New York Times. Archived from the original on 8 February 2014. Retrieved 8 February 2014; Bosnian Protesters Torch Government Buildings in Sarajevo, Tuzla”. rferl.org. 8 February 2014. Archived from the original on 8 February 2014. Retrieved 8 February 2014; “Bosnia–Hercegovina protests break out in violence”. BBC. 8 February 2014. Archived from the original on 7 February 2014. Retrieved 8 February 2014, June 2021
17. 398) “Bosnian Serb police drill seen as separatist ‘provocation'”. AP NEWS. 22 October 2021. Archived from the original on 2 November 2021. Retrieved 2 November 2021; Bosnia is in danger of breaking up, warns top international official”. The Guardian. 2 November 2021. Archived from the original on 2 November 2021. Retrieved 2 November 2021
18. 399) Bosnian leader stokes fears of Balkan breakup”. BBC News. 3 November 2021. Archived from the original on 3 November 2021. Retrieved 3 November 2021
19. 400) “Dodik dao Viškoviću novi mandat za sastav Vlade Republike Srpske” (in Bosnian). Radio Free Europe. 23 November 2022. Retrieved 23 November 2022
20. 401) “Bosnia: rights activists assaulted following LGBT event ban”. Associated Press. 19 March 2023
21. 402) G.M. (29 March 2023). “Američki državni sekretar Antony Blinken uputio žestoku poruku Dodiku, uporedio ga s Putinom” (in Bosnian). Klix.ba. Retrieved 29 March 2023
22. 403) “Decisions of the Constitutional Court of BiH will not be applied in Republika Srpska”. sarajevotimes.com. 27 June 2023. Retrieved 27 June 2023
23. 404) Daria Sito-Sucic (1 July 2023), “Bosnia envoy revokes Bosnian Serb laws defying the state, peace deal”. Reuters. Retrieved 1 July 2023
24. 405) Sarajevo files charges against RS’s Dodik”. Southeast European Times. 7 October 2009
25. 406) Zamira Rahim (14 April 2019). “Srebrenica massacre is ‘fabricated myth’, Bosnian Serb leader says”. The Independent. Archived from the original on 14 May 2022. Retrieved 6 November 2019
26. 407) RS Government Special Session A Distasteful Attempt to Question Genocide”. OHR. Archived from the original on 18 March 2015. Retrieved 21 April 2010
27. 408) Srebrenica massacre ‘not genocide’, The Sydney Morning Herald/Agence France-Presse, 13 July 2010: Arslanagic, Sabina (3 December 2010). “Dodik Again Denies Srebrenica Genocide”. Balkan Insight: Ivica Bakota; (2019) Bosnia-Herzegovina social briefing: Bosnian genocide denial p. 3; ISSN 2560-1601 [1]; “Peace Implementation Council Steering Board Communiqué”. Office of the High Representative. 1 December 2010. Archived from the original on 7 December 2010
28. 409) Arslanagic, Sabina (3 December 2010). “Dodik Again Denies Srebrenica Genocide”. Balkan Insight
29. 410) Nettelfield, Lara J.; Wagner, Sarah E. (2013). “Pushing Back: Denial”. Srebrenica in the Aftermath of Genocide. Cambridge University Press. ISBN 9781139034968
30. 411) US State Department: Revision of Srebrenica Report is wrong”. N1 BA (in Bosnian). 16 August 2018. Retrieved 8 November 2019
31. 412) https://top-channel.tv/2023/07/04/rel-dodik-me-i-afert-me-putinin-sesa-me-vucicin-2/
32. 413) https://top-channel.tv/2023/07/04/rel-dodik-me-i-afert-me-putinin-sesa-me-vucicin-2/
33. 414) https://top-channel.tv/2023/07/04/rel-dodik-me-i-afert-me-putinin-sesa-me-vucicin-2/
34. 415) https://top-channel.tv/2023/07/04/rel-dodik-me-i-afert-me-putinin-sesa-me-vucicin-2/
35. 416) “Vuçiç, dora e zgjatur e Putinit”, media kroate: i rrezikshëm deri në inskenimin e një konflikti ushtarak. https://lapsi.al/2022/08/09/vucic-dora-e-zgjatur-e-putinit-media-kroate-i-rrezikshem-deri-ne-inskenimin-e-nje-konflikti-ushtarak/
36. 417) “Vuçiç, dora e zgjatur e Putinit”, media kroate: i rrezikshëm deri në inskenimin e një konflikti ushtarak. https://lapsi.al/2022/08/09/vucic-dora-e-zgjatur-e-putinit-media-kroate-i-rrezikshem-deri-ne-inskenimin-e-nje-konflikti-ushtarak/
37. 418) “Vuçiç, dora e zgjatur e Putinit”, media kroate: i rrezikshëm deri në inskenimin e një konflikti ushtarak. https://lapsi.al/2022/08/09/vucic-dora-e-zgjatur-e-putinit-media-kroate-i-rrezikshem-deri-ne-inskenimin-e-nje-konflikti-ushtarak/
38. 419) Schmitt, Oliver Jens (2001). Das Venezianische Albanien (1392–1479). Walter de Gruyter. ISBN 978-3-486-56569-0
39. 420) “Serbia ends union with Montenegro”. The Irish Times. 5 June 2006. Retrieved 2 September 2020
409. 421) European Neighbourhood Policy And Enlargement Negotiations – European Commission”. European Neighbourhood Policy And Enlargement Negotiations – European Commission. 6 December 2016. Retrieved 16
