Kurti dhe Hovenier nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar

Prishtinë, 24 gusht – Kurreshtje të veçantë pati zgjuar kohë më parë blerja e dronëve “Bayraktar” nga Turqia. Por ai ishte një akt që nuk kaloi pa përplasje të heshtur mes Beogrdit dhe Ankarasë.
Ndrkohë kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, kanë nënshkruar marrëveshje mbi masat e sigurisë, me qëllim të mbrojtjes së informacionit të klasifikuar.
Kurti tha se koncepti i sigurisë kombëtare është udhërrëfyes i qeverisjes së përgjegjshme.
“Siguria kombëtare është e drejtë dhe nevojë. Ajo përkthehet në vullnetin dhe obligimin e qeverisë të merr vendime me të cilat garantohet pavarësia, sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit. Mbrojtja e tillë e informacionit parashihet me ligj dhe siguron mbrojtje përderisa interesi kombëtar dikton një gjë të tillë”, tha Kurti.
Ai shtoi se kjo marrëveshje parasheh veprimet e të dy palëve në raport me informacionin e humbur, mënyrën e asgjësimit të informacionit të klasifikuar, e ndarjes së tij në raport me palët e autorizuara.
Edhe ambasadori Hovenier tha se kjo marrëveshje çon përpara aftësinë e Kosovës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial, përmes shkëmbimit të informatave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi KosovaPress.
Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes, për këtë marrëveshje specifikoi: “Jo vetëm shkëmbim të informatave, por edhe blerjen të ndryshe, të sistemeve të ndryshme të armatimit, ku ka të dhëna konfidenciale që mund të ketë një shtet, pra është kruciale që të mundësojë vazhdimin e bashkëpunimit dhe rritjen e bashkëpunimit në mes dy vendeve”.