Nga askushi në hero dhe anasjelltas

Ngjarja e 24 qershorit në Rusi që mori vëmendjen e gjithë botës, është një nga operacionet më të mëdha të mashtrimit ushtarak të realizuar ndonjëherë në kohët moderne. Rusët këto lloj operacionesh mashtrimi ushtarake i qujanë Maskirovska.
Nga Dritan Goxhaj/Ushtarak
Fundjava që sapo lamë pas mbajti të mbërthyer pas çdo ekrani, qoftë ai televiziv, kompjeturik dhe telefonis celuare pothuajse në gjithë globin për shkak të ngjarjeve që ndodhën në Rusi.
Kur Jevgeni Prigozhin, fytyra publike e grupit paraushtarak Wagner, një kompani që vepron si kontraktor privat ushtarak dhe në lidhje të ngushta me inteligjencën ushtarake ruse GRU, u duk sikur përmbysi kazanin nga i cili hante bukë, duke e transformuar një organizatë që falë performancës së saj mbresëlënëse në fushën e betejës, ishte kthyer në një simbol legjendar i patriotizmit rus, në një bandë të diskretituar tradhëtarësh, që të pakënaqur kërkojnë të përmbysin me dhunë qeverinë legjitime në Moskë.
E gjithë kjo ngjarje më sjell në mëndje një personazh legjendar të spiunazhit rus gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një nga ato personazhe të cilat kanë hyrë tek “Agjentët e fshehtë që kanë ndryshuar kursin e historisë”.
Ai quhej Fritz Kauders dhe emrin e koduar e kishte “MAX”.
Në vitin 1943 britanikët kishin një operacion sekret të deshifrimit të meazheve të koduara të quajtur ULTRA dhe me anë të tij ishin në gjendje që të lexonin mesazhet që forcat gjermane shkëmbenin. Dhe në këtë vit ata arrijnë të kapin një seri mesazhes midis Komandës së Lartë të Ushtrisë Gjermane dhe kommandës gjermane në Sofie.
Bazuar mbi atë çka ata lexonin rezultonte se gjermanët kishin një burim të rëndësishëm informacioni në komandën e lartë sovjetike, i cili ju jepte informata të detajuara mbi vendosjen e trupave sovjetike dhe përbërjen e tyre. Duke qenë se atëherë britanikët dhe rusët ishin aleatë, MI 6 britanik vendos të vëri në dijeni sovjetikët për këtë veprimtari, por sovjetikët nuk e vunë aspak ujin në zjarr dhe trafiku i informacionit me anë të radios vazhdoi i pa ndërprerë. Këtu anglezët e kuptuan se bëhej fjalë për një lojë të sofistikuar spiunazhi.
Dhe vërtet MAX ishte një agjent i shërbimeve sekrete të ushtrisë sovjetike, i cili po përgatiste terrenin për ofensivën e madhe të sovjetikëve. Dhe për tu bërë i besuar ai jepte informacione korrekte mbi vendosjen e forcave sovjetike në front të cilat në disa raste rezultonin edhe në goditje nga ana e gjermanëve.
Por, momenti për ta përdorur MAX-in për atë që rusët e kishin ngritur këtë operacion me aq kujdes erdhi në fund të 1942, kur Max-i raportoi mbi planin rus për të goditur Stalingradin, ku dha në detaje të gjitha njësitë e ushtrisë ruse dhe emrat e gjithë komandantëve të lartë që do të udhëhiqnin operacionin. Por ai nuk ju dha gjermanëve planin e forcave sovjetike për të rrethuar dhe kapur si në darë gjith Armatën e Gjashtë Gjermane në Stalingrad, duke sjellë asgjësimin e 250,000 forcave gjermane, një humbje nga e cila Gjermania Naziste nuk e morri dot më veten.
Ndërsa hera e dytë që sovjetikët e përdorën Max-in ishte atëherë kur ai u jipte gjermanëve të dhëna mbi planin rus për të sulmuar Ukrainën në jug me një operacion të koduar me emrin “Operacioni Bagration”, duke detyruar gjermanët të përqëndronin gjithë fuqinë e tyre në jug të Ukrainës, ndërkohë që sovjetikët e dhanë goditjen e tyre në qendër, diku 650 km larg forcave të përqëndruara gjermane kundër forcave të dobëta aleate të gjermanëve, duke filluar kështu një marshim i cili më pas përfundoi në Berlin.
E bëra këtë hyrje për të bërë të mundur që lexuesi të kuptojë dhe të krijoji idenë e operacioneve të rëndësishme të mashtrimit të inteligjencës, si dhe për të kuptuar edhe më mirë atë që do të sqaroj më poshtë.
Dhe operacionet e mashtrimet janë si operacione ekonomike investimi, ku kthimi i investimit duhet të jetë shumë herë më i madh se kapitali i investuar.
Le ta zbërthejmë pak e nga pak këtë idenë time.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, në Rusi ka pasur zëra të cilët kanë ardhur duke u shtuar në akuzat e tyre kundër Putinit dhe gjithë elitës drejtuese ushtarake ruse për paaftësi. Pasi sipas këtyre zërave Rusia i ka të gjitha kapacitetet për ta përfunduar luftën në Ukrainë brenda tre ose pak më shumë muajve, por ata kanë zgjedhur rrugën e gjatë duke sjellë humbje në jetët e rusëve, të cilat sipas tyre mund të evitohen në një luftë më të shpejtë e më gjakatare.
Por elita ushtarake ruse me në krye Putinin ka zgjedhur rrugën e gjatë, duke bërë luftë jo vetëm me Ukrainën, por duke i dhënë një mundësi gjithë perëndimit për të marrë pjesë në këtë luftë me anë të ekonomisë, mjeteve ushtrake, inteligjencës dhe njerëzve.
Dhe kjo luftë e gjatë kërkon sakrifica të shumta njerëzore për të arritur operacione të sukseshme. Dhe një operacion i tillë i sukseshëm ishte edhe operacioni ushtarak rus për të marrë nën kontroll dy qytete kryesore në Donbas, Artemovsk/Bakhmut dhe Soledar. Operacion ky që Shtabi i Përgjithëshëm i Ushtrisë Ruse ja besoi trupave të kompanisë private Wagner të udhëhequr publikisht dhe ekonomikisht nga Jevgeni Prigozhin.
Dhe këtu Prigozhin bëri udhëheqësin motivues të kësaj fushate ushtarake në këto dy rajone. Ai udhëhoqi emocionalisht, por jo ushtarakisht këta trupa në këtë luftë. Ai gjatë këtij operacioni shpesh herë bënte deklarata për të mashtruar armikun dhe me anë të prezencës së tij në teren e shpesh herë edhe në vijën e parë të frontit, arriti të krijonte një kohezion të pa parë për gjithë organizatën e tij. Prej fillimit dihej që marrja e këtyre dy rajoneve ishte një nga detyrat më të vështira dhe pothuajse të konsideruara si të pamundura.
Dhe kur ngarkohesh me një detyrë të tillë, kur ata që drejtojnë luftën të kërkojnë të realizosh një plan që edhe ata që e kanë konceptuar e konsiderojnë pothuajse të pa realizueshëm, atëherë drejtuesi i mesëm, në këtë rast Prigozhin-it, i duhet të motivojë trupat e tij për këtë detyrë e cila nga dita në ditë duket e pa realizueshme në terren.
Në këtë moment ky drejtues bëhet me trupat e tij duke sulmuar komandën e lartë. Dhe në fillim për tu bërë i besueshëm tek armiku se kjo është një mos dakordësi e vërtetë, të duhet të thuash edhe gjëra reale të cilat shpesh Prigozhin i thoshte duke treguar dobësit e sistemit të llogjistikës të ushtrisë ruse dhe disa herë duke bërë edhe mashtrime të hapura kur deklaronte se nuk ka armatim, se nuk ka mjaftueshëm njerëz në front dhe nuk ka mjaftueshëm ushtar rusë në disa drejtime të frontit, duke i tërhequr kështu ukrainasit të sulmonin në ato drejtime ku më pas binin viktimë e kundërpërgjigjes së fuqishme të rusëve.
Me anë të veprimeve të tija Prigozhini motivoi mbi 40 mij rusë të bashkangjiteshin kompanisë së tij në këtë luftë të përgjakshme në këto dy rajone, ku të vrarët ishin të shumtë nga të dyja palët.
Por nuk ka realizim më të madh të detyrës kur arrin të motivosh me dhjetra mijëra njerëz që të vin me dëshirë për të luftuar dhe të jenë të gatshëm të vdesin në një vend ku vdekja ka përqindjen më të lartë se sa jeta.
Por pamvarësisht kësaj nuk duhet të harrojmë që Prigozhin nuk ishte komandant i trupave.
Pas marrjes së këtyre dy rajoneve komanda e lartë ruse vendosi që gjithë trupat e Wagner-it të kalojnë në prapavijë për tu rioerintuar, pushuar dhe furnizuar dhe ristërvitur për fushatën tjetër. Kjo është një pikë kryesore e kësaj analize që duhet ta kemi parasysh se asnjë nga formacionet e Wagner-it në këto dy ditë të fundit nuk ndodhej në vijën e parë të frontit duke luftuar ose mbajtur ndonjë pozicion mbrojtës gjatë kësaj vije.
Por gjithsesi e di që të gjithë do pyesi se ku qëndron lidhja e Prigozhinit me personazhin e fillimit të kësaj analize!
Gjatë gjithë kohës që Wagneri u tërhoq në prapavijë Prigozhin nuk ka pushuar së dhëni deklarata publike kundër Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë duke e akuzuar atë për paaftësi totale në organizimin e mbrojtjes ruse. Ka bërë deklarata për mungesë trupash dhe armatimi në rast të një kundërofensive të ukrainasve.
Ka folur për disa drejtime në front ku sipas atyre që ai ka thënë duhet të rezultonte mungesë forcash dhe fortifikimesh. Them duhet të rezultonte pasi në realitet ka rezultuar e kundërta e asaj që ka deklaruar publikish Prigozhini. Dhe kjo është vërtetuar nga humbjet e mëdha të ukrainasve në këto drejtime gjatë kundërofensivës.
Por ajo që është edhe më interesantja është lajmi i vitit të shkuar në tetor i dhënë nga Shërbimi Sekret Ukrainas, të cilët patën deklaruar publikisht se dy agjentë të saj ishin takuar me Prigozhin në një vend afrikan dhe se ai ju kish afruar informacione mbi gjëndjen e ushtrisë ruse, por ukrainasit e kishin refuzuar këtë të bindur që do të ishte një mashtrim i rusëve.
Por kjo nuk do të thotë se këtë karrem nuk e kanë hënger shërbimet perendimore të cilat tashmë janë në kërkim të dëshpëruar të informacioneve të brendshme nga Rusia.
Dhe këtu lidhet Prigozhin-i me Max-in.
Gjithë ofensiva Ukrainase erdhi vetëm pas presionit të madh të perëndimit në këtë periudhë të cilët ngulnin këmbë që kjo ofensivë duhet të ndodhi tashti, ndërkohë që ukrainasit e kishin bërë të ditur që nuk ishin gati për këtë ofensivë në këtë kohë, por nga fillimi i vjeshtës.
Dhe këmbëngulja e perëndimorëve për këtë ofensivë përputhet me deklaratat e Prigozhin-it për gjendjen e “mjerueshme” të ushtrisë ruse në gjithë zonën operacionale.
Por fundi i këtij lloj bashkpunimi duhet të vinte në një farë mënyre. Pasi ishte edhe një fund i parashikuar nga ligji rus.
Pasi ligji rus nuk e lejon aktivitetin e kompanive private ushtarake në territorin e Rusisë.
Vjet Rusia vendosi që të aneksonte këto territore ku Wagner luftonte, me anë të referendumeve si territor rus. Dhe Duma ruse vendosi që ky kalim do të bëhej zyrtarisht deri në fund të Majit. Kjo do të thotë që Wagner nuk mundet më të ekzistojë dhe të operojë brënda këtij territori, pasi ky territor tashmë është rus. Dhe në fund të majit mbaroi edhe operacioni për të marrë Artemovsk dhe Soledar. Dhe në fillim të qershorit Ministria e Mbrojtjes ruse vendosi që të gjithë luftëtarët e Wagner-it në Rusi duhet të bëjnë kontratë me këtë ministri nëse duan që të vazhdojnë të luftojnë.
Kjo do të sillte eleminimin dhe shpërbërjen e kësaj organizate, e cila deri më tashti përfaqëson disa kontradikta të mëdha në gjithë perceptimin rreth saj. Sidomos në këto veprimet e saj të fundit. Le ti shohim pak këto perceptime të cilat do na ndihmojmë të kuptojmë edhe më mirë këtë lojë mashtruese të kalibrit të luftës së dytë botërore.
1. Wagner është një forcë paraushtarake e ngritur nga shërbimi sekret ushtarak rus dhe e drejtuar ushtarakisht nga ish oficrë të lartë të forcave speciale të këtij shërbimi, që i përkasin drejtorive IV, V dhe të VI të këtij shërbimi, që mbulojnë kundërspiunazhin dhe sabotimin.
2. Rusia konsiderohet nga gjithë perendimi si një diktaturë dhe Putin si krye diktatori. Ndërkohë që Prigozhin ka mbi 6 muaj që nuk pushon së kërcënuari gjithë elitën komanduese të ushtrisë ruse si dhe të “ekspozojë” mungesën e forcave, mjeteve dhe armatimit jo vetëm në zonën e operacionit, por edhe në rritjen e gjithë industrisë ushtarake në Rusi. Dhe askush as nuk e ka arrestuar dhe as e ka kërcënuar ose kundërpërgjigjur këtij personi. A do të thotë kjo sipas standarteve perëndimore, që kur dikush thot haptazi atë që mendon dhe di dhe nuk rrezikon asgjë, që ky person jeton në një demokraci, apo në një diktaturë? Pra shkurt: a është Rusia diktaturë?
3. Prigozhin e lëshoi këtë të ashtëquajtur puç me arsyen se Ministria e Mbrojtjes kish bombarduar një kamp stërvitor të Wagner. Ndërsa dje u tërhoq nga kjo thënie duke deklaruar se thjesht vetëm po protestonte kudër Ministrisë së Mbrojtjes.
4. Qeveria ruse vetëm pas 12 orësh që Prigozhini kish nisur këtë maskaradë coi forca të saj policore dhe të FSB për të kontrolluar dhe marrë nën kontroll zyrat e Wagnerit në Moskë dhe St.Peterburg.
5. Prigozhin pasi vetë qëndroi në Rostov vendosi të dërgonte drejt Moskës për të rrëzuar nga detyra ministrin e mbrojtjes një autokollonë me rreth 3000 luftëtarë Wagner. Por distanca nga Rostov-i në Moskë është 1200km dhe duke llogaritur që një autokolonë nuk mund të eci me më shumë se 60km/h do i duhej rresh 20 orë për të mbërritur. Dhe kjo pa ndaluar fare.
Tashti le ti marrim këto pika një e nga një e të shohim a puqen me iden e një puçi.
Në pikën e parë thamë që kjo forcë është krijuar dhe drejtohet ushtarakisht nga shërbimi sekret i ushtrisë. Duke qënë se ai shërbim konsiderohet nga gjithë perndimi si jë nga shërbimet e zbulimit dhe kundërzbulimit më të mirë e më të fuqishëm në botë, a mendoni se dikush mund të organizojë një puç ushtarak ku të mobilizojë 8000 forca të armatosura paraushtarake dhe të niset drejt Moskës pa pasur as më të voglën dijeni ky shërbim se çfar po ndodh?!!
Unë mendoj që jo, është totalisht e pamundur.
Në pikën e dytë thamë që Rusia është një diktaturë ku të gjithë ata që flasin kundër qeverisë shkojnë ushqim për derrat. Lind pyetja që në një diktaturë të tillë, sidomos në një kohë lufte kur ky regjim ka hyrë në luftë për ekzistencë me gjithë perendimin, a ka mundësi që një njeri të cilit ia kanë ngritur dhe kontrollojnë e manaxhojnë veprimtarinë shërbimet sekrete të mund të flasi kaq haptazi, e të thotë çfarë të dojë pa pasur dakordësin e këtyre shërbimeve?!!
Une mendoj që jo, ësht absolutisht e pamundur.
Në pikën e tretë vetë personazhi kryesor i këtij filmi mohon arsyen mbi të cilën nisi rebelimin dhe i qëndron atyre akuzave të mëparshme ndaj ministrisë. a ka mundësi që në një puc real dikush të ndërroj arsyet duke nxjerrë veten gënjeshtarë?!!
Unë mendoj që jo.
Në pikën e katërt tham që vetëm pas 12 orësh qeveria çoi forcat e saj në zyrat qëndrore të kësaj kompanie. Si është e mundur që qeverisë ju deshëm 12 orë për të bërë një gjë, që në çdo operacion policor ësht A-ja e një kundërgoditje për këdo që cënon rendin kushtetues të vendit, në çdo vend të botës së qytetërurar!!!
Unë mendoj që jo, nuk ju deshën 12 orë, por duke qenë se gjithçka nuk ishte reale, e kishin harruar këtë pjesë të skenarit.
Dhe në pikën e fundit thamë që itinerari deri në Moskë është 1200 km. A mund të imagjinoni se një forcë e tillë të niset në këtë itinerar pa pasur të siguruar në rradhë të parë karburantin dhe në rradhë të dytë ushqimin?!!
Unë mendoj që jo, është e pamundur.
Por ama të gjitha këto pikëpyetje që ngritëm nga këto pika nuk mund të realizohen pa bashkpunimin e plotë të strukturave të shtetit. Por, duke parë se asnjë strukturë shtetërore nuk u bë me anën e rebelëve të Wagner, atëherë i bje që vet qeveria i ka lejuar këto dhe programuar.
Tashti le të vimë tek një pikë që është edhe më kryesorja.
Në fillim Wagneri me 8000 forca u përqëndrua në Rostov dhe më pastaj vendosi të dërgonte 3000 prej tyre në drejtim të Moskës. Pas vendosjes së forcave në Rostov dhe pas deklarimit të Prigozhinit se do të nisej drejt Moskës, qeveria vendosi të shpalli gjëndjen e jashtzakonshme të luftës kundër terrorit në disa rajone. Por, këtu qëndron edhe më e bukura, ajo nuk shpalli këtë gjendje aty ku ndodheshin forcat me të shumta të Wagnerit, në Rostov, por e shpalli këtë gjendje në Moskë dhe në një qytet tjetër që është 200 km larg Moskës, e që, si rajon, është në kufi me Ukrainën. Ky rajon është Voronezhi, i cili ndodhet vetëm 300 km larg Kharkivit, qytetit të dytë të Ukrainës.
Tashti jemi në pikën që duhet të shohim cilat janë përfitimet e Rusisë nga një veprim i tillë i maskuar si një puç.
Me vendosjen e Wagnerit në Bjellorusi, Rusia arrin disa objektivë të cilët në asnjë mënyrë tjetër nuk do të mund t’i arrinte pa një lëvizje të tillë.
1. Vendos rreth 15,000 forca luftarake të Wagner në kufi me Ukrainën, ku tashmë këto forca ndodheshin 850 km larg Kievit, por me lëvizjen e këtyre dy ditëve ato u zhvendosën si në një lëvizje shahu vetëm 100 km larg Kievit. Kështu Rusia mund t’i përdori ato sërish nëse i duhen për të shpërqëndruar forcat ukrainase në rast të një ofensive të përgjithëshme të Moskës.
2. Pak më lart shpjegova që Wagner nuk mund të operojë më brënda Rusisë, kështu atyre forcave u duhet një terrotir tjetër ku të vendoseshin. Dhe ku ka më mirë e më sigurt se në Bjellorusi.
3. Vendosja e këtyre forcave në Bjellorusi i garanton pushtetin vetë aleatit të Putinit, Lukashenkos. Ka disa muaj që opozita në ekzil e Bjellorusisë ka deklaruar se po stërvitet e përgatitet ushtarakisht në Poloni për të realizuar një grusht shteti në Bjellorusi. Kështu me vendosjen e Wagner aty, Putin garanton sigurinë e aleatit të tijë, pasi asnjë forcë tjetër ushtarake nuk ka kapacitetete luftarake dhe aftësitë e Wagner deri më tashti.
4. Me këtë lëvizje rebele të Wagner-it, Rusia bëri zhvendosjen e trupave të mëdha në drejtim të Voronezh-it, duke i maskuar ato si lëvizje për të garantuar sigurinë e brendëshme të Rusisë. Në mënyrë që mos të tërhiqte vëmëndjen e gjeneralëve të NATO-s dhe të Ukrainës dhe ata të mos bënëin lëvizje të forcave drejt Kharkivit, lëvizje këto që nuk kanë ndodhur. Kështu Rusia përforcon forcat e saj në veri të frontit me anë të këtij mashtrimi.
5. Me anë të kësaj lëvizje njëkohësisht Putini dhe gjithë elita ushtarake e Rusisë testuan gadishmërinë luftarake të të gjitha forcave të tyre në mbrojtje të Republikës në rast të një sulmi të tillë të ngjashëm. Tashmë të gjitha defektet që dolën gjatë këtij operacioni do të kenë mundësi t’i rregullojnë e të përmisojnë gjendjen e tyre të gadishmërisë.
6. Me anë të këtij veprimi dhe gjatë gjithë asaj kohe, Rusia ka ushtruar një operacion të madh të përgjimit elektronik në gjithë Rusinë duke monitoruar kështu çdo lloj komunikimi dhe duke ekspozuar çdo lloj celule ose grupi ose individivi që, ose e ka dëshiruar një rënie të pushtetit të Putinit në këtë mënyrë ose ka marrë pjesë në një farsë të tillë duke menduar se është reale, ose është paguar nga sherbimet e huaja, qoftë edhe për të dhënë informacione. Gjatë këtyre dy ditëve këto celula janë ndezur si llambat në një pemë krishtlindjesh, duke ja bërë shumë herë më të thjeshtë punën shërbimeve sekrete ruse.
7. Me këtë lëvizje arritën të mashtrojnë Ukrainën dhe vetë perëndimin të cilët kujtuan se do mund ta gjenin pa mëndje mbrojtjen ruse dhe të shtunën dhe të djelën ndërrmorën një kondërofensivë të përgjithëshme në të gjithë gjatësinë e frontit, por hasën në një rezistencë shumë të madhe dhe dështuan totalisht.
8. Me anë të kësaj lëvizje arritën të mashtrojnë vetë perëndimin dhe në veçanti Amerikën, e cila deklaroi se do të ndërpresë çdo lloj sanksioni ndaj kompanisë Wagner, pasi po të vënë sanksione do duket sikur po mbajnë anën e Putinit. Rusisë normal që kjo kompani [Wagneri] i duhet pa sanksione, pasi ka operacione në disa dhjetëra vende të tjera të botës, duke nisur nga Libia e deri në Afrikën Qendrore.
9. Me anë të këtij veprimi arriti të konsolidonte përkrahjen popullore ndaj qeverisë dhe gjithë veprimeve të saj. Gjëtë kësaj aventure jo vetëm gjithë strukturat shtetërore qofshin ato civile, policire dhe ushtarake, u mblodhën rreth Putinit, por edhe gjithë partitë e opozitës e dënuan një veprim të tillë dhe u shprehën në mbrojtje të kushtetueshmërisë së Rusisë.
Nga gjithë sa shpjegova më lart unë mendoj se e gjithë kjo lloj lëvizje, që pothuajse të gjithë e kanë konsideruar si një tentativë për puç, por që në realitet nuk i përngjet aspak asnjë lloj puçi dhe as formën e tij nuk e kishte. Por ishte dhe mbeti thjesht një lloj rebelimi i armatosur nga një grup mercenar, i cili nuk ishte pjesë e forcave të armatosura në kohën që e bëri këtë veprim.
Për mua ky është një nga operacionet më të mëdha të mashtrimit ushtarak të realizuar ndonjëherë në kohët moderne. Rusët këto lloj operacionesh mashtrimi ushtarake i qujanë Maskirovska.
Prandaj edhe unë them që kjo ishte një Maskirovska e madhe.
Dhe Prigozhini, ashtu si e them në fillim të këtij teksti, ishte një person që u ngrit nga shërbimi sekret ushtarak rus nga një hiç brënda një kohe të shkurtër në një hero të Rusisë.
Gjatë gjithë asaj kohe ai thjesht i ka shërbyer atdheut të tij.
Edhe këto dy ditë, edhe në fund të kësaj aventure, ai deklaori se ai dhe njerëzit e tij, janë patriotë dhe gjithçka e kanë bërë për Rusinë.
Ndaj mendoj se edhe kjo lëvizje ishte e gjitha në shërbim të Rusisë dhe Prigozhini vendosi t’i shërbente edhe njëherë tjetër Rusisë, por kësaj rradhe duke shkuar nga hero në një hiç.
Dhe mendoj se shërbimi i tij ndaj Rusisë akoma nuk ka mbaruar.