[Editorial]
Jemi në vigjilje të Epopesë së UÇK-së së vegjëlisë. A mund t’na shërbejë ajo për reflektim real politik gjithnjë në përputhje me interesat e Kombit?
Nga Sadri RAMABAJA
Përfaqësuesi i parë Special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, administratori Bernard Kushner, mjek dhe diplomat i lloit të vet, jo rastësisht nga Franca, pasi kishte vizituar Familjen e Adem Jasharit, timoteut tonë modern, 26 vite më parë, pati deklaruar:
“Nëse do të kishte çmim Nobel për një lloj të tillë sakrifice, kjo familje do të ishte e para në historinë botërore që do ta gëzonte atë”.
Sakrifica e madhe e Fmiljes Jashari do të shërbejë atbotë për rikëndelljen e Kombit, rritës së UÇK-së. Ajo shënon prologun e fundit të apart’heidit dhjetvjeçarë të Serbisë në Kosovë, në zemrën e Europës!
Në atë fillim të marsit të vitit 1998 po merrte fund epoka e vetëmashtrimit.
I ashtuquajturi “Shtet paralel” me gjithë strukturat e tij që e mbanin në këmbë, u shemb brenda tri ditëve. Po stivoheshin në labirinthet e historisë edhe iluzionet se çlirimi i Kosovës mund të arrihej pa sakrifica sublime.
Marshet e qëndresës civile po i lëshonin udhën një aktiviteti politik sipror, që imponon organizimi i guerilës, që me shpejtësi të paparë do të shndërrohet në një ushtri të popullit e për popullin – siç ishte UÇK-ja e vegjëlisë.
Historia reale e UÇK-së së vegjëlisë, si edhe ajo e dekadës së funsit të robërisë koloniale nën Serbi, që mori tiparet e apart’heidit, do të duhej t’na mësonte se Shteti dhe mekanizmi çlirimtar e mbrojtës i tij – Ushtria, nuk mund të mbijetojnë nëse ato ngrihen duke u improvizuar. Për gati tri dekada me radhë ne ishim tallur me dijen, guximin, sakrificën dhe artin që duhet të posedojnë ata që marrin përsipër rolin e lidershipit politik dhe drejtojnë Shtetin dhe Ushtrinë, duke i lënë në duar të improvizuesve sharllatan dhe injorancës politike.
Shteti është ndërmarrje tepër serioze, që t’ju lihet në dorë përralltarëve!
Le të kujtojmë për një qast mendimin teorik të njërit prej studjuesve më të njohur të teorisë mbi Shtetin: “Teoria e shtetit ka për detyrë të hulumtojë realitetin e veçantë të jetës shtetërore që na rrethon. Ai që dëshiron të kuptojë shtetin duhet ta njohë tërë strukturën dhe funksionin e tij aktual, zhvillimin e tij historik dhe tendencat e tij zhvillimore”. [ Hermann Heller: Teoria e shtetit, f. 12]
Realiteti i shtetit tonë [Republikës ës dytë shqiptare në Europën Juglindore] dhe ambienti në të cilin Ai lindi dhe po selitet është i hidhur, për aq kohë sa Serbinë e drejtojnë pasuesit më fanatik të klerofashizmit serb – siç janë dyshja Vuçiq-Daciq dhe establishmenti që për objektiv strategjik ka krijimin e “Botës serbe”, por edhe për aq kohë sa Serbia luhatet në kolovajzën mes Perednimit dhe Lindjes…
Estabishmenti që drejton sot Serbinë aplikon filozofinë politike dhe të njejtat teori që kanë aplikuar pararendsit e tij, që kur kryeministri i parë [Garashanini] kishte promovuar platformën e shtetit modern serb për ekspansion të vazhdueshëm në dëm të fqinjëve të saj.
Epopeja e UÇK-së, duhet t’na rikthejë tek postulati i saj: Shteti duhet të ngritet e forcohet mbi sakrifica kolektive. Republika jonë ka për bazë këtë postulat, prandaj drejtuesit e saj kanë për bazë filozofinë shtetërore që merrë në konsideratë përkufizimet, origjinën, format, detyrat dhe qëllimet e mundshme të shtetit si dhe kushtet dhe kufizimet e tij institucionale, sociale, etike dhe ligjore.
Në rrethanat që jemi, sidomos në epokën kur lufta në Ukrainë po imponon rirreshtimet gjeopolitike edhe të atyre që parapërlqenin neutralitetin politiko-ushtarak, Republika jonë, Kombi si tërësi, jo vetëm se duhet të dëshmohet fuqishëm si pjesë e Perednimit, duke i dhënë hope të reja vullnetit tonë politik për integrim në strukturat euroatlantike, por edhe duhet të dëshmohet çdo ditë se ndërtimin dhe selitjen e Shtetit kemi vullnet dhe dimë ta shndërrojmë në instrument të interesave të Kombit.
Rikujtimi dhe shënimi i Epopesë së UÇK-së së vegjëlisë na rikthen jo tek çfardo projekti i sekret kombëtar, që nuk ishte qëllim më vete as i Adem Jasharit, por tek instikti që Platoni në librin e tij mbi “Shtetin” e quan “timos”, pra tek ai instikt që e vë në veprim individin për të arritur trajtesën e barabartë. Kur singularizimi i individit në qenien e Ademj Jasharit dhe Familjes Jashari merr trajtën plurale të Shtetit, atëherë veprimi ynë kolektiv në rrafshin politik do të mund të imponohej si vullnet i maturuar për trajtim të barabartë në bllokun gjeopolitik ku jemi rreshtuar.