41. 422) “The Balkans’ Corrupt Leaders are Playing NATO for a Fool“. Foreign Policy. 5 January 2017.; “Montenegro invited to join NATO, a move sure to anger Russia, strain alliance’s standards“. The Washington Times. 1 December 2015
42. 423) Stojanovic, Dusan (31 October 2016). “NATO, Russia to Hold Parallel Drills in the Balkans”. Associated Press. Archived from the original on 7 November 2016. Retrieved 8 November 2016, April 2021
43. 424) Montenegrin Court Confirms Charges Against Alleged Coup Plotters Radio Free Europe/Radio Liberty/Radio Liberty, 8 June 2017
44. 425) “How the use of ethnonationalism backfired in Montenegro”. Al-Jazeera. 4 September 2020
45. 426) “Milatovic declares victory in Montenegro presidential elections”. France 24. 2 April 2023
46. ) Jovanoviq: Prania e Moskës në Mal të Zi sjell shkatërrimin e identitetit euroatlantik https://demokracia.com/jovanoviq-prania-e-moskes-ne-mal-te-zi-sjell-shkaterrimin-e-identitetit-euroatlantik/
47.) Jovanoviq: Prania e Moskës në Mal të Zi sjell shkatërrimin e identitetit euroatlantik https://demokracia.com/jovanoviq-prania-e-moskes-ne-mal-te-zi-sjell-shkaterrimin-e-identitetit-euroatlantik/48) The Kosovo Precedent”. Prospect Magazine. April 2008. Retrieved 2009-04-13
50430) Timothy Garton Ash (2008-02-21). “The Kosovo precedent”. Los Angeles Times. Retrieved 2009-04-09
49. 431) Jovanovic, Miroslav N.; Jovanović, Miroslav N. (1 January 2013). The Economics of European Integration. Edward Elgar Publishing. p. 929. ISBN 978-0-85793-398-0. The Unrepresented Nations and Peoples
50. 432) “Azerbaijan says not recognising Kosovo independence”. Reuters.com. 2008-02-18. Retrieved 2010-04-28
51. 433) Медведев встречается с нацеленным на независимость лидером Приднестровья, чтобы урегулировать конфликт”. Newsru.com. 3 September 2008. Retrieved 2010-04-28.
52. 434) “Bosnian Serbs Threaten Secession Over Kosovo”. Javno. 2008-02-22. Archived from the original on 2008-04-08. Retrieved 2009-04-09
53. 435) A united Cyprus: first fruit of Kosovo’s independence?”. Nw Kosova Report. 2008-03-29. Archived from the original on 2008-04-03. Retrieved 2008-03-29
54. 436) Скупштина Црне Горе о демонстрацијама (in Serbian). Rts.rs. 2008-10-15. Retrieved 2010-04-28
55. 437) International Affairs. Znanye Publishing House. 2008. p. 152. During the last year or two years, relations between the leadership of Slovakia and the native ethnic Hungarians, who live in close-knit communities in the country’s south, have worsened once again, for which reason the Kosovo precedent is viewed in Slovakia as a potential treat to territorial integrity of the comparatively young Slovak State
56. 438) “Israel Dismisses Talk of Recognizing Kosovo”. Balkan Insight. 29 June 2011
57. 439) de la Cierva, Ricardo (1981). Historia general de España: Llegada y apogeo de los Borbones (in Catalan). Planeta. p. 78. ISBN 8485753003; Duerr, Glen M. E. (2015). Secessionism and the European Union: The Future of Flanders, Scotland, and Catalonia. Lexington Books. p. 108. ISBN 978-0739190852. Retrieved 16 September 2016.
58. 440) “How similar _ or not _ are Crimea and Kosovo?”. abcnews.go.com. Archived from the original on March 23, 2014;Coakley, Amanda. “Serbia Is Playing with Matches Again”. Foreign Policy. Retrieved 2022-08-18; “Russian Ambassador to Serbia Denies Change in Putin’s Kosovo Policy”. Balkan Insight. 2022-04-29. Retrieved 2022-08-18
59. 441) “Путин заявил Гутерришу, что Россия признала ДНР и ЛНР на основании прецедента Косово”. www.kommersant.ru (in Russian). 2022-04-26. Retrieved 2022-08-18
60. 442) Christofer J. Borgen, Is the Kosovo a precedent? Secession, self-declaration and conflict resolution, https://www.wilsoncenter.org/publication/350-kosovo-precedent-secession-self-determination-and-conflict-resolution
61. 443) “U.S Rules Out Recognising S.Ossetia”. Civil Georgia (Tbilisi). 2008-03-06. Retrieved 2008-03-09; “Civil.Ge | EU, U.S. Say Kosovo Unique Case”. www.civil.ge. Archived from the original on 28 August 2008. Retrieved 19 October 2022
62. 444) International Court of Justice, Accordance with the international law of the unilateral declaration of independence in respect of Kosovo, Overview of The Case, https://www.icj-cij.org/case/141#:~:text=In%20its%20Advisory%20Opinion%20delivered,did%20not%20violate%20international%20law%E2%80%9D
Copyright i revistës GJEOPOLITIKA. (ISSN : 3005-2777).
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